Kush ishte Maria Montessori -krijuesja e Metodes Montessori

123
Maria Montessori eshte krijuesja e Metodes Montessori qe sot perdoret ne mijera shkolla perreth botes.

Maria u lind ne Itali, me 1870. Nena e saj rridhte prej nje familje akademike dhe per kohen e saj ishte nje grua e arsimuar mire. I ati i Marise rridhte nga nje familje e shquar me kendveshtrime me tradicionale per rritjen e femijes se tij te vetem.

E gjitha filloi ne shtepine e Marias ku nena e saj e linte te eksploronte dhe zbulonte gjerat qe i interesonin. Ajo mbeshteti dhe deshiren e Marias per te studiuar Matematike dhe Shkence, qe ishin fusha te dominuara nga meshkujt si shumica e degeve ne ate kohe. Qe nga ky cast e deri kur diplomon Maria has ne veshtiresi te panumerta per te vetmen arsye qe ishte femer. Pavarsisht te gjithave ajo diplomon me 1896 duke u bere e para femer qe diplomon si doktoreshe ne mjekesi.

d42512ee60b57dd850a5994b817295a5

Pak kohe me vone Maria u kerkua te merrte drejtimin e “Shtepise se Femijes” ne Rome, qe e kishin krijuar si vend qe prinderit te linin femijet kur shkojne ne pune. Maria morri persiper 50 deri 60 femije deri ne moshen 6 vjeqare te cilet ishin pergjithesisht jashte kontrollit dhe shfaqnin shenja te neglizhimit: agresivitet, te qara dhe jorehati.

Maria fillon duke perfshire femijet me te medhenj per te ndihmuar ne punet e perditshme te shtepise. Duke perdorur materialet qe ka, ajo zhvillon shqisat e femijeve dhe duke lene te lire secilin te zgjedhe vete me cfare do kaloje kohen ajo meson si te ndihmoje cdo femije individualisht. Shpesh kur i thonin prinderit qe i meson mire femijet, ajo ua kthente qe femijet e mesojne ate. Sepse vetem duke i pare me kujdes interesat e tyre dhe duke i njohur ajo dinte si tu ndihmoje.

Rezultati qe shfaqi kjo shtepi femijesh beri njerezit dhe institucionet arsimore kurreshtar per metoden qe ajo perdor. Keshtu ajo filloi te jepte trajnime perreth botes. Dhe sot Metoda Montesori njihet dhe perdoret nga shkolla te moshave te ndryshme ane e mbane botes.

Maria nderroi jete me 1952 ne Holande.

pic