Ja si ndikon stresi i prindërve tek personaliteti i fëmijës

579

Kemi folur shpesh për rëndësinë e stabilitetit emocional të nënës në rritjen e fëmijës, qoftë gjatë shtatëzanisë edhe pas saj. Por edhe roli i babait nuk duhet të lihet në “errësirë”. Ja çfarë thonë studimet e kryera në universitetin e shtetit të Miçiganit në lidhje me këtë.

Janë analizuar më shumë se 700 familje.
Studimet kanë përfshirë 700 familje, duke vendosur në qendër të studimit figurën e babait. Atyre ju është bërë një numër i caktuar pyetjesh për të përcaktuar nivelin e tyre të stresit dhe ankthit, si edhe marrëdhënien e tyre me fëmijën. Është vënë re se ankthi dhe stresi i babait ka ndikim edhe në zhvillimin njohës si edhe atë gjuhësor të fëmijës, sidomos gjatë 2-3 viteve të para të jetës.
Efekte të ndryshme tek vajzat dhe djemtë
Stresi i babait perceptohet ndryshe nga vajzat dhe nga djemtë, dhe konkretisht djemtë e ndiejnë më shumë gjendjen e keqe të babait dhe kjo vihet re kryesisht në të folur.
Rëndësia e të dy prindërve
Fëmijët kanë nevojë për udhëheqjen e prindërve, të cilët luajnë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e tyre. Pra nuk duhet të nënvlerësojmë rëndësinë e nënës. Marrëdhënia që duhet të krijohet mes prindërve dhe fëmijëve duhet të jetë e bazuar tek harmonia dhe qetësia. Investoni sa më shumë për ta bërë atë të funksionojë në mënyrën e duhur.

Burimi: www.pernenat.al