Kështu ka qenë Muhamedi (a.s.)

98

Fjalia e fundit e Muhamedit (a.s.) ka qenë:

“Namazi, namazi. Kini frikë Allahun në atë që keni në pronësi!”

Morali më i urryer tek Muhamedi (a.s.) ka qenë gënjeshtra.

Puna më e dashur tek Muhamedi (a.s.) ka qenë e vazhdueshmja edhe nëse është e pakët.

Muhamedi (a.s.) ka qenë njeriu më i mirë, më bujar dhe më trimi.

Muhamedi (a.s.) ka qenë njeriu më i lehtë në namaz për njerëzit dhe më i gjati në namaz për veten.

Muhamedi (a.s.) kur binte në gjumë e vendoste dorën e tij të djathtë nën faqen e tij të djathtë.

Muhamedi (a.s.) kur kishte të domosdoshme të kryente nevojat personale, nuk e ngrite petkun e tij derisa nuk ulej afër me tokën.

Muhamedit (a.s.) nëse i vinte ndonjë lajm që e gëzonte, binte në sexhde si falënderim për Allahun.

Muhamedi (a.s.) kur hynte në shtëpi fillonte me përdorimin e misvakut.

Muhamedi (a.s.) kur hynte tek i sëmuri për ta vizituar, i thoshte: “Në dashtë Zoti, pastrim”.

Muhamedi (a.s.) kur shihte diçka që e donte, thoshte: “Falënderimet i përkasin Allahut, vetëm Atij me mirësinë e të cilit plotësohen veprat e mira.” E kur shihte diçka që e urrente, thoshte: “Falënderimet i përkasin vetëm Allahut për çdo gjendje”.

Muhamedi (a.s.) kur mbaronte nga varrimi i të vdekurit qeëndronte mbi varrin e tij dhe thoshte: “Kërkoni falje për vëllanë tuaj dhe lutuni që ta forcojë, sepse ai tani është duke u pyetur”.

Muhamedit (a.s.) nëse i sëmurej dikush nga familja e tij, i fryente me suret (leximin e sureve Felek dhe Nas).

Muhamedi (a.s.) nëse ankohej i fryente vetes (me leximin e sureve Felek dhe Nas) dhe e përshkonte vendin me dorën e tij.

Muhamedi (a.s.) ishte njeriu më i mëshirshëm për fëmijët dhe familjen.

Muhamedi (a.s.) ishte më i turpshëm se sa virgjëresha në dhomën e saj.

Muhamedi (a.s.) shpesh lutej me këtë lutje: “O Zoti ynë, na jep mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe nga ruaj nga dënimi i Zjarrit!”

Muhamedi (a.s.) heshte gjatë dhe qeshte pak.

Muhamedi (a.s.) kishte mjekër të madhe.

Muhamedi (a.s.) nuk e linte namazin e natës, e nëse sëmurej falej ulur.

Muhamedi (a.s.) nuk e linte agjërimin e ditëve të bardha as në udhëtim e as në shtëpi.

Muhamedi (a.s.) nuk flinte, përveçse misvakun e kishte tek koka, nëse zgjohej fillonte me misvak.

Muhamedi (a.s.) preferonte të fillonte me anën e djathtë, aq sa kishte mundësi në: pastrim, mbathje, krehje dhe në të gjitha punët.

Muhamedi (a.s.) e përmendte Allahun në të gjitha gjendjet.

Muhamedi (a.s.) e falte namazin e duhasë katër rekate dhe shtonte sa donte Allahu.

Muhamedi (a.s.) pranonte dhuratën dhe shpërblente për atë.

Muhamedi (a.s.) kur kalonte pranë fëmijëve iu jepte selam.

Muhamedi (a.s.) agjëronte të hënave dhe të enjteve.

PASOJE!

 

Valdet Kamberi

 

Revista “Familja”, janar 2017