Lexo!

144

 

Lexo! Lexo me emrin e Zotit tënd

udhëzimin më të mirë në jetë.

Dhe kurrë mos e shko nëpër mend,

të mos e quash të vërtetë.

 

Lexo rob, pas kësaj bote i harruar!

Fjalën e Zotit tënd lexo!

Se shpirt e zemër ka për t’u ndriçuar

dhe sipas Tij të jetosh, mëso!

 

I Madhërishmi na lajmëroi

me të shenjtin Kuran.

E mjerë për atë, që s’dëgjoi

Fjalën, që zemrat i shëron.

 

Lexo o i padituri iluzionar,

Librin më të bukur, që duhet të lexosh!

Jetën tënde në fije peri mos e var.

Fundi i saj do të vi kur s’do e kuptosh

 

Lexo dhe mëso kuptimin më me vlerë!

Nën dritën e Kuranit zemrën ndriço!

Me të jeton i qetë …jeton dhe me nder

dhe tjetër udhëzues për veten mos kërko!

 

Kur shpirti, o rob i Zotit, të jetë thyer,

ti kthehu me zemër të penduar!

Se zemra jote është më e vyer,

kur Librin e Lartë e ka zbatuar.

(Dorina Behari)

 

Rev. Familja, korrik -gusht 2015