Këshilla praktike për flokë të shëndetshme

88

Me kalimin e kohës, flokët thahen, hollohen dhe humbasin shkëlqimin. Vendosni një regjim për t`u kthyer flokëve shkëlqimin.

+ MERRNI SPIRULINË – Kjo substance është përforcuese e shkëlqyer e energjisë dhe sistemit imunitar. Adhurueseve të saj u pëlqen mënyra se si spirulina stimulon rritjen e flokut.
+ SHTONI ALGA – në spirulinën tuaj. Është një suplement që ju ndihmon të kuroni tiroiden – një tiroide me çrregullime çon në rënien e flokëve.
+ PINI ÇAJ HITHRe – Ai është i mire për të stimuluar rritjen e flokëve, pasi është i pasur në Vitaminë C dhe silikon natyral, që ndihmojnë në forcimin dhe mbrojtjen e fijeve të flokut.
+ HANI MË SHUMË PROTEINA
– Trikologët më të mire rekomandojnë të shtojmë suplemente proteine në çdo vakt, për të nxitur rritjen. Sidomos në mëngjes kur energjia e gjendrrave të flokut është në pikën më të ulët.
+ THJESHTOJINI GJËRAT –
Shmangni sa më shumë të jetë e mundur modelet që thajnë flokët apo bojërat që i dëmtojnë. Gjeni modele të cilat i përshtaten më tepër flokut tuaj, në vend që të ndërhyni pafundësisht tek ai. Floku do t`ju ishte mirënjohës po të qendronit më natyrale.
KËSHILLë: Me kalimin e kohës flokët rrallohen, hollohen dhe bëhen më të vështirë për t`u modeluar. Mos e ndërlikoni më kot jetën, aplikoni një prerje sa më të përshtatshme./living