Ja si të kemi dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm!

135

Sherife Kalaja

Për t’u kujdesur në mënyrën më të mirë për dhëmbët tonë dhe për t’i kushtuar shëndetit të tyre rëndësinë e duhur, më parë duhet të jemi të mirë informuar për funksionet e rëndësishme që ata kanë. Funksioni kryesor i dhëmbëve është prerja, copëtimi dhe bluarja e ushqimit. Por krahas kësaj vlen të përmendet që dhëmbët luajnë rol edhe në shqiptimin e duhur të fjalëve sidomos të bashkëtingëlloreve: s, t, th etj. Gjithashtu vlen të theksohet që dhëmbët kanë një rëndësi të madhe estetike një arsye tjetër  kjo që mjafton për të na bindur mbi kujdesin që duhet të tregojmë ndaj tyre, bashkangjitur faktit që komunikimi është një nga mjetet kryesore që përdoret sot në gjithë botën.

Padyshim që të gjithë dëshirojmë të kemi dhëmbë të bukur dhe të shëndetshëm, por çfarë duhet të bëjmë që kjo të mos mbetet thjeshtë një dëshirë?

Më poshtë do të paraqesim disa këshilla të thjeshta për t’u realizuar dhe të vlefshme për gjithsecilin prej nesh:

  • Çdo gjashtë muaj shkoni te dentisti juaj
  • Përdorni, në qoftë se është e mundur furçë dhëmbësh pas çdo vakti, ose ndryshe bëni larje të rregullt në mëngjes dhe në mbrëmje.
  • Shmangni përdorimin e furçave me fije të ashpra, pasi jo vetëm mund t’ju dëmtojnë mishrat e dhëmbëve, por si rezultat i kësaj do të keni ndjeshmëri të paimagjinueshme kur të bini në kontakt me ushqimet qoftë të ngrohta apo edhe të ftohta.
  • Ndryshoni furçën çdo gjashtë muaj.
  • Lajini dhëmbët në çdo sipërfaqe të tyre, në pikën e kontaktit me mishrat por edhe gjuhën, pasi në këtë mënyrë largoni bakteret e grumbulluara aty dhe shmangni aromën e keqe të gojës.
  • Kujdes në ushqyerje! Ndaloni pirjen e duhanit dhe reduktoni konsumin e ëmbëlsirave. Shtoni në menunë tuaj vitaminat A + D, proteinat, hekurin, acidin folik dhe zinkun. Dentisi është ai që ju përcakton përdorimin e drejtë të të lartpërmendurave.
  • Zgjidhni pastë të përshtatshme dhëmbësh në varësi të përdorimit të saj. Për shembull, ka disa pasta specifike për ndjeshmëri ndaj pijeve të ngrohta, apo të ftohta, po ashtu ka edhe të tjera që ndihmojnë në parandalimin e prishjes së dhëmbëve.
  • Shmangni përdorimin e dhëmbëve si mjete prerëse.

image_5_8_Approved-products-by-British-Dental-Health-Foundation-v1

Padyshim që të gjithë jemi të interesuar të dimë si të kujdesemi për të pasur  dhëmbë të shëndetshëm dhe të bukur edhe kur jemi jashtë klinikave dentare. Lind pyetja se a ekziston një përbërës natyral që të zëvendësojë pastën dhe furçën e dhëmbëve ?

Cilat janë dobitë e përdorimi të misvakut?

Është e domosdoshme që dhëmbët të lahen dy herë në ditë, por të ndodhur nën efektin e rutinës së përditshme mund të mos arrijmë ta zbatojmë këtë parim primar, sepse në mëngjes mund të jem vonë për të shkuar në punë apo në shkollë ndërsa në darkë mund të ndihemi të lodhur nga aktiviteti i ditës që lamë pas. Kjo mënyrë e të vepruari do të çonte në dëmtim të parikuperueshëm të dhëmbëve dhe përkeqësim të shëndetit të tyre gjë që do të shfaqte efektin e tij në të gjithë organizmin. Për të shmangur këtë pasojë të rrezikshme ne ofrojmë një këshillë të thjeshtë për t’u zbatuar me anë të së cilës ju do të keni efektet e dëshiruara. Përdorni misvak, është e thjeshtë dhe e shëndetshme në të njëjtën kohë. Nuk ka efekte anësore apo përbërës të rrezikshëm kimikë. Zë pak hapësirë dhe mund ta vendosni në xhepin e çantës apo të pantallonave. Përdorimi i tij nuk iu merr shumë kohë.

Pasi mësuam se përdorimi i tij ka vlerë në aspektin praktik, le të shohim sa vlen ai në atë mjekësor dhe fetar. Nga historia islame dimë që Profeti (a.s.) e përdorte misvakun dhe ia këshillonte këtë edhe shokëve të tij. Transmetohet nga Aishja (r.a.) se ai ka thënë: “Namazi para të cilit është përdorur misvaku është 70 herë më i vlefshëm se ai në të cilin nuk është përdorur ai”.

501e04a5b953f511865bbaf01a60e29f

Për sa i përket aspekteve dobiprurëse të misvakut në terminologjinë mjekësore  mund të flasim me fakte shkencore, sepse ka një sëre studimesh shkencore që i vërtetojnë ato. Më poshtë do të paraqesim 4 studime shkencore të kryera mbi misvakun dhe çfarë u mësua prej tyre:

  1. Kompania e famshme Wrigley (e njohur për prodhimin e çamçakëzëve dhe produkteve të mentes) bëri një studim mbi misvakun i cili u publikua. Studimi nxori në pah që bashkimi i mentes me ekstraktin e misvakut ishte 20 herë më efektiv në vrasjen e baktereve se sa menteja e zakonshme. Një tjetër fakt që e dëshmon këtë është se pas gjymë ore bashkimi i mentes me ekstraktin e misvakut kishte vrarë 60 % të baktereve, ndërsa me përdorimin e mentes së zakonshme vetëm 3.6% e tyre.
  2. Revista e periodontologjisë (gusht 2008) realizoi një studim drejtuar nga kërkuesit suedez mbi misvakun. Studimi nxorri në pah që copëzat e misvakut ishin në gjendje të vrisnin bakteriet dhe të kuronin sëmundjet periodontale, ndaj për këtë arsye shkencëtarët e sugjeruan përdorimin e tij.
  3. Një studim kryer nga Pubmed që krahasoi misvakun me furçën e dhëmbëve vendosi që misvaku ishte më efektiv se furça e dhëmbëve në reduktimin e pllakave dentare dhe infeksioneve të dhëmbëve.
  4. Në një studim të kryer është provuar fakti që në përbërjen e misvakut përveç përbërësve shumë të dobishëm gjendet edhe një element, i cili nuk gjendet në natyrë në një formë tjetër, ai është platiniumi.

Po cilat  janë dobitë e drejtpërdrejta, që vijnë si pasojë e përdorimit të misvakut?

Më poshtë do të rendisim më të rëndësishmet:

  • Përmirëson memorien
  • Eliminon papastërtitë që gjenden në dhëmbë
  • Ndihmon në qetësimin e dhimbjes së dhëmbëve
  • Eliminon njollat e verdha në dhëmbë
  • Ndihmon në shëndetin e të gjithë trupit
  • Trajton një sëmundje të gojës që quhet Qila
  • Qartëson zërin
  • Përmirëson të folurën
  • Rrit inteligjencën.

Revista Familja, mars 2017