Këshilla për një intervistë të suksesshme pune

63

Diana Syla

Përfundimi i studimeve të larta konsiston dhe me kërkimet pafund të një vendi pune, i cili i përshtatet profilit tonë. Pasi ne dërgojmë CV në vende te ndryshme në momentin që pranohemi duhet të japim intervistën. Intervista konsiderohet të jetë prova me e rëndësishme për të fituar një vend pune. Shkollimi, përvoja dhe aftësitë e tjera të përshkruara ne CV-në tuaj, duhet të vërtetohen në intervistën me punëdhënësin. Punëdhënësi kërkon të njohë se cili është personi i cili do të punojë në kompani dhe çfarë i sjell ai kompanisë.

Pavarësisht nga lloji dhe kohëzgjatja e intervistës, ne duhet të sigurohemi që të japim përgjigjet e duhura. Si t’i formojmë përgjigjet e duhura në një kohë të shkurtër?

Më poshtë do të gjeni 10 këshilla për një intervistë të suksesshme pune:

  1. Të njohësh mirë veten tënde, pikat e forta dhe të dobëta.
  • Gjatë intervistës gjithmonë duhet të kesh parasysh përshkrimin që keni bërë në CV-në tuaj.
  • Përgatitja paraprake dhe ushtrimi me pyetjet e mundshme, është i domosdoshëm për te pasur një intervistë të suksesshme.
  1. Merr informacione për kompaninë ku aplikon.

Punëdhënësi është kureshtar të dijë interesin tuaj për kompaninë e tyre. Një informcion i përgjithshëm mbi kompaninë do të ishte i vlefshëm dhe produktiv për ju.

  1. Informohu për pozicionin që po aplikon.

Duhet të njohësh detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës dhe të tregosh se je i/e gatshme të japësh maksimumin tënd në pozicionin që të përket.

  1. Ushtro, përgatitu dhe relaksohu.

Duhet të tregoni se jeni të aftë dhe të interesuar për vendin e punës.

Ushtrimi dhe përgatitja paraprake mundëson që të largoni stresin kur të përballeni me punëdhënësin dhe të përshkruani veten me pak fjalë, por që janë relevante dhe bindëse. Natyra e qetë tregon siguri, vetëbesim dhe sinqeritet.

  1. Vishu në mënyrë të përshtatshme.

Mënyra se si keni zgjedhur të visheni në një intervistë pune është një komponent i rëndësishëm.

  1. Mbaj kontakt me sy, buzëqesh dhe kujdesu për gjuhën e trupit.

Detajet e vogla bëjnë ndryshimet, prandaj duhet t’i kushtjmë një rëndësi të veçantë gjuhës së trupit.

  1. Vërtetoni aftësitë tuaja komunikuese.

Të gjithë punëdhënësit kërkojnë që punonjësit e tyre të zotërojnë aftësi kreativiteti.

Kreativiteti vlerësohet shumë, sepse forcon pozitën konkuruese të kompanisë.

  1. Shprehu qartë dhe mos përsërit të njëjtat gjëra.

Përsëritja e fjalëve apo veprimeve e bën të lodhshëm intervistën duke humbur interesin për ju intervistuesi.

  1. Trego entuziazëm, përkushtim, motivim, fleksibilitet dhe inteligjencë.

Këto janë detaje që të bëjnë të kuptosh që ju e doni patjetër vendin e punës dhe jeni e denjë për të.

  1. Parashtro pyetje të mençura ndaj punëdhënësit (intervistuesit).

Pyetjet duhet të jenë të qarta dhe të menduara mirë. Kjo tregon se ju jeni me të vërtetë të interesuar për kompaninë dhe vendin e punës.

Fjalitë që nuk duhet t’i themi asnjëherë një një intervistë pune.

  1. Unë e urreja shefin tim.
  2. Nuk kam asnjë informacion për kompaninë tuaj.
  3. Më duhet t’i marr pushim këto ditë.
  4. Jo, nuk kam asnjë pyetje për ju!
  5. Sa kohë do të më duhet për t’u promovuar?
  6. Shmangni biseda të panevojshme dhe mos jepni shumë detaje.
  7. Mos i mësoni përmendësh përgjigjet, sepse kjo nuk i bën përshtypje intervistuesit, madje mund të lini përshtypje të keqe.

 Revista “Familja”, nentor 2016