Ja pse Profeti (a.s.) na ka porositur t’i tundim çarçafët para gjumit

1102

Shikoni insektin në foto! Insekti është zmadhuar mijëra herë në mikroskop. Bëhet fjalë për morra që kryesisht jetojnë në batanije, çarçafë dhe jastëk, ndërsa larja dhe pastrimi i këtyre nuk ndikon tek këto insekte. Në përgjithësi ushqehen me qelizat e vdekura që bien nga lëkura e njeriut.
Njëra nga gjërat që i shkatërron ato është që çarçafët apo batanijet të ekspozohen në diell.

Ndërsa mënyra e dytë, shumë efektive për t’i shkatërruar është edhe praktika e Profetit (a.s.): shkundja e çarçafëve tri herë para gjumit.

Në fakt, kur njeriu bie në shtrat për të fjetur, gjatë gjumit vdesin disa qeliza në lëkurën e tij, pastaj ato zenë vend në shtrat dhe mbesin në çarçafë dhe batanije.

Natën tjetër kur njeriu bie në gjumë, qelizat e vdekura hyjnë përsëri në lëkurën e tij dhe si të tilla mund t’i shkaktojnë sëmundje të ndryshme.

Shkencëtarët i analizuan mirë këto qeliza në mikroskop dhe u munduan të prodhojnë ndonjë solucion për t’i pastruar dhe për t’i larguar ato, mirëpo nuk patën sukses.

Pastaj një nga pjesëmarrësit në projekt, vendosi që ta shkund materialin ku ishin qelizat e vdekura. Pasi e shkundi zbuluan se materiali ishte i pastër.

Shkencëtarët u gëzuan me këtë zbulim i cili u tregoi atyre se si të largojnë qelizat e vdekura nga çarçafët.

Këto qeliza janë ushqim i morrave, të cilët janë shumë të dëmshëm për organizmin tonë dhe shkaktarë të shumë sëmundjeve të lëkurës.

Transmeton Ebu Hurejre (r.a.) se i Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Kur dikush nga ju del dhe kthehet në shtrat, le të shoh mirë dhe të shkund çarçafët apo batanijet tre herë sepse nuk e dini se çka ka ngelur pas jush.”

“Në të vërtetë, Allahu është Përdëllimtarë dhe i Mëshirshëm me njerëzit.” (Bekare 143).

“Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veç se si mëshirë për botët.” (Enbija 107)

 

Ftohja e ushqimit të nxehtë

20131228174915578456
Kjo është një e vërtetë shkencore të cilën shkenca e vërtetoi tani vetëm pas më shumë se 1400 vjetësh.

Prej porosive të të Dërguarit tone, Muhamedi (a.s.) është se ai na ka ndaluar t’i fryjmë ushqimit dhe pijes, sepse kjo shkakton dëme.

Sot, shkenca ka zbuluar rrezikshmërin e këtij fenomeni dhe urtësinë e ndalimit të tij (t’i frysh ushqimit të nxehtë dhe ujit gjatë pirjes)

Arritja shkencore thotë se në trupat tanë gjënden baktere të dëmshme dhe jo të dëmshme, të cilat ndihmojnë organizmin tonë të luftojë disa sëmundje. Këto baktere gjënden në fytin tonë dhe kur ne i fryjmë ushqimit ose pijes, prej thellësisë së tij ato dalin bashkë me ajrin. Por, kur bakteret e dobishme kontaktojnë me sipërfaqen e nxehtë të ushqimit apo pjeve (si çaji, etj), ato shndërrohen në të dëmshme të cilat shkaktojnë kancerin (Allahu na ruajt neve dhe juve bashkë)

Prandaj, ju këshillojmë që mos t’i fryni ushqimit ose pirjes së nxehtë me qëllim ftohjen e tij.

 Rev. Familja, shkurt 2015