Mësimi i gjuhëve të huaja trend apo domosdoshmëri?

65

Ne jetojmë në një botë që po globalizohet dhe është domosdoshmëri tashmë dhe jo trend që të mësosh një gjuhë të huaj. Tri janë arsyet kryesore për domosdoshmërinë e mësimit e gjuhës së huaj: zhvillim në karierën tuaj, mëson për kulturën e vendit gjuhën e të cilit ti meson dhe mëson madje shumë mirë dhe gjuhën mëmë. Shumë e më shumë lajmërime për vende pune që kërkojnë si kriter kryesor jo më tashmë vetëm një gjuhë të huaj por madje një të dytë, të tretë apo madje edhe një të katërt. Për më të tepër nuk ka dyshim se mësimi i gjuhëve të hujaja është tërësisht pozitiv dhe është shumë e rekomandueshme që të njohësh më shumë se një gjuhë. Nëse njerëzit do të ishim multilingual, bota do të ishte më e lumtur dhe më e begatë.

“ Një gjuhë e huaj është një armë e rëndësishme në luftë për jetën” një moto që shpjegon më së miri rëndësinë e gjuhëve të huaja. Familjet janë të ndërgjegjësuara sa i përket lidhjeve të drejtpërdrejtë të një edukimi të mirë. Të mësuarit e një gjuhe të huaj është më shumë se një zë në CV_në ose një mjet praktik dhe i domosdoshëm për të udhetuar nëpër botë. Zotërimi i një gjuhe të dytë të bën më të zgjuar, më të vendosur dhe më të aftë. Sipas studimeve psikologjike, të folurit në dy ose më shumë gjuhë të huaja është një pasuri e madhe për zhvillimin e trurit të njeriut. Mendja e njerëzve bilingual funksionon ndryshe nga ajo e folësve të një gjuhe të vetme (monolingual) dhe njerëzit bilingual përfitojnë nga disa dobi mendore që ju shtohen si pasojë e studimit të gjuhës së huaj.

  1. Zotërimi i një gjuhe të huaj të bën më të zgjuar

Truri sfidohet gjithashtu të komunikoj në sisteme të ndryshme gjuhësore. Studentet bilingual kanë prirjen të performojnë më mirë në provimet e përgjithshme se sa bashkëmoshatarët e tyre që flasin vetëm një gjuhe.

  1. Zhvillimi i aftësisë për të kryer shumë punë njëkohësisht (multitasking)

Individët multilingual të cilët flasin më shumë se dy gjuhë të huaja, dhe veçanërisht fëmijët, janë të aftë në të shkëmbyerit midis dy sistemeve të të folurit, të shkruarit dhe strukturave gjuhësore.

  1. Parandalim i sëmundjes Alzheimer dhe çrregullimeve kronike mendore

Janë kryer disa studime mbi këtë temë dhe rezultatet kanë qenë të qëndrueshme. Për të rriturit monolingual, mosha mesatare e shfaqjes së simptomave të para të çrregullimeve mendore është 71.4, kurse për të rriturit bilingual mosha mesatare e shfaqjes së simptomave është 75.5. Kërkimet merrnin parasysh faktore të tillë si niveli arsimor, të ardhurat financiare, gjinia apo shëndetin fizik.

  1. Përforcimi i kujtesës

Të mësuarit një gjuhe të huaj përfshin të mësuarit përmendesh të regullave gramatikore dhe fjalorit, aktivitete të cilat e forcojnë “muskulin” mendor. Ky lloj ushtrimi i mesimit përmendesh përmirëson kujtesën në përgjithësi dhe studentet bilingual janë më të mire në të mbajtur mend sisteme renditjesh, emra, udhëzime dhe listën e pazarit.

  1. Bëhesh më i mprehtë

Një studim nga Universiteti i Spanjës i Pompeu Fabra zbuloi që njerëzit multilingual janë më të mirë në të vëzhguarit e ambientit që i rrethon. Nuk është e rastësishme që personazhet letrare si Sherlock Holmes dhe Hercule Poirot ishin polyglotë të aftë.

  1. Përmiresimi i vendim-marrjes

Sipas një studimi të Universitetit të Çikago, njerëzit bilingual janë të prirur të marrin vendime më racionale. Çdo gjuhë përmban nuanca dhe nënkuptime të mprehta në fjalorin e saj të cilat në mënyrë të pandërgjegjshme ushtrojnë ndikim në aftësinë e gjykimit. Gjithashtu, njerëzit bilingual janë me konfidentë në zgjedhjet që bëjnë pasi i kanë rivlerësuar ato në gjuhën e dytë dhe kanë parë që konkluzionet e arritura më parë janë njësoj me ato në vijim.

  1. Zotërim më i mirë i gjuhës mëmë

Të mësuarit një gjuhë të dytë të ndihmon të përqëndrohesh tek mekanizmat e gjuhës si p.sh gramatika, zgjedhime, struktura e fjalisë, etj. Këto mekanizma të bëjnë më të familjarizuar me gjuhën dhe mënyrat se si strukturohen apo përdoren. Keto aftësi të mundësojnë të bëhesh një komunikues më i aftë, më largpamës për jetën dhe më me kulturë.

Të gjithë specialistët thonë se po qe se nuk e di gjuhën amtare, nuk mund ta mësosh një gjuhë të huaj. Pra, nuk mjafton ta flasësh shqipen, por edhe ta shkruash bukur, me fjalor të pasur dhe sigurisht me njohuri të plota e të sakta gramatikore, e mbi të gjitha t’i kushtojmë vëmendje të veçantë mësimit sa më mirë të gjuhëve të huaj që ne t’i përcjellim botës historinë e kulturën, politikën e traditat tona kombëtare.

 

Këmbimet dhe lidhjet e shumëllojshme me botën që na rrethon e shtojnë çdo ditë kërkesën për njohës shumë të mirë të gjuhëve të huaja, mundësisht në të gjitha hapësirat shkencore e letrare, politike dhe shoqërore që ato kanë. Pra gjuha e huaj, tashmë e ka fituar “statusin” e një sfide të re për shqiptarët. Prej këtej nxitet domosdoshmëria jo vetëm e njohjes sa më mirë të shqipes dhe e gjuhës së huaj, por mundësisht edhe përzgjedhja e profilizuar e gjuhënjohësve. Një anglofon apo frëngofon gjuhësisht shumë i përgatitur, ka më shumë vlera kur është më i specializuar në një fushë të caktuar.

RRETH e rrotull botës, sa vjen e rritet numri i atyre që mësojnë gjuhë të huaja për arsye të ndryshme disa për arsye personale, disa për arsye ekonomike dhe disa të tjerë për arsye fetare. Por, a është e vështirë të mësosh një gjuhë të huaj kur je i rritur? Çfarë mund ta ndihmojë njeriun të mësojë një gjuhë të huaj? Ndërkohë që fëmijët e vegjël mund të kapin kollaj dy ose më shumë gjuhë njëkohësisht, madje shpesh vetëm duke i dëgjuar, zakonisht të rriturit e kanë shumë më të vështirë të mësojnë një gjuhë të huaj. Një arsye është se  ata janë të angazhuar në punë në shtëpi dhe nuk kanë shumë kohë në dizpozicion.Thjesht ata duhet të kenë durim, pasi mund të duhet një kohë e gjatë për të mësuar një gjuhë të huaj. Dhe me programin e ngjeshur që kanë, shpesh kjo nënkupton që disa gjëra të tjera duhet t’i shtyjnë për të mësuar një gjuhë të huaj.

Mësimdhënësit e gjuhës së huaj ngulin këmbë e theksojnë se duhet ta lësh disi mënjanë sedrën dhe të mos dekurajohesh nëse rezultatet nuk do të jenë të dukshme në fillim, duhet të vazhdosh me këmbëngulje dhe me pasion për të arritur rrjedhshmëri dhe një përdorim të saktë gramatikor të gjuhës së huaj.

 

Në kohën e profetit tonë Muhamed (paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të) Zeidi u urdhërua nga profeti ynë që të mësonte hebraisht në mënyrë që të përcillej Kurani dhe tek populli hebre. Çdo udhëheqës në çdo kohë ka përkthyesit e vet që të transmetohen në mënyrë të besueshme politika,shprehjet apo të bëhen negociatat midis vendeve. Prandaj mësimi përvetsimi i një gjuhe të huaj lejohet dhe në këto kohë ku ne jetojmë gjuha e huaj nuk është më një trend por është bërë një domosdoshmëri. Gjuha e huaj mësohet në çdo shtet të botës, duket se tani më shumë trendi është nga anglishtja por gjithashtu flitet se në vitet e ardhshme gjuha arabe dhe kineze do të jenë të rëndësishme përsa i përket zhvillimit të tregtisë.

Revista Familja, janar 2016