Këshilla mbi prindërimin në publik

290

Nga Elona Çeço

Fëmijët nuk sillen gjithmonë ashtu siç duam ne kur dalim në publik. Zakonisht, kur ata janë të mbistimuluar apo të ekzaltuar shfaqin sjellje sfiduese për t’u menaxhuar nga prindërit. Pjesa më e vështirë për prindin është që ky menaxhim të mbështesë emocionalisht fëmijën dhe t’i shpëtojë gjykimeve të syve që po e shohin dhe që janë gati ta komentojnë si “prind i keq”. Në fakt të gjithë fëmijët kanë momentet e tyre sfiduese në publik edhe pse mund të jenë të edukuar shumë mirë nga prindërit e tyre. Këtu janë disa këshilla si të menaxhoni sjelljet e tyre sfiduese në publik:

  1. Fokusohuni te nevojat bazë

Fillimisht sigurohuni që fëmija juaj i ka të plotësuara nevojat bazë para se të dilni diku. Një fëmijë i lodhur dhe i uritur nuk mund të shkojë kudo. Mundohuni t’i siguroni praninë e raportit tuaj afektiv para se të vizitoni njerëz të tjerë. Sa më i lidhur të jetë fëmija me ju, aq më i qetë do të ndjehet.

  1. Përgatiteni fëmijën

Shpjegojani fëmijës paraprakisht se ku do të shkoni dhe mundohuni t’i sqaroni rregullat përkatëse të vendit apo ceremonisë që do të ndiqni.

  1. Kërkojini fëmijës suaj të marrë pjëse në mënyrë të përshtatshme

Shpjegojani fëmijës situatat që e presin dhe ndihmojeni të japë sugjerime si të përfshihet pozitivisht në këto situata.

  1. Ji i/e pranishme për fëmijën tënd

Shpesh kur fëmijët sillen çuditshëm në publik apo kur vizitojnë miq do të thotë se ata ndjejnë se vëmendja jonë është diku tjetër. Kjo i bën të pasigurt, ndaj ata bëjnë sjellje për të tërhequr vëmendjen. Sa më të lidhur të qëndrojmë me fëmijët aq më pak sjellje shqetësuese do të shfaqin.parenting-e1423764171149

  1. Gjeni mënyra për të përfshirë fëmijën tuaj

Detyra e një fëmije është të eksplorojë dhe të mësojë vazhdimisht, ndaj çfarëdo që të jeni duke bërë komunikojeni me fëmijën tuaj. Mund t’ju harxhojë pak më shumë kohë, por do ju kursejë shumë më shumë nerva dhe në fund të dy do të ndieheni mire.

  1. Kur fëmija juaj nuk gjen rehat, mos e neglizhoni

Shumë nga ne, kur shohim që fëmija po axhitohet dhe s’po duron dot më, e rritim ritmin për të mbaruar shpejt punën apo pazarin. Në fakt fëmija ka nevojë për gjetjen e balancës pikërisht në atë moment dhe nuk mundet të presë. Ndaj, qetësohuni dhe rilidhuni me fëmijën tuaj me një përqafim apo puthje në mënyrë që ai të qetësohet dhe ju të mbaroni punën e nisur.

  1. Gjeni mënyra për të ridrejtuar sjelljet e fëmijës

Imponimi i rregullave të nevojshme në publik nëpërmjet lojërave apo ekzagjerimeve që e bëjnë fëmijën për të qeshur janë gjithmonë shumë të mira.

  1. Jini empatikë dhe dëgjoni fëmijën tuaj njëherë, pastaj mendoni për zgjidhjen e problemit

Pasi fëmija ndjehet i sigurt se e kanë dëgjuar dhe e kanë kuptuar, atëherë ai krijon aftësi për të qetësuar veten.

  1. Vendosni kufij edhe pse fëmija mund të rezistojë

mom-shopping-with-little-girlKur fëmija juaj kërkon me ultimatum diçka që ju nuk dëshironi t’ia blini, qëndrojini vendimit tuaj të parë. Mund t’iu duhet që të duroni dhe të qarat e saj për të siguruar që skena të tilla janë më të ralla në të ardhmen. Shpërqëndrojeni fëmijën duke ia shpjeguar pse ajo nuk mund ta blejë atë dhe tregojini ose ofrojini diçka tjetër.

  1. Kaloni në një vend më privat

Nëse fëmija juaj po krijon shumë tension dhe ju nuk mund ta përballoni më në publik, merreni fëmijën dhe shkoni në një vend më privat për ta qetësuar dhe për t’ia ridrejtuar sjelljen duke e dëgjuar dhe duke u rilidhur me të.

  1. Qetësoni veten

Është normale që fëmijët të sillen si fëmijë. Nuk ka vend për tu turpëruar këtu. Parehatia më e madhe këtu është të silleni në mënyra të papëlqyeshme prindërimi, ndaj qetësohuni dhe mundohuni të ulni tensionet.

  1. Bëni gati disa përgjigje ndaj komenteve të të tjerëve

gall.kids.restaurantsMospërfillja e shikimeve apo komenteve të të tjerëve dhe largimi në një vend më privat është mënyra më e mirë për të shmangur presionet, por nëse familjarë ndërhyjnë për të qetësuar situatën dhe ju nuk e dëshironi këtë, komunikoni. I thoni se fëmija do të qetësohet, thjesht ju duhen disa minuta vetëm me të.

  1. Kini parasysh se ju jeni përgjegjëse fillimisht për fëmijën tuaj

Nëse njerëzit e tjerë po shqetësohen nga zhurma që bën i vogli juaj, ju duhet të shqetësoheni fillimisht për rehatinë e fëmijës suaj dhe jo për rehatinë apo gjykimet e të tjerëve.

  1. Supozoni se audienca ju mbështet

Njerëzit që shikojnë, zakonisht preferojnë një fund të lumtur për ju të dy. Sigurisht ata mendojnë se do të zgjidhej më kollaj me mënyrën e tyre, por ju merrni kohën tuaj.

Rev. Familja, korrik -gusht 2015