Kuriozitete      

71

A e dini se?

  • Peshku fluturues

Ky peshk fluturon mbi ujë si një zog i vërtetë.

Emri i tij na bën të kuptojmë se është unik në llojin e tij. Ai fluturon nga një vend në një tjetër, zakonisht për të shpëtuar nga grabitqarët.

Por si fluturon ai?

Në trupin e tij gjenden disa pendë të ngjashme me ato të zogjve, falë së cilave ngrihet në ajër. Për të dalë nga uji, ky peshk tund bishtin rreth 70 herë në sekondë. Sapo del përplas krahët për të vazhduar më tej. Për t’u rikthyer në ujë ai thjesht mbledh krahët dhe zhytet. Për të ndërruar drejtimin ai ul bishtin në ujë dhe e lëviz atë sipas drejtimit që dëshiron.

Ku gjendet ky peshk?

Peshku fluturues jeton në oqeane, në fakt në ujërat rrotull tij, pasi zakonisht kërkon ujë me temperaturë pak më të ngrohtë.

  • Kandili i detit

kandili-i-detit-nje-magji-e-jashtezakonshme-reflektimi-8

Kandili i detit ekziston që prej 650 milionë vjet më parë, që do të thotë se është po aq i vjetër sa peshkaqenët dhe dinozaurët. Rreth 95% e kandilit të detit përbëhet nga uji.

  • Peshkaqeni i bardhë

white-shark-02-618x480

Ky peshkaqen është peshku më i rrezikshëm grabitqar në botë. Ai është 4 deri 6 metra i gjatë dhe pesha e tij është 1000-1900 kg. Peshkaqeni i bardhë mund të dëgjojë dridhjet e tingujve edhe nga një distancë të madhe. Gjithashtu, peshkaqeni i bardhë është një kafshë e pajisur me organet shqisore më të ndjeshme ndaj çdo frekuence.

Foleza jeshile, nr 23