Mësim-besimi dhe shkolla publike

42

Nga Roald A. Hysa

Marrëdhëniet midis fesë dhe shtetit janë krijuar në mënyra të ndryshme në vende të ndryshme. Në të shumtën e rasteve, këto marrëdhënie janë rezultat i një zhvillimi të gjatë historik në një kontekst specifik socio-kulturor e politik dhe para së gjithash duhet që të sqarohen e kuptohen si të tilla.

Po bëhet një kohë e gjatë, që një pjesë e konsiderueshme e shoqërisë shqiptare vuan simptomat e një degradimi psiqik e moral me rrjedhojë  prezencën e  dukurive të tilla, si zvetënimi moral, shkatërrimi i familjes  si qeliza bazë e shoqërisë, rritja e kriminalitetit në përmasa të papara ndonjëherë në vendin tonë, deri tek krimi i organizuar, përhapja e prostitucionit, trafikimi i drogës dhe qenieve njerëzore, shtimi në përmasa të frikshme i hakmarrjes dhe gjakmarrjes, korrupsioni i përhapur gjerësisht në Administratën Publike, në sistemin arsimor, atë mjekësor, e sidomos në sistemin e drejtësisë  etj.

Është e padyshimtë, se shkaku kryesor i një situate të tillë të shoqërisë shqiptare e ka fillesën në periudhën e diktaturës komuniste pothuaj gjysëmshekullore, kur dy brezni shqiptarësh u privuan nga besimi në Zotin (xh.sh.) e urdhëresat e Tij, dhe atyre iu imponua një edukim intensiv me idetë e ateizmit e të një materializmi ekstrem.

Kjo që po kërkohet nuk përbën një model të ri, i cili nuk është aplikuar ndonjëherë, apo nuk aplikohet aktualisht në ndonjë vend të botës, përkundrazi  ka shembuj të shumtë për të argumentuar këtë kërkesë. Bëhet fjalë ndër të tjera për vende të konsideruara simbole të demokracisë, si SH.B.A., Britania e Madhe, Italia, Austria, Danimarka, Norvegjia, Finlanda etj., ku feja është e ndarë nga shteti.

Aspekti i rëndësisë së zbatimit të kësaj lënde në personalitetin e njeriut në shumicën e shteteve evropiane është e pranishme dhe në asnjë mënyrë nuk është shkelje kushtetuese. Feja është e një rëndësie të gjerë e madhore për një shoqëri të lirë demokratike. Zbatimi i lëndës fetare do të ndikojë në fuqizimin e dijes dhe njohurisë, moralit, shëndetit dhe do të ndikojë në parandalimin e narkomanisë, alkoolit, vetëvrasjeve dhe marrëdhënieve të hershme seksuale.

Ne e shohim aplikimin e lëndës fetare si një projekt i një rëndësie të veçantë kombëtare dhe fetare, duke marrë njohuri për bazat e fesë së cilës i përkasin. Lënda e Edukatës Fetare duhet të analizohet dhe studiohet mirë, të përpilohen kurrikula të mirëfillta për parandalimin e dukurive negative që e kanë kapluar shoqërinë shqiptare. Mund të merret për bazë modeli i mësim besimit që aplikohet në Austri, Kroaci apo Bosnjë, duke iu përshtatur specifikave tona, me ç’rast rinia jonë do të ishte sa më larg alkoolit, drogës e prostitucionit. Fëmijët tanë lirshëm duhet të mësojnë për fenë e tyre të cilës i përkasin, me ç’rast do të kthejnë vetëbesimin e tyre të nëpërkëmbur.

Aspekti i rëndësisë së zbatimit të kësaj lënde në personalitetin e njeriut në shumicën e shteteve evropiane është e pranishme dhe në asnjë mënyrë nuk është shkelje kushtetuese. Feja është e një rëndësie të gjerë e madhore për një shoqëri të lirë demokratike. Zbatimi i lëndës fetare do të ndikojë në fuqizimin e dijes dhe njohurisë, moralit, shëndetit dhe do të ndikojë në parandalimin e narkomanisë, alkoolit, vetëvrasjeve dhe marrëdhënieve të hershme seksuale. Në sistemin arsimor shqiptar mësim-besimi si lëndë ka qenë i pranishëm edhe në të kaluarën, posaçërisht në fillore deri edhe pak vite pas ardhjes në fuqi të regjimit monist pas vitit 1944. Risjellja e tij në jetë kërkon përpjekje dhe mund, por kjo do të sillte një fuqizim të mëtejshëm të arsimit dhe ngritjen e individit mbi vlerat morale të shëndosha, të cilat burojnë nga feja. Janë pikërisht këto vlera universale si nderi, ruajtja e jetës, e pasurisë, e shëndetit, të cilat do t’i shërbejnë gjerësisht shoqërisë, në një kohë kur kjo shoqëri po largohet edhe më tepër nga format kolektive drejt asaj individuale. Prandaj jo vetëm ne si shoqëri muslimane e shohim të dobishme mësimbesimin, por kjo do t’i sillte dobi në përgjithësi shoqërisë njerëzore dhe do të sillte kohezionin e nevojshme brenda grupeve të ndryshme sociale.

Po ashtu familja do të ngrihej mbi bazën e themeleve të shëndosha individuale. Institucioni i familjes luan një rol mjaft të rëndësishëm në shoqëri. Familja është njësia themelore e kësaj shoqërie dhe e çdolloj shoqërie njerëzore. Ajo organizohet në mënyrë të tillë që mund të sillet si një shoqëri e vogël. Duke pasur individë të mirëedukuar atëherë dhe familja do të shëndoshej pak nga pak duke iu larguar problemeve e dhimbjeve sociale.

 Rev. Familja, shkurt 2015