Mënyrat natyrale si të trajtojmë infeksionet vaginale dhe urinare

336

Sinjalet që na dërgon trupi është gjuha me të cilën flasin organet tona. Skuqjet, irritimet, puçrat, infeksionet e lehta apo dhimbjet janë shenja paralajmëruese që diçka nuk shkon me organizmin tonë. Nëse do të mundnim t’i kuptonim këto të fundit si duhet të jeni të sigurtë, që shumë probleme shëndetësore do t’i trajtonim në kohë. Vagina është një nga organet që gjithashtu mund të “flasë”, por shumë femra nuk e kuptojnë. Për këtë ju vjen në ndihmë Living duke ju përkthyer gjuhen e shqetësimeve vaginale dhe metodat natyrale të trajtimit.

Lëngu i boronicës mund të trajtojë infeksionet e traktit urinar, pasi lëngu përmban komponime që ndalojnë bakteret të ngjiten pas murit të fshikëzës urinare. Çaji jeshil gjithashtu ndihmon në trajtimin e infeksioneve urinare.

green-tea-in-a-cup
Për infeksionet vaginale
Një vaginë e shëndetshme është shtëpia e lactobacillus, një lloj bakteri i mirë që ndihmon indet tuaja të ruajnë një nivel të shëndetshme pH. Përdorimi i antibiotikëve, menopauza, diabeti apo edhe terapite hormonale çekuilibrojne mjedisin e bakterve te shëndetshme dhe na vendosin në rrezik.
Fatmirësisht, duke ngrënë ushqime të pasura me probiotike si kos i thjeshtë, lakër turshi mund të rivendosim ekuilibrat midis baktereve të shëndetshme dhe atyre jo të shëndetshme. www.living.al