Kujdesi i Kuranit dhe i Sunetit për ndjenjat e gruas

57

Vjen në gjuhën shqipe botimi më i ri i SHKG me titull: “Kujdesi i Kuranit dhe i Sunetit për ndjenjat të gruas”, me autore dr. Maha al-Jarallah.

Ky libër është disertacioni i studiueses Maha Al –Jarallah, e cila nëpërmjet këtij studimi ka marrë titullin doktor. Ajo është me origjinë kuvajtjane dhe aktualisht është profesoreshë në Universitetin e Kuvajtit.

Kujdesi i Kuranit dhe i Sunetit për ndjenjat e gruas - Cover-3d-1Ky libër nuk e trajton çështjen e gruas nga të gjitha aspektet e saj, por trajton një pikë të caktuar të jetës së gruas, dhe nëpërmjet këtij këndvështrimi hedh dritë mbi të gjitha aspektet e jetës së saj, në një formë origjinale dhe nën një titull po ashtu origjinal: “Kujdesi i Kuranit dhe i Sunetit për ndjenjat të gruas”. Me anë të këtij titulli arrijmë të kuptojmë se autorja është shumë e ndjeshme dhe i qaset një pike që burrat janë shumë neglizhentë.

Ky lëvrim vlen për të gjitha gratë dhe të gjithë burrat, për të gjithë bashkëshortët dhe bashkëshortet, për djemtë dhe për vajzat, për baballarët dhe për nënat. Të gjithë ata duhet që ta lexojnë këtë libër. Aty tregohet për mënyrën e butë me të cilën Allahu i Madhëruar ua ka vënë në dukje bijve të Ademit (alejhi selam) disa aspekte shumë të rëndësishme. Nëse i kthejmë sytë dhe i marrim në konsideratë këto aspekte, atëherë marrëdhënia midis dy gjinive do të jetë shumë e balancuar dhe e harmonizuar dhe do të japë të gjitha frytet e mira.

Me këtë libër ajo ka dashur të hedhë dritë mbi etapat e jetës së gruas, qoftë mbi etapën foshnjore dhe paramartesore, qoftë mbi atë të jetës bashkëshortore dhe amësore, si dhe për rregullat dhe ligjet, të cilat përkujdesen në shkallë të larta për ndjenjat e gruas.

Ky studim qartëson sesi Kurani i Madhërishëm dhe Suneti i pastër është përkujdesur për ndjenjat e femrës, nëpërmjet meditimit të thellë të ajeteve dhe të haditheve dhe në këtë kontekst me një metodologji të veçantë.

Kujdesi i Kuranit dhe i Sunetit për ndjenjat e gruas - Cover-3d-2Punë metodike strikte, e cila fillon me ajete kuranore, ose me ajete dhe me hadithe, ose vetëm me hadithe. Pastaj përmendet kuptimi i fjalëve në etimologji dhe në terminologji. Pastaj studiuesja hedh një vështrim tematik mbi këto tekste. Ajo analizon, arsyeton dhe bën komente. Ajo, gjithashtu përmend shkaqet dhe dukuritë e më pas konkluzionet e përftuara nga këto argumente, për sa i përket ndjenjave të gruas. Autorja paraqet gjithmonë këndvështrimin e saj në lidhje me temën në fjalë dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Ky studim është gjithëpërfshirës, deri aty sa i ngjan një enciklopedie të vogël për çështjet e gruas muslimane. Kjo e bën atë të zërë boshllëkun, që gjendet në bibliotekën islame përsa i përket kësaj tematike.

Autorja nuk merret thjesht me nocionet abstrakte, por ajo studion atë që i bën dobi gruas dhe burrit musliman. Gjuha e saj është edukuese dhe orientuese. I gjithë përkushtimi i saj është t’i japë përgjigje pyetjes esenciale: Si duhet të jetë marrëdhënia ndërmjet bashkëshortit dhe bashkëshortes?

Autorja Al-Jarallah është një model për nxënëset e dijes. Ajo nuk ndjen lodhje në kërkim të saj dhe sakrifikon për të. Shpresojmë që kjo punë t’u vlejë të gjithë lexuesve.

Titulli: Kujdesi i Kuranit dhe i Sunetit për ndjenjat e gruas

Autore: Dr. Maha Al-Jarallah

Përkthyes: D. Sheshi, M. Estrefi, D. Karaboja,Y. Tafa

Redaktor: Dëshir Sheshi

Recensent: Alban Kodra

Korrektor gjuhësor: Malvina Treshniku, Armida Plumbi

Faqosja & kopertina: Ilmi Shahu

Botues: Shoqata Kulturore “Gruaja”

Janar-Shkurt 2014