Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

56

Në prill të vitit 2010-të, në qytetin e Kavajës, me iniciativën dhe mbështetjen e tri OJF-ve islame,  përkatësisht shoqatave “Visare” “Agu” dhe “AIITC”, u organizua një seminar me temë: “Daveti dhe bashkëpunimi, përgjegjësi morale dhe hyjnore”.

Në këtë takim morën pjesë një grup i madh hoxhallarësh nga e gjithë Shqipëria. Ndër të tjera nga ligjëruesit në këtë seminar, u theksua rëndësia e frymës së bashkëpunimit, të konsultimit, bashkimit dhe të organizimit mes hoxhallarëve të Shqipërisë. Seminari u prit shumë mirë nga të pranishmit dhe u kërkua që kjo frymë të mos mbetet vetëm në organizime të tilla takimesh, por të vazhdojë edhe më tej.

Ky grup diskutimi dakordësoi parimisht për domosdoshmërinë e krijimit të një reference unike fetare për muslimanët e Shqipërisë, ku do të unifikohen sa të jetë e mundur fetvatë (opinion juridik i një dijetari apo një grupi dijetarësh në lidhje me çështjet e legjislacionit islam) dhe qëndrimet fetare, karshi problematikave madhore, me të cilat përballet feja islame në këto troje. Kjo erdhi pas konsultimeve akademike nën frymën e argumentit dhe realitetit që na rrethon. Me fjalë të tjera muslimanët në vendin tonë kanë nevojë të unifikojnë diskursin e tyre fetar, ose ndryshe ligjërimin e tyre publik të Islamit dhe kjo do të jetë një nga sfidat më të vështira  dhe të  vazhdueshme, me të cilën do të përballet Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë.

Një qëllim tjetër i themelimit të Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë është dhe ngritja e figurës së hoxhës, duke i dhënë atij vendin e merituar në shoqëri.

562986_605306556180478_985732624_nNë shtator të vitit 2010-të, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë legalizohet me vendim të Gjykatës së rrethit Gjyqësor, Tiranë. Gjithashtu, Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë është grupimi më i madh që merret me hoxhallarët me shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë. Deri tani Lidhja e Hoxhallarëve e ka përqëndruar punën e saj në hartimin e platformës strategjike të saj të konkretizuar në projekte të ndryshme afatshkurtër dhe afatgjatë, për të cilat shpreson të gjejë mbështetje të gjerë brenda kufijve të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj periudhe të shkurtër janë marrë kontakte me anëtarë të saj në rrethe të ndryshme të vendit, duke u sqaruar atyre objektivat dhe synimet e saj. Po gjatë kësaj periudhe është mbledhur një shumë modeste e sadakave dhe zekatit nga besimtarë të ndryshëm, të cilat u janë shpërndarë disa prej hoxhallarëve në nevojë. Dhe kjo është një nga qëllimet e themelimit të LHSH- së.

Disa prej objektivave të LHSH -së janë:

  • Ndërtimi i një strukture shpirtërore refereruese islame për hoxhallarët dhe besimtarët muslimanë shqiptarë, për të rigjallëruar pozitën shpirtëror të hoxhallarëve dhe besimtarët muslimanë, për të eliminuar shkaqet e përçarjes mes tyre, për t’u interesuar e përkujdesur dhe mbështetur ata në çështjet dhe problemet e tyre dhe për të paraqitur zgjidhjet e duhura fetare dhe ligjore, në përputhje me zgjidhjet që ofron feja islame, aktualiteti dhe legjislacioni shqiptar në fuqi.
  • Nxjerrja dhe publikimi i fetvave (opinion juridik i një dijetari apo një grupi dijetarësh në lidhje me çështjet e legjislacionit islam) dhe kërkimeve shkencore islame për ato çështje dhe ngjarje me të cilat përballen besimtarët dhe përcaktimin e qëndrimeve që ata duhet të mbajnë ndaj tyre.
  • Shpalosjen e madhështisë së fesë islame, universalitetin, elasticitetin, mjaftueshmërinë e saj në zgjidhjet që ajo ofron për çdo çështje dhe ngjarje të re që hasin njerëzit në çdo kohë dhe vend.
  • Ngritjen profesionale dhe intelektuale të hoxhallarëve, predikuesve dhe individëve që punojnë në fushën fetare dhe çdo gjë që ka lidhje me fenë, për të rritur performancën dhe efikasitetin në aktivitetin e tyre në këtë drejtim me anë të kurseve, seminareve dhe trajnimeve të ndryshme profesionale në këtë drejtim.
  • Mbrojta e imazhit të Islamit, të Profetit të tij dhe muslimanëve nga çdo cënim i dinjitetit të tyre, si shpifjet, fyerjet, paragjykimet dhe islamofobia, me çdo rrugë dhe mënyrë të ligjshme që njeh feja dhe ofron legjislacioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar.

402699_460430107334791_1055674195_nMe rastin e fatkeqësisë së përmbytjeve në Shkodër, është bërë një vizitë në Myftininë e këtij qyteti në shenjë ngushëllimi dhe solidariteti me zonat e përmbytyra dhe më pas është dhuruar një shumë e konsiderueshme e mbledhur nga kontributet e besimtarëve në ndihmë të xhamive dhe njerëzve të dëmtuar. LHSH- ja ka bërë një deklaratë publike, duke treguar qartë pozicion juridik islam rreth mbulesës islame. Kjo deklaratë është publikuar në shume media vendase dhe të huaja. Për nder të ketij obligimi madhor, lidhja ka organizuar një simpozium në qytetin e Kavajës me temë: “Mbulesa islame, obligim dhe nder”. E gjithë kjo është një pjesë e vogël krahasuar me platformën dhe strategjitë tona dhe asaj që ne kemi marrë përsipër të realizojmë në dobi të Islamit. Për këtë arsye, na nevojitet ndihma e sinqertë e të gjithë besimtarëve, duke filluar që nga lutjet e tyre, heqja e paragjykimeve dhe çdo kontribut tjetër në dobi të qëllimeve të shenjta islame.

 Rev. Familja, prill 2015