Ky është restoranti më antik në botë

100

Ky është restoranti më antik në botë Ky është restoranti më antik në botë Ky është restoranti më antik në botë.
Quhet “Botín”. Është hapur qysh në vitin 1725. Hemingëay e konsideronte si një nga restorantet më të mirë në botë. Shumë njerëz të famshëm kanë vizituar sallat e tij, si Fitzgerald dhe Capote. Gjendet në kryeqytetin spanjoll dhe është restoranti më antik në botë që vazhdon ende sot aktivitetin dhe për këtë arsye ka hyrë edhe në librin Guinness.


“Restaurante Botín” ka një histori të pabesueshme. Kohët e fundit është mbyllur për motive ristrukturimi (vetëm për 5 ditë). Salla më e vjetër e restorantit, ajo e nëndheshmja, daton në shekullin e 16-të. Ndërtesa e “Botín” është ndërtuar në vitin 1590, por në fillimet e viteve 600 historia fillon të marrë formë.
Një kuzhinier francez Jean Botín, mbërriti në Spanjë në këtë periudhë dhe pasi u martua me një grua austriake, hapi një tavernë në këtë zonë. Gjatë këtyre viteve në taverna shitej verë, ndërsa të “shisje” ushqim ishte e ndaluar, kështu që klientët mund të merrnin diçka nga shtëpia.

Në vitin 1725, nipi i gruas së Botín trashëgon tavernën dhe ristrukturon ndërtesën, duke ndërtuar edhe një sobë druri që vazhdon të funksionojë edhe sot. Ndërsa në fillimet e viteve ‘900 restoranti kalon në duart e familjes Gonzales, të cilët e kanë trashëguar aktivitetin brez pas brezi, deri në ditët e sotme.

“Botín” është një restorant i thjeshtë, i cili është përpjekur të ruajë pamjen dhe atmosferën e një periudhe të hershme. Është një vend shumë mikpritës, ku e gjithë vëmendja përqendrohet te klienti. P
ër gatim, zakonisht përdoret furra e drurit dhe pjatat që shërbehen janë ato të traditës kastiliane. Nëse ju rastësisht kaloni aty dhe gjeni një vend të lirë, nuk duhet të largoheni pa provuar gjoksin e derrit, apo krahët e qengjit, të gatuar në mënyrë speciale.

Përpos këtyre, të famshëm këtë restorant e kanë bërë edhe personazhe shumë të njohur ndër vite, si piktori Goya, shkrimtarët Fitzgerald dhe Capote, por ai që ishte një frekuentues i rregullt, si dhe mik i pronarit ishte Ernest Hemingway. Duhet t’i ketë pëlqyer shumë ky vend aq sa e ka zgjedhur edhe për të ambientuar skenën finale të romanit të tij “Dhe dielli lind përsëri”.