Libri për fëmijë “Piktori i vogël”

249

Për të gjithë fëmijët e apasionuar pas pikturës dhe vizatimit, vjen për ta botimi më i ri i Shoqatës Kulturore “Gruaja” me titull “Piktori i vogël”.

Ilustrime që presin fantazinë e vogëlushëve për kombinimin e ngjyrave.

Qëllimet dhe funksionet e këtij libri janë të shumëfishta.

Feja islame bazohet në tridhjetë e tre kushte. Të gjitha kushtet e saj paraqiten të ilustruara me tekst të shkurtër sqarues duke iu përgjigjur paraqitjes me figura.
Ky libër shërben për të afruar dhe për të qartësuar themelet e ideve fetare.

Ai nëpërmjet mesazhit që mbart, përpiqet t’u tregojë fëmijëve për rregullat dhe zakonet e mirësjelljes, si p.sh.: si të kemi një përshëndetje të rregullt, si të respektojmë të tjerët, si të jemi të sinqertë, të përpiktë, të zbatojmë rregullat e higjenës, njohja me vlerat shpirtërore që i ofron feja njeriut, njohja me dispozitat fetare etj.

Me fjali të qarta dhe të thukta për themelet e fesë, me përmbajtjen plot devocion të vargjeve fetare dhe të ilustrimeve që dominojnë në këtë libër, paraqiten parimet më të rëndësishme islame.

Libri “Piktori i vogël” ndahet në gjashtë kapituj të cilat bazohen në kushtet e ndryshme islame si: kushtet e Imanit, të Islamit, të abdesit, të tejemumit, të guslit dhe kushtet e namazit.
Shpresojmë që nëpërmjet këtij libri të rritet interesi për mësimdhënien e besimit tonë të bukur islam.

Cover-Piktori i vogelTitulli: Piktori i vogël

Teksti dhe ilustrimet: Xhemal Daciq

Vargjet: Selman Liaçeviq

Lektor: Azra Glavatoviq

Përgatitja teknike: Emil Shabo

Përktheu: Haxhi Ismail Dizdari

Redaktor letrar: Krenita (Hakrama) Xhaferi

Design & layout: Ermelinda (Agalliu) Kurti

Nr. faqeve: 68

Botues: Shoqata Kulturore “Gruaja”

Shtypi: Shtypshkronja “Mileniumi i ri”

ISBN: 978-9928-4220-4-0