Krijimi i një vendi pune etik mund të mos jetë i lehtë, por a është vendimtar?

15

Në mjedisin e vështirë të biznesit sot, mund të jetë e lehtë të anashkalohen dilemat etike në vendin e punës, për shkak të nervozizmit të tepërt. Por, kur një kompani bën përpjekje për të trajtuar punonjësit në një mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme, ajo mund të gëzojë përfitimet e të paturit punonjës që i integrojnë vlerat e larta etike të kompanisë si të ishin vlerat e tyre vetjake.

Çfarë do të bënin punonjësit tuaj nëse ata do të mendonin se askush nuk po i sheh? Ne do të donim të besonim se ata do të silleshin me ndershmëri, etikë dhe me interesat më të mira të kompanisë. Fatkeqësisht, duke qenë se natyra njerëzore është ajo që është, gjithmonë ekziston një shans që, kur të mos i kushtoni vëmendje, një përqindje e vogël (shpresojmë) e njerëzve do të përpiqen të merren me diçka tjetër në kosto të kompanisë.

Kjo mund të jetë diçka relativisht dashamirëse, si shtimi i disa minutave shtesë në pushimin e tyre të drekës, ose mund të jetë diçka shumë më serioze, siç është dikush që kontrollon shitësit që mbajnë llogari dhe merr rryshfete.

Sjellja joetike nuk është thjesht bardh e zi

Ngjyra gri ka shumë hije, dhe mund të ketë një spekter të tërë sjelljesh joetike që dëmtojnë vendin tuaj të punës.

Ju mund të keni një menaxher që po i shtyn shitësit të shesë një produkt jo cilësor, në vend që t’i raportojë inxhinierëve defektet e njohura të produktit. Ajo mund të mendojë se po ju bën një nder duke hequr qafe mallrat që qëndrojnë në depo, ose mund ta ketë synimin e saj te bonusi i mjamë në fund të tremujorit. Sido që të jetë, sjellja e saj mund të përcaktohet si joetike.

Ndoshta ke një mbikëqyrës që premton punë jashtë orarit për punonjësit e ngarkimit, thjesht për të kryer punën, duke qenë në dijeni të plotë se ora shtesë nuk do të paguhet. Kur një punonjës i ngarkimit zbulon se pagesa e javës së tij është e pakët, ai mund të fillojë të dëmtojë ngarkesat me qëllimin për tu hakmarrë. Është e lehtë për kompaninë që morali dhe sjellja etike të rezervohen më shpejt nga sa mendoni. Rrallëherë mbetet statik – ka të ngjarë të luhatet – apo edhe të rritet.

Në një artikull për Shkencën e Njohurive të Shkollës së Biznesit në Harvard, Carmen Nobel shkroi për bisedat telefonike që profesori Eugene Soltes kishte me Bernie Madoff (i cili po vuante një dënim me burg për skemën e tij gjigande Ponzi). Një nga citimet e Madoff shkruan, “Nuk ishte se mua po më bënin shantazh për të bërë diçka, ose se kisha frikë se mos më kapnin… Unë, në një farë mënyre, …e di, e arsyetova se ajo që bëja ishte e mirë, dhe se nuk do të lëndonte njeri.”

Sjellja etike është thelbësore në përsosmërinë organizative

Pa sjellje etike, është shumë e lehtë që të filloni rrëshqitjen poshtë shpatit të rrëshqitshëm.

Për të inkurajuar sjelljen etike në vendin e punës, është e rëndësishme të krijohet një përkufizim i qartë se çfarë është sjellja etike dhe çfarë nuk është. Me bashkimet, transferimet dhe punësimet e reja, nuk ka asnjë mënyrë të dihet se cili standard i mëparshëm i sjelljes etike pritej. Merrni pak kohë dhe mendoni se si vlerat e kompanisë u komunikohen secilit punonjës.

Raporti i Iniciativës së Etikës & Pajtueshmërisë për vitin 2018, “Ndërtimi i Kompanive ku Vlerat dhe Sjelljet Etike kanë rëndësi,” zbuloi se “Punonjësit që pajtohen se menaxherët dhe mbikëqyrësit e tyre flasin për rëndësinë e etikës kanë pothuajse 12 herë më shumë të ngjarë të besojnë se organizata e tyre i inkurajon ata që të flasin.”

Pavarësisht se sa i sinqertë besoni se stafi juaj do të jetë, gjithmonë ekziston mundësia që dikush të tundohet dhe të kalojë kufijtë e sjelljes etike. Sidoqoftë, kur vendosni një marrëveshje kontroll – balance në procedurat kritike, shanset e kujtdo që tenton të kalojë kufinjtë zvogëlohen.

Nëse një punonjës arrin të prishë besimin tuaj duke vepruar në mënyrë jo etike pasi të jenë informuar për kodin e sjelljes së kompanisë, procedoni me pasojat. Nëse një punonjës e falcifikon raportin e shpenzimeve dhe si rezultat asgjë nuk i ndodh asaj/atij, mesazhi i dërguar kolegëve të tjerë është se është mirë të gënjesh edhe për koston e udhëtimit tënd. Nëse në vend të kësaj, punonjësi qortohet për një veprim të tillë, kolegët e tjerë do të dinë që kompania juaj është serioze në lidhje me respektimin e angazhimeve të saj etike.

Mos harroni të tregoni mirënjohje për ata që demostrojnë vlerat që kompania juaj përpiqet të tregojë. Mirënjohja ndaj këtyre individëve përforcon te grupi i gjerë përkushtimin tuaj ndaj etikës.

Një nga mënyrat më të mira për të dekurajuar sjelljen joetike është të udhëheqësh me shembull. Nëse ekipi menaxhues tregon një model sjelljeje, pjesa tjetër e stafit mund të shohë me lehtësi se çfarë pritet prej tyre.

Sigurohuni që ka një kod sjelljeje të shkruar për të gjithë punonjësit dhe që të gjithë të jenë në dijeni të tyre. Keni një deklaratë të misionit të kompanisë që përmend në mënyrë specifike përparësinë e vendosur në sjelljen etike dhe të vlerave të deklaruara.

Është e thjeshtë të punësosh thjesht kandidatin që përputhet më së miri me kualifikimet e duhura për vendin e punës. Ai ka një diplomë të përshtatshme, vite përvojë dhe ka punuar me programin e departamentit. Por, cilat janë vlerat e kandidatit? A është i sinqertë? A është ai i drejtë me klientët dhe bashkëpunëtorët? A mund ti zotërojë ai vetë gabimet e tij? Unë besoj se është e rëndësishme, tani më shumë se kurrë, të punësojmë duke pasur parasysh aplikantët që tregojnë prirje etike.

Trajnimi i etikës mund të jetë një gjë e vlefshme gjatë prezantimit të orientimit në punë. Në këtë trajnim, vëmendje e duhur mund t’i kushtohet qëndrimit të kompanisë për mosdeklarimin e informacionit të pronarit, postimin e komenteve negative në mediat sociale dhe madje edhe mbi detajet e ngacmimit seksual dhe politikave të takimit midis departamenteve të ndryshme.

Së fundmi, sjellja joetike mund dhe prish çdo kompani ose çdo individ. Ia vlen të shpenzosh kohë dhe përpjekje për të krijuar një vend pune etik për të gjithë.

 

  • Revista “Familja”, Shtator 2022 – Përktheu: MSc. Ardela Hyka; Autore: Janine Schindler, MCC