MIMOZAT, LULET QË SFIDOJNË DIMRIN

50

Nga Redaksia
Historia e mimozave
Të lindura në kontinentin australian, ku rriten më shumë se 700 lloje mimozash ndër 1200 llojet e njohura në botë, kjo pemë ekzotike e llojit të akacias, u importua në Evropë nga lundruesi dhe hartografi britanik James Cook. Gjatë kthimit të tij nga ekspedita, Cook ia besoi farërat e sjella kopshtit botanik të Keë që gjendet në periferi të Londrës. Megjithatë, mimoza mund të jetë transportuar në Australi nga Afrika, Amerika e Veriut ose Amerika Qendrore, madje edhe nga Azia sipas ekspertëve.
Të importuara në Evropë nga anglezët në fillim të shekullit XIX, mimozat, ndryshe nga ç’mendohet, kanë një temperament shumë të zjarrtë, që u lejon të durojnë edhe temperatura nën 8 apo 10°C.
Emri i saj botanik është ‘Acacia’, emri në shqip ‘Akacia’, por zakonisht e quajnë mimoza. Emri vjen nga fjala greke ‘Mimos’, që do të thotë “imitoj”. Në saj të diversitetit të formave dhe gjetheve të saj, periudhave të lulëzimit, në saj të bukurisë, aromës së rrallë e të ëmbël, në saj të shpejtësisë së rritjes dhe lehtësisë me të cilën kultivohet, ajo mund të jetë një pemë e mrekullueshme në natyrë por edhe në verandën tuaj apo në tokat e ftohta.
Festat e mimozave
Në rajonin e Mesdheut kultivohen tashmë 160 varietete të kësaj peme. Çdo vit mimozës i kushtohen parada të mëdha festive. Festa e 31 janarit në Tanneron ngërthen dekorime të sheshit të fshatit me mimoza, një treg provincial, shpërndarje e buqetave të praruara, grupe folklorike dhe dekorime me mimoza që i japin kësaj zone pamje pranverore. Dje dhe sot një festë e tillë zhvillohet në Saint-Maxime në Francë. Ndërsa nga 6 deri në 15 shkurt, mimozat mbledhin qindra mijëra njerëz në Mandelieu-la-Napoule, krahinë kjo e rrethuar nga kodrina të praruara me mimoza, ku sfilojnë karroca të zbukuruara me lule mimoze. Këto festa datojnë qysh prej vitit 1920 dhe festimet në këtë rajon të Francës mbyllen më 22 shkurt. Megjithatë deri në fund të marsit vazhdojnë shëtitjet në natyrë dhe ekskursionet në kërkim të mimozave. Problem gjatë këtyre festimeve me mimoza është prerja e luleve pa kriter. Megjithatë mimozat rigjenerohen. Degët e prera duhet të ruhen për një ose dy ditë në temperaturë që shkon deri në 20°C dhe ku lagështia është maksimale, gjë që përshpejton rritjen e mimozës.
Mimozat shiten gjysmë të çelura. Ato kanë një jetëgjatësi nga 6 në dhjetë ditë. Me ngjyrë të verdhë dhe parfum delikat, periudha e tyre e lulëzimit është pranvera. Degët e prera të mimozave (5 cm) duhen futur menjëherë në ujë të freskët, përpara se të zhyten mandej për disa orë në një sasi uji të vakët. Lulet e mimozave ruhen më mirë kur mbahen në një vend të freskët.

2-Festival-of-the-Flowers

Fete-du-Mimosa-a-Mandelieu-la-Napoule
Simbolika
Kjo lule mbart një simbolikë të gjerë. E verdhë diell. E verdhë dritë. Me një aromë delikate. Mimoza është lule emblemë, lule shpirtërore. Lulet e mimozës rrezatojnë. Ato përfaqësojnë diellin dhe dritën me rrezet e tij. Këto lule në të verdhë të praruar janë lajmëtare të pranverës. Mimoza është edhe simbol i elegancës, i thjeshtësisë dhe dhembshurisë, i fuqisë dhe bollëkut. Mimoza është lule e miqësisë. Mimoza, është një lule solare, e ndritshme, që sjell gëzim, në dukje delikate, por në realitet është një lule e fortë dhe krenare tamam si një grua.
Kultivimi i mimozës

28157439_2016510565266815_3183493097677914112_n
Për t’u mbjellë në kopsht, është e preferueshme të përzgjidhet një specie ose një varietet i caktuar në përshtatje më tipin e tokës. Kësisoj tipi i dëshiruar do të riprodhohet 100% dhe do të çelë qysh vitin e parë. Ajo që preferohet më tepër është “acacia retinodes” e njohur nga të gjithë si “mimoza e katër stinëve”.
Mimoza duhet mbjellë në vende ku shihet mirë nga dielli dhe kur sapo është mbjellë të jetë e mbrojtur nga erërat. Duhet ujitur në periudhë thatësie, rregullisht por jo me tepri.
Preferohet një tip mimoze që çel nga marsi në shtator. Në dimër duhet të mos preket nga akulli. Gjithnjë pas lulëzimit duhen shartuar të gjitha majat e degëve, që të formohen bistakë të rinj lulesh.
Mimozat kanë nevojë për insekticide si pemët e tjera. Sipas rregullit të përgjithshëm akaciat me gjethe të plota mund t’u rezistojnë temperaturave ndërmjet -5 deri në -8°C. Ndërsa ato me gjethe të kompozuara mund të durojnë nga -8 në -10°C. Këto të dhëna janë relative në varësi të ekspozimit, kohëzgjatjes së të ftohtit dhe shumë faktorëve të tjerë.

4941_2858_1499431938_0
Mimoza, lulja e “lumturisë kolektive”, mund të shërojë edhe disa sëmundje
Në Kinë mimoza është e njohur si lulja që sjell lumturinë kolektive, kjo për faktin se ajo është lulja e parë që çel dhe për shkak të aromës së saj të fortë e karakteristike.
Në Azinë Juglindore, Kinë dhe disa vende të Lindjes, mimoza është përdorur kohë më parë si një bimë medicinale.
Të gjitha pjesët e një luleje mimoze, mund të përdoren për trajtime të ndryshme mjekësore, duke filluar nga rrënjët, gjethet, kërcelli e deri tek topthat e vegjël të verdhë të lules.
Në mënyrë që të përfitoni nga vlerat e saj medicinale, lulja e mimozës duhet të thahet mirë për një periudhë relativisht të gjatë kohore. Bima ka veti shumë të mira anti-inflamatore, por në disa raste edhe antibakteriale.
Lulja e mimozës mund të trajtojë enjtjet dhe inflamacionet, plagët, gjakderdhjet, diabetin, dhimbjet e veshkave dhe astmën. Ajo mund të trajtojë ndjeshmërinë e lëkurës dhe sëmundjet e tjera si presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë, ethet etj.
Mimoza mund të përdoret në formë pluhuri, në gatime të ndryshme delikate dhe në formë çaji.
Përveç të gjithave, mimoza është lulja që të fal pozitivitet, qetësi, relaks dhe harmoni.

Mars 2018

essential-aroma-oil-mimosa-fresh-flowers-68512351