Kujdes! Fëmijët mësojnë prej nesh!

173

Nga Majlinda Qosja

Kur edukojmë fëmijët duhet të tregojmë kujdes se si sillemi kur jemi me to, sepse në çdo moment po ndikojmë në formimin e personalitetit të tyre edhe pse pasivisht. Sa herë ju kërkojmë fëmijëve që të ndërrojnë rrobat e tyre apo të lajnë dhëmbët apo të bëjnë detyrat e shtëpisë, ose ndonjë gjë tjetër në lidhje me higjenën ose mësimet? Nuk ka ndonjë numër të kufizuar, sepse nuk ka ndonjë kufizim për numrin e herëve që ne ju kërkojmë fëmijëve tanë që të bëjnë diçka.

Për shumicën prej nesh, kjo gjë është një pjesë normale e jetës sonë të përditshme. Ne kërkojmë, dhe ju themi bëni këtë, bëni atë dhe në qoftë se jemi me fat, fëmijët tanë bashkëpunojnë pas kërkesës së katërt, ose pas një ngritje zëri ose sherri. Ne ankohemi se fëmijët tanë nuk na dëgjojnë; ndonjëherë pyesim nënat e tjera se si ata sillen me fëmijët e tyre, si ia bëjnë që ata hanë perime, ose kur shkojnë për të fjetur. Konsultojmë libra dhe faqet e internetit në të gjitha orët për të zbuluar ndonjë metodë ose teknikë tjetër që të funksionojë suksesshëm me fëmijët tanë. Dhe ende, fëmijët tanë thjesht nuk dëgjojnë, ose të mos e zmadhojmë kaq shumë nuk dëgjojnë ekzaktësisht atë që ne dëshirojmë ose kërkojmë prej tyre.

Por, ata na vrojtojnë! Ndërsa po i ulërasim atyre, ata po na vëzhgojnë; ndërsa ne po debatojmë me bashkëshortin në lidhje me ndonjë çështje familjare ata përsëri po na vrojtojnë; ndërsa ne pëshpërisim mallkime nën zë ndonjë shoferi që nuk respekton rregullat e qarkullimit, ata përsëri janë aty vigjilentë e na vëzhgojnë; dhe ndërsa ne po bisedojmë me miqtë tanë në telefon, ata janë duke na shikuar. Nëse ju keni fëmijë të vegjël, tashmë e keni kuptuar se ato sillen me lodrat e tyre si sillemi ne në ambientin përreth tyre. Ju i shikoni ata teksa bisedojnë në celularin e tyre lodër që shkëlqen nga dritat e rreme. Ops, fëmijët tanë janë duke na shikuar dhe duke mësuar nga cdo  lëvizje që ne bëjmë, madje edhe kur ata duken sikur nuk e kanë mendjen fare tek ne.

Mësimet që ata mësojnë

1

E vërteta është se ne nuk duhet të shqetësohemi që fëmijët tanë nuk na dëgjojnë. Në vend të kësaj ne duhet të shqetësohemi se ata janë gjithmonë janë duke na shikuar, vëzhguar dhe dëgjuar. Është e vërtetë, se kur i kërkojmë fëmijëve tanë që të fusin në vend lodrat e tyre, ata nuk e bëjnë. Ne ngremë zërat tanë dhe ata ende na injorojnë. Pastaj, ne bëhemi nevrikë dhe bërtasim dhe ata kanë një zemërim të çastit që e zbukurojnë madje edhe me lot të sinqertë. Kjo ndodh sepse ata kanë qenë vrojtues të kujdesshëm të veprimeve tona. Në fakt, sa herë që “i tregojmë/kërkojmë” fëmijëve tanë për të bërë diçka, ne po i japim atyre një mësim. Ne jemi duke u thënë atyre për të bërë një gjë, por ne jemi me të vërtetë duke i treguar atyre se si të bëjnë diçka tjetër. Kur ne bërtasim me zemërim, ne po ju tregojmë  atyre se për të marrë diçka nga dikush, duhet të ulërasim e bërtasim, e kështu ne jemi pasqyra e tyre e përsosur nga ku ata mësojnë çdo gjë në heshtje dhe pa shumë mundim.

Dhe mendoni situatën kur ju jeni duke i dhënë makinës me fëmijët tuaj në shkollë në mëngjes. Një shofer duke nxituar ju pret pret rrugën ose hyn gabim dhe për të shmangur përplasjen ju duhet të bëni një shmangie. “Mos…!” ju bërtisni, duke i këputur edhe ndonjë të sharë. Ju keni vëmendjen vetëm aty dhe keni harruar tashmë fëmijët që janë me ju. Në vend që të reagonit ndryshe dhe të falënderoni Zotin apo t’i tregoni ku qëndroi gabimi, p.sh. ndryshoi korsi, nuk dha sinjalizim ose u kthye drejtë ose kaloi një dritë jeshile. Në vend të kësaj, ne i tregojmë atyre se si të sillen në situata të tilla: pra po i mësojmë që të mallkojnë dhe të ankohen.

Mësimet që duhet të mësojmë, që të jemi prindër të mirë.

Është pothuajse e pamundur që të trajtohet çdo situatë në çdo ditë në një mënyrë që t’i mësojmë fëmijët tanë. Por, nëse ne jemi të vetëdijshëm për mundësitë (dhe rreziqet e afërt) të situatave të tilla, ne mund të paktën të bëjë maksimumin në qartësimin e situatave. Për shembull, ne e dimë se për të disiplinuar fëmijët tanë është një nga aspektet më sfiduese. Dhe, gjatë një ditë të disiplinimit, ne e gjejmë veten duke bërtitur, duke u zemëruar, duke sharë dhe më pas kërkojmë ndjesë ose ndiejmë një lloj pendimi për fjalët në zemërim e sipër. Në qoftë se ne mund të shohim veten në mënyrën që fëmijët tanë na shohin ne, mund të kemi një shans të mësojmë që të sillemi edhe më mirë.

Epo, natyrisht, ne nuk mund ta shohim veten dhe rrallë mund të ndalojmë në mes të inatit dhe zemërimit, por mund të përgatitemi për këto momente. Në qoftë se ne mund të vendosim para kohe se çfarë dhe si të edukojmë fëmijët tanë, ne mund të krijojmë një lloj plani për situata të tilla. Për shembull, ne duam që fëmijët tanë të mësojnë se nuk duhet të bërtasin që të dëgjohen për ndonjë situatë të krijuar. Kështu ne duhet që butësisht të zgjidhim një situatë konfliktuale në shtëpi.

Mësimet që mësojmë

Nëse bëjmë një përpjekje të vetëdijshme për të kujtuar se fëmijët tanë janë duke na shikuar, vrojtuar dhe duke mësuar pasivisht ga sjellja jonë, kjo gjë do të na mbajë ne nën kontroll. Ne do të ngurrojmë në mënyrat tona të ashpra, do të flasim më butësisht dhe ëmbëlsisht, do të kontrollojmë emocionet tona, sepse në fund të fundit e kemi kuptuar se fëmijët tanë, kanë filluar të sillen si ne duam që ata të sillen. Me fjalë të tjera, ky është një cikël që përfundimisht trajnon prindërit dhe fëmijët e tyre në drejtim të sjelljes së mirë dhe përmbajtjes emocionale. Në qoftë se ne e dimë se fëmijët tanë janë duke shikuar çdo lëvizje tonë, ne do të jemi të ndërgjegjshëm se me sjelljen tonë kemi vendosur një shembull mbi atë sjellje. Pastaj, fëmijët tanë do të modelojnë se sjellja e mirë në thelb gjithmonë fiton.

F100004831

Bërja e premtimeve është një nga çështjet që shkaktojnë situata të vështira për prindërit duke u përpjekur që prindërit të modelojnë sjellje të mire.

Është e lehtë për të bërë premtime, por është edhe më e lehtë kur i thyen ato premtime dhe nuk i mban. Shumë herë prindërit bëjnë premtime sa për të kaluar situatën dhe më vonë ata nuk nuk mund ta mbajnë fjalën e tyre. Ndonjëherë, ata madje edhe harrojnë se i kanë bërë ato premtime. Sa herë i keni thënë fëmijës tuaj: “Po, po, unë do ta blej ose unë do ta sjell së shpejti”, vetëm për të mbajtur fëmijën të qetë? Momenti kur fjalët dalin nga goja jonë, duhet të konsiderojmë atë premtim dhe madje ta mbajmë shpejt, sepse po ndikojmë në personalitetin e fëmijës tënd.

Një fëmije i keni premtuar një çmim të lakmuar/ një lodër, ai kurrë nuk do ta harrojë atë premtim dhe madje do t’jua kujtojë herë pas here dhe me padurim do të presë mbajtjen e premtimit. Pjesa më e madhe e sjelljes sonë varet nga qëllimet tona. Nëse vërtetë ju doni t’ia blini lodrën, bëni të pamundrën që t’ia blini, sepse ju kështu po e mësoni që të mbani një premtim dhe një amanet. Pra, në dukje është diçka e thjeshtë por që ka ndikim në edukimin e fëmijës suaj. Nëse ju nuk nuk planifikoni ta bleni atë, atëherë bëni mirë që as mos guxoni të premtoni.

Një premtim i pambajtur mund të çojë më tej në thellësitë e mosbesimit të fëmijës suaj. Kur fëmijët i çon në premtime të rreme, është një mënyrë e garantuar për të shfaqur tek fëmijët një  sjellje që ata nuk do ta harrojnë dhe ndoshta do ta imitojnë kur të rriten. Në projektimin e së ardhmes të fëmijëve ne po luajmë mjë rol të rëndësishëm dhe po ndikojmë furishëm me sjelljen tonë. Pse të përjetësojmë sjelljen tonë tek fëmijët tanë në jetën e tyre? Duke pasur parasysh që fëmijët tanë nuk janë vetëm duke na shikuar, por njëkohësisht janë duke mësuar nga ne! Kjo duhet të jetë arsye e mjaftueshme për ne që të ndryshojmë sjelljen tonë para se të lëmë gjurmët tona për keq, në formimin e karakterit dhe personalitetit të tyre.

Revista “Familja”, prill 2017