Kaligrafia- element domethënës në artin islam

59

“Shkrimi i dorës, është bizhuteri e stiluar & gdhendur nga ari i pastër i intelektit…” (Abu Hayyan al-Tauhidi)

Arti islam është ndoshta manifestimi më i kuptueshëm i një qytetërimi shumë kompleks që shpeshherë duket enigmatik. Nëpërmjet përdorimit të shkëlqyer të ngjyrës dhe bilancit midis projektimit dhe formës, arti islam krijon një ndikim të menjëhershëm vizual. Arti islam nuk lidhet vetëm me artin e krijuar në mënyrë specifike në shërbim të islamit, por gjithashtu gjendet edhe në artin laik prodhuar apo zhvilluar në tokat nën sundimin apo ndikimin islam, pavarësisht përkatësisë fetare të artistit.

Kaligrafia është elementi më i rëndësishëm dhe i përhapur në këtë art. Kaligrafia besohet të jetë mishërimi vizual i fjalës shenjtë. E thënë kjo pasi shkrimi nuk është thjesht një mjet i shpikur nga njerëzit, por një dhuratë e Zotit. Siç thotë Allahu në Kuran:

” Lexo për Zotin tënd Bujar! Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.” (Suretu al-Alak, ajeti 3-5).

Wazir-Khan-Mosque-Calligraphy-1Islami i jep rëndësi kërkimit të ditur dhe me përhapjen e tij si fe, lindi nevoja që Kur’ani të ekzistonte jo vetëm verbalisht por dhe si dokument i shkruar. Për këtë, kaligrafia është konsideruar si forma më fisnike e artit për shkak të lidhjes së saj me Kur’anin i cili është shkruar në gjuhën arabe. Ky preokupim me shkrim të bukur është shtrirë në të gjitha artet duke përfshirë : dorëshkrimet laike, mbishkrimet në pallate  të aplikuara në pllaka metali, qeramike, guri, qelqi, druri dhe tekstile. Kaligrafia është përdorur dhe në gjuhë të tjera të tilla si persiane, turke, dhe urdu.

Nga kohët më të hershme në historinë islame, mbishkrimet janë përfshirë në planet e arkitekturës fetare sidomos në rastin e xhamive, një larmi e madhe e teksteve kuranore janë përdorur për dekorim. Nganjëherë kaligrafia është përdorur gjithashtu për të përvijuar statistikat vitale të monumentit.

Ashtu si dekorimet e tjera islame, kaligrafia është e lidhur ngushtë me gjeometrinë. Dimensionet e shkronjave janë të gjitha të përcaktuara nga matematika. Mbishkrimet janë përdorur më shpesh si një kornizë përgjatë apo rreth elementeve kryesore të një ndërtese, si portaleve dhe kornizave.

Një mbishkrim mund të përfshihet në një panel të vetëm. Ndonjëherë një fjalë e vetme si Allah, apo Muhamed janë të përsëritura dhe të vendosura mbi të gjithë sipërfaqen e mureve.

Ndër llojet dhe stilet më kryesore të kaligrafisë mund të përmendim: Kufi, Deuani, Nas’hi, Rika,Talik, Thuluth.

1- Shkrimi Kufi njihej si el-hatel-kufi dhe pati një ndikim domethënës në të gjithë kaligrafinë islame.Ky shkrim është triumfues i kohërave të hershme të islamit. Kufi ka masa specifike të përpjesshme, së bashku me kënde të theksuara dhe forma katrore. Ai u krijua pas themelimit të dy qyteteve muslimane të Basrës dhe të Kufes në Irakun e sotëm në dhjetëvjeçarin e dytë të shekullit të hixhri.318561_10150334251413526_599347835_n

2- Shkrimi Deuani u përhap në shek. XV-XVII i cili pëlqehej shumë nga kancelaritë osmane dhe përdorej shumë për qëllime dekorative. Ky shkrim u zhivillua nga kaligrafi Ibrahim Munif dhe arriti majat e tij falë kaligrafit Shala Pasha.

3-Shkrimi Nas’hi është gjithashtu një nga shkrimet e hershme që u zhvillua në botën islame. Stili i tij paraqet një linjë ritmike, ku më vonë u reformua në një shkrim estetik  për Kuranin Famëlartë.

4- Shkrimi Rika rridhte nga kombinimi i shkrimit Nas’hi dhe Thuluth dhe ishte ndër shkrimet e preferuara të kaligrafëve otoman. Sot është shkrimi i preferuar në botën arabe në të shkruarën e përditshme.

5- Shkrimi Talik thuhet se ka prejardhjen nga Persia dhe është përdorur që në shekullin e IX-të. Kaligrafi Abd Al-Haj ka luajtur nje rol te rëndësishëm në zhvillimin e këtij stili.

6-  Dhe së fundmi shkrimi Thuluth u shfaq së pari në shekullin e VII-të gjatë kalifat umajid, dhe pati shumë  pak zhvillim përgjatë dy shekujve të mëvonshëm. Thuluth nënkupton “ një e treta”, ndoshta sepse madhësia e gërmave ishte sa një e treta të shkrimeve tjera. Thuluth është shumë i njohur për grafikat mjaft të përpunuar dhe plastikën  e shquar.

Kaligrafia vashdon të jetë mjaft e përhapur dhe e përdorur kryesisht në Azi dhe vendet e Lindjes, e më pak në vendet perëndimore. Megjithatë sot kemi një trend për ta modernizuar dhe për ta përshtatur kaligrafinë me artin kontemporan.

Mars-prill, 2014