Ky shi nuk e fshiu dot mallin tim

281

Malli është i vetmi që kurrë nuk fshihet.

Dikur u strukja në letrën e lapsin.

Më shëronte.

Më sillte afër me çfarëdo që une doja apo ëndërroja,

Sot,

as vargjet nuk ndihmojnë.

As imagjinata,

vizatimet,

ëndrrat me sy hapur.

As nuk dua ta prek atë laps më,

i cili nuk ndryshon asgjë.

Përse duhen kaq shumë njerëzit?

Aq sa t’i kujtosh nëpër ëndrra,

Nëpër hije e silueta fytyrash rrugëve.

Shpreson mos diku do i shohësh

të qëndrojnë para teje.

Për çudi, sot qenka edhe shi,

Shi që bie qetë,

Rrëshqiturazi merr çdo gjë,

Fshin çdo mjegull e pluhur,

Por prap,

ky shi nuk e fshiu dot mallin tim.

little-girl-628144_960_720

Mjerim!

Perden e errësirës së heshtur

Grisin jonë zërash të mekur.

Të braktisur, të pajetë

Nën rrënoja e shpërthime.

Une, ti nga ekrani shikojmë

Dëgjojmë zëra që thërrasin

Lutje nënash e fëmijësh

Ëndrra pëllumbash tek marrin vrapin.

Bota hesht sikur asgjë s’ndodh.

Nuk dëgjon tokën tek rënkon.

Lumenj gjaku kudo vërshojnë,

Lot fëmijësh të pafajshëm.

Të dobët e të pafuqishëm,

zemra lutet plot trishtim;

Zot shpërbleji shpirtrat e tyre me Xhenet!

Amin!

Revista “Familja”, dhjetor 2016