Këshilla për shëndetin

68
  • DOBITË E THJERRËZËS E CILA ËSHTË PËRMENDUR EDHE NË KURANIN FISNIK

Kujtoni kur i thatë: “O MUSA! Ne nuk mund të kënaqemi vetëm me një lloj ushqimi, prandaj lutju për ne Zotit tënd të na dhurojë nga ato që jep toka: perime, tranguj, thjerrëza, qepë dhe hudhra!” (Bekare, 61)

Thjerrëza bën pjesë në familjen e farërave, që janë të pasura me proteina (28-35%). Gjithashtu, ajo konsiderohet një nga bimët më të rëndësishme ushqyese në pellgun e vendeve të detit Mesdhe, e pasur me acide, përmban vitaminat A, B, C, elemente minerale (jo hekurin). Është diuretike (nxit urinimin) dhe është e dobishme për djersitjen.

Bima e thjerrëzës është e vjetër.

Ebu El-Ala’e El – Mearij i konsumonte thjerrëzat vazhdimisht si ushqim bazë. Një i shquar kaloi pranë filozofit, i cili po gatuante thjerrëzat dhe i tha: “Sikur ta dije të shoqëruarit e mbretërve, nuk do të kishe nevojë për thjerrëzat.” Filozofi ia ktheu: “Sikur ta dije se si hahen thjerrëzat, nuk do të kishe nevojë të rrije nën shoqërinë e mbretërve!”

 

  • GJETHET E DAFINËS PËR NJË SHËNDET TË MIRË

bay-leaf-boiled-water

Nëse në guzhinën tënde nuk mungojnë gjethet e dafinës, atëherë ti nuk ke nevojë për ilaçet e farmacisë.

Studimet dhe kërkimet e fundit shkencore kanë dëshmuar se gjethet e dafinës janë shumë të dobishme. Ato ndihmojnë në zgjidhjen e shumë problemeve shëndetësore dhe sëmundjeve të rrezikshme.

Prej dobive të gjetheve të dafinës përmendim:

1- Kurimin e çrregullimeve të aparatit tretës

2-Ndihmon në eliminimin e fryrjeve të barkut

3- Kurimin e ulçerës në stomak

4-Gastritin

5- Kapsllëkun

6- Rregullimin e funksionit të enëve të barkut.

Këto dobi përfitohen, kur pijmë çaj nga gjethet e dafinës.

7- Dafina konsiderohet si një antioxidant. Ajo e ndihmon organizmin të prodhojë insulinën, gjatë konsumimit të saj në ushqim ose si çaj për një periudhë një mujore.

8- Dafina është shumë e dobishme për kurimin e të ftohtit, gripit dhe ndalimin e diarresë, sepse ajo është e pasur me vitaminën C.

9- Gjethet e ziera dhe thithja e avullit që çlirohet nga zierja e tyre, eleminon, largon gëlbazën dhe redukton diarrenë.

10- Gjethet e dafinës të mbrojnë prej atakeve kardiake dhecprej migrenës, sepse ato përmbajnë substanca të veçanta që mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut.

11- Gjethet e dafinës janë të pasura me acide të cilat parandalojnë formimin e qelizave kancerogjene në organizëm.

11- Çaji i gjetheve të dafinës eleminon djersët dhe ankthin, nëse pihet përpara gjumit, ai të ndihmon në shlodhjen trupore dhe bërjen e një gjumi të qetë.

12- Pirja e çajit nga gjethet e dafinës dy herë në ditë, thërrmon gurët në veshka dhe shëron infeksionet e tyre urinare.

 

  • KONSUMIMI I UJIT TË FTOHTË APO I PIJEVE TË FTOHTA PAS NGRËNIES SË BUKËS

water-

Përsa i përket atyre personave që e pëlqejnë ta pijnë ujin të ftohtë apo pijet freskuese të ftohta, duhet ta lexojnë patjetër këtë artikull.

Mund të të duket i shijshëm konsumimi i një gote me ujë të ftohtë ose i pijeve freskuese të ftohta, pasi keni ngrënë ushqim.

Megjithatë, uji apo pijet freskuese të ftohta bëhen shkak për ngadalësimin e tretjes së ushqimit.

Pirja e ujit shndërrohet në yndyrna të cilat shkaktojnë sëmundjen e kancerit!

Më mirë është që pas ushqimit, të pijmë një pije të nxehtë ose të ngrohtë.

Sa më shumë të mësojmë, aq më tepër do të tregohemi të kujdesshëm për shëndetin tonë.

Një mjek thotë: “Nëse çdo person që e merr këtë informacion dhe ua dërgon 10 personave të tjerë, të jesh i bindur, se ne, në dashtë Allahu, do të shpëtojmë të paktën jetën e një njeriu.”

 

  • PËRSE “APOPLEKSIA” (GODITJET NË TRU) NË TË SHUMTËN E RASTEVE NDODH NË BANJË?

3-450x347

Këtë artikull e ka shkruar një profesor në Universitetin U.A.M.T.
Ai i ka këshilluar njerëzit që në fillim të larjes së trupit, mos të lajnë kokën dhe flokët, sepse ky është veprim i gabuar. Ky veprim bën që trupi të ndryshojë temperaturën e brendshme të tij në formë të shpejtë (ndërkohë që gjaku ynë në origjinë është i ngrohtë). Ky veprim i gabuar bën që gjaku lëvizë me shpejtësi drejt trurit dhe për rrjedhojë shkakton çarjen e kapilareve dhe venave, e më pas “therje” anginë dhe rënie.
Mënyra e saktë e larjes së trupit është: në fillim lagim trupin duke filluar së pari nga këmbët deri tek supet.
Përdor këtë mënyrë në fillim të dushit dhe pastaj laje trupin si zakonisht.
Kjo mënyrë është e dobishme veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë në gjak, yndyrnat e larta, madje edhe nga migrena.

  • KUJDES NGA KY VEPRIM GJATË LARJES SË TRUPIT!

Me sa duket disa lëvizje, që bën njeriu gjatë larjes së trupit, janë shumë të rrezikshme, madje vdekjeprurëse.

Shkalla e vdekshmërisë gjatë larjes së trupit është një tregues që tregon domosdoshmërinë e trajtimit të kësaj çështjeje.

Përpara disa muajve, një grup kërkuesish ndërmori një studim si përpjekje për të gjetur shkakun (përgjigjen) e këtyre vdekjeve.

Ata arritën në një përfundim të rëndësishëm, i cili thekson se, lëvizja e kokës mbrapa (gjatë bërjes dush) mund të rrisë shkallën e rrëshqitjes së trupit!

Kjo, sepse arteriet që furnizojnë me gjak trurin, përqendrohen të gjitha dhe kalojnë nga pas qafës së trupit të njeriut.

Në shumicën e rasteve, gjatë bërjes dush, ne e kthejmë kokën mbrapa me qëllim që të lajmë edhe flokët.

Por ky veprim mund të bëhet shkak për arteriosklerozen e disa arterie që gjenden mbrapa zonës së qafës, e për rrjedhojë uljen e qarkullimit të gjakut i cili shkakton marramendje, humbje të ekuilibrit trupor e cila ndihmon shumë fenomenin e rrëshqitjes nga mbrapa, përplasjen e kokës në dysheme dhe gjakderdhje e cila mund të çojë në vdekje.

Sipas shkencëtarëve kjo lëvizje quhet “uajd jesun” dhe konsiderohet si një nga lëvizjet më të rrezikshme që bën njeriu gjatë larjes së trupit (bërjes dush) pa e ditur rrezikshmërinë e saj.

Altin Shehu

Revista “Familja”, janar 2017