Ministrja e panjohur

157

Në stacionet e ndryshme të jetës, mund të të takojnë njerëz shpirtmirë të cilët nuk i kushtojnë

shumë rëndësi problemeve të tyre, por i përballojnë ato me një shpirt humori. Shoqja ime Umu

Rashid (Nëna e Rashidit) bën pjesë në këtë kategori njerëzish.

Ajo është miqësore në bisedë. Kur dëgjoj zërin e saj, unë qetësohem dhe buzëqesh kur ajo fillon
komentet e saj spontane rreth situatave me të cilat përballet në jetë. Ajo ishte një nënpunëse, por
për hir të familjes, ajo dha dorëheqjen. Pak kohë më parë, unë e vizitova atë, qëndrova disa çaste
për të pirë një gotë çaji me mendërz.
E pyeta: “Nuk ke ndërmend të kthehesh përsëri në punë?” Ajo, menjëherë, m’u përgjigj: “Nuk
dëshiroj të kthehem përsëri në punë, më mjaftojnë preokupimet e mia”… Përsëri i thashë: “Ku
janë aspiratat dhe ambiciet e tua? Imagjino, sikur ti të vazhdoje të ishe akoma në punë dhe të të
vinte një vendim për emërimin tënd në postin e ministres… “.
Me një fytyrë të buzëqeshur dhe fjalë të bukura, ajo mu përgjigj: “Kush të tha ty se unë nuk jam
ministre? Unë jam ministre, që kur lashë punën dhe kryej detyrat e ngarkuara, më shumë sesa
posti i ministres….”
Posti i parë që mora ishte ministria e punëve të brendshme shtëpiake. Unë duhet t’i ofroj shtëpisë,
dhe familjes sime faktorët e sigurisë dhe stabilitetit, gjithashtu, duhet t’i ofroj mbrojtjen e çdo
orendie shtëpiake kundër çdo lloj shkatërrimi që mund të bëjë ndonjëri nga fëmijët.
Njëkohësisht, unë mbaj postin e ministrisë së financës dhe ekonomisë. Buxhetin e familjes e
marr në fillim të çdo muaji, ku prej meje kërkohet që të marr parasysh përcaktimin e rrogave të
punëtorëve që më ndihmojnë në shtëpi, shpenzimet e fëmijëve, llogaritë tona që shpërndahen
midis shoqatës bashkëpunuese dhe detyrimet e energjisë elektrike dhe ujit. Kur bashkëpunoj me
ndihmëset e mia në shtëpi, unë duhet të mbaj me vete dy postet, atë të ministrit të bashkëpunimit
ndërkombëtar dhe të ministrit të tolerancës.
Nëse dështoj, atëherë, unë i drejtohem qendrës së policisë dhe e njoftoj atë për arratisjen e
punëtorit!
Kur fëmijët më drejtojnë pyetje të çuditshme, unë detyrohem të mbaj postin e ministrisë së
kulturës, kur më kërkojnë t’ju shpjegoj mësimet e shkollës, mbaj postin e ministrisë së arsimit;
kur kolliten dhe më kërkojnë të mjekohen me ilaçe, sillem me ta sikur të jem ministre e
shëndetësisë; kur kanë mosmarrëveshje ose grindje mes njëri-tjetrit, unë vihem në rolin e
ministres së drejtësisë dhe mirëqenies sociale!
Ky është tregimi im, po i yti cili do të ishte rreth çështjes së rikthimit tim në punë?
Unë i buzëqesha asaj duke i thënë: “Nuk ka arsye që ti të rikthehesh në punë, sepse postet që ti
ke marrë përsipër, janë të mjaftueshme, o ministre e panjohur.”

 

Një përshëndetje të madhe për çdo ministre të panjohur që kryen obligimet e saj në formën më të
mirë!
Nga Uefae El – Amijmi
Altin Shehu
Revista Familja, qershor 2016