KAIRO, QYTETI I NJËMIJË MINAREVE

99

Nga Brunilda Basha

“Kairo, Një qytet përtej imagjinatës.” Ibn Khaldun

Kairo, kryeqyteti i Egjiptit, është qyteti më i madh në Lindjen e Mesme dhe i dyti më i madh në Afrikë pas Lagos. Emrin “qyteti i një mijë minareve” e mori si shkak i epërsisë së  arkitekturës Islame. Kairo; qyteti i një mijë minareve, ka qënë quajtur i tillë që në kohët e shkuara dhe vazhdon të mbajë të njëjtin emër sot e kësaj dite, edhe pse numri i minareve e kalon njëmijë. Kairo ka qenë prej kohësh qëndra e jetës politike dhe kulturore e rajonit. Kairo ka industrinë më të vjetër të muzikës së filmave arabe si dhe në të gjendet institucioni i dytë më i vjetër në botë i arsimit të lartë, Universiteti al- Azhar.

Kairo është shembulli më i mirë i një qyteti tipik Islamik. I themeluar në vitin 634 në krye  të Nilit, qyteti evoloi nga një kamp ushtarak islamik në një seli  ambicioze të kalifatit Fatimid, e cila lulëzoi në mes të shekullit 10 dhe 12-të. Periudha më spektakolate e Kairos ishte gjatë periudhës së Mamlukëve (1250-1517), kur ai u bë qendra e pakontestueshme e një Islami të rilindur dhe fitoi një karakter arkitektonik duke simbolizuar imazhin e qytetit islamik për shekujt që do vinin. Kairo lulëzoi me të vërtetë, duke u bërë një qendër tregtare për industritë e shumta, por pas pushtimit Otoman, qyteti pësoi një rënie. Kjo rënie zgjati deri kur themeluesi i Egjiptit modern, Muhamed Ali Pasha, mori kontrollin e Egjiptit, në vitin 1805. Ali Pasha luajti një rol të rëndësishëm dhe kyç në ngritjen e Egjiptit duke investuar në futjen e prodhimtarisë së industrisë së lehtë në vend, si ajo e pambukut, nëpërmjet së cilës Kairo filloi të zhvillonte potencialin e tij. Egjipti pësoi zhivillim të fortë nën Ali Pashën dhe pasardhësit e tij, duke u bërë një nga ekonomitë kryesore të botës arabe.

Një udhëtim nëpër Kajro është si një udhëtim virtual në kohë: nga piramidat, kalaja Salahudini, Pema e Virgjëreshës Mari, Sfinksit dhe Heliopolis, Al -Azhar,Xhamia e Amr ibn el- A’as, Sakara dhe kulla e Kairos. Megjithatë, pavarësisht nga trashëgimia e famshme e Egjiptit të lashtë, Kairo është një qytet relativisht modern.

316650_133420656813113_475228784_nKairo sot ende shkëlqen si një qendër kulturore dhe politike në tri sferat e ndikimit të saj: Bota Arabe, Afrika dhe Bota Islame. Për më tepër, shumë nga monumentet e saj (456 nga 195, të regjistruara nga Anketa e Monumenteve islamike të Kairos) ende qëndrojnë, megjithëse ata mbeten kryesisht të panjohura për komunitetin arkitektonik të botës dhe numri i tyre po pakësohet me një ritëm jashtëzakonisht alarmant. Në pjesët më të vjetra të Kajros ka  shumë prej xhamive që janë ndërtuar gjatë kohës së Mamlukëve. Disa nga këto xhami janë vepra arti. Arkitektura Islame e Kairos së vjetër ka kaluar nëpër disa faza, duke filluar me xhaminë e parë në të gjithë Afrikën, xhaminë Amr ibn Al- ‘Aas që është ndërtuar menjëherë pas pushtimit të Egjypt nga muslimanët. Gjenerali Amr ibn Al- ‘Aas është arabi i  parë pushtues i Egjiptit. Vendi i xhamisë ishte vendi i çadrës së komandantit ndërsa pushtonte Egjiptin në 641. Kjo është xhamia e parë e ndërtuar ndonjëherë në Egjipt dhe në të gjithë Afrikën. Xhamia gjithashtu përmban varrin e djalit të komandantit të ushtrisë, Abd Allah Ibn Amr Ibn El- as. Pas pushtimit të qytetit, komandanti urdhëron ngritjen e një kryeqytet të ri të quajtur Fustati. Xhamia ishte në qendër të kryeqytetit. Xhamia është rindërtuar disa herë gjatë viteve megjithatë disa pjesë origjinale të konstrkionit ende mbeten.

2-Xhamia tjetër e madhe që do të ndërtohej është ndërtuar shumë më vonë në vitin 879 nga Ahmed  ibn Tulun, sundimtari i Egjiptit në emër të Abassitëve. Xhamia e tij është pas kullës së Salah El Din. Kjo është xhamia më e madhe në Kajro në aspektin e madhësisë së tokës.

3-Më vonë në radhë vjen xhamia Al- Azhar, e ndërtuar nga Fatimids, dinastia që rrëmbeu  pushtetin nga Abassitë në një kohë të dobët. Xhamia Al Azhar u emërua pas vajzës së Profetit Muhamed Fatimes, e cila ishte e njohur si ez- zahraa (do të thotë: mjaf e shëndritshme). Xhamia është themeluar në vitin 972 dhe nga viti 989 filloi të zgjerohet ngadalë për të përfshirë një universitet. Al Azhar është universiteti i dytë më i vjetër në botë dhe është si një fener për dijen Islame në të gjithë botën.

4- Një nga vendet më të shenjta Islame në Kajro, xhamia Al Hussein u emërua pas nipit të Profetit Muhamed, Husein ibn Ali. Disa muslimanë besojnë se koka e tij është varrosur brenda xhamisë, ndërsa të tjerët mendojnë se është varrosur së bashku me trupin e tij në Karbala, Irak. Nëse ai është varrosur apo jo aty, nuk ndikon aspak në statusin e shenjtë të xhamisë. Kjo xhami gjithashtu përmban dorëshkrimin më të vjetër të plotë të Kuranit të Shenjtë.

5- Xhamia Muhamed Ali është një nga monumentet e Kairos. Është ndërtuar nga Muhamad Ali Pasha  rreth viti 1830 në kujtim të Tusun Pashës, djali i tij më i madh. Varri i Muhamad Ali Pashës është  vendosur brenda xhamisë dhe është veshur me mermer Carrera i cili u mor në një nga guroret në Itali. Pavarësisht se ka një arkitekturë tërësisht osmane, dekorimet e xhamisë nuk i përmbahen traditave islame apo osmane.

Kairo vazhdon të jetë gjithmonë një qytet i gjallë, gazmor, ekzotik, interesant dhe mikpritës. Një dëshmi e një historie mijëra vjeçare (nga piramidat e lashta)  e cila jeton më së miri me të tashmen dhe me zhvillimin modern të vendit.

Rev. Familja, korrik -gusht 2015