Mjaft me dukjet

124

Ratib En Nabulusij

Falënderim: Për ata që kanë shëtitur nëpër hotelet më luksoze të botës dhe nuk kanë shkruajtur në faqet e tyre se ata ndodhen aktualisht në to.

Falënderim: Për atë që ka shëtitur rreth botës dhe nuk e ka shkruajtur që ndodhet në filan aeroport, ose në filan vend të caktuar, si përkujdesje ndaj ndjenjave dhe pa mundësive ekonomike të shokëve të tyre.

Falënderim: Për atë i cili e do bashkëshorten e tij dhe e gëzon atë çdo ditë, pa e ditur shoqëria që ka në rrjetet e komunikimit që ai e do atë.

Falënderim: Për atë që ka me mijëra libra dhe lexon prej tyre çdo ditë pa e treguar qëllimin e tij dhe sa, si dhe llojin që ka lexuar çdo ditë dhe pa e fotografuar asnjë libër prej tyre.

Falënderim: Për atë që punon në një punë të mirë, pa shpërndarë çdo ditë foto të zyrës së tij të shtrenjtë, në shenjë përkujdesje ndaj shokëve të tij që janë të papunë.

Falënderim: Për atë të cilën gatuan dhe i fton të afërmit e saj për darkë me qëllim ruajtjen e lidhjeve farefisnore, pa u mburrur në rrjetet sociale me gatimin sofrën dhe shtëpinë e saj.

article-2627144-1DCD0C6900000578-41_634x401

Falënderim: Për atë që takon një personalitet të njohur, duke mos kërkuar që të dalë në foto me të që ta postojë në internet dhe t’jua tregojë shokëve të tij rëndësinë e personave me vlerë.

Falënderim: Për atë që përpiqet çdo ditë në ndihmën e të varfërve dhe nevojtarëve, pa i fotografuar dhe vërtetuar lëmoshën e tij me foto e video.

Falënderim: Për gjithkënd që e respekton logjikën e tij dhe e vlerëson rëndësinë e kohës së tij, dhe largohet nga shikimi i progameve të ulëta dhe pa vlerë.

Falënderim: Për atë person me vlera të mëdha, i cili të gjithë dijen e tij e shfrytëzon në dobi të të gjithë njerëzve.

Falënderim: Për atë vajzë të pasur e cila nuk krenohet me markën e rrobave të saj dhe as nuk ja ul vlerën e rrobave të shoqeve të saj.

Falënderim: Për atë që i lutet dhe e adhuron Krijuesin e tij në fshehtësi më shumë se sa e lut Atë në rrjetet e komunikimit.

Falënderim: Për atë që jeton çaste të lumtura nga jeta e tij dhe kënaqet me to në fshehtësi, duke mos i shpërndarë dhe shfaqur këto çaste tek të tjerët.

music-stories

Revista “Familja”, shkurt 2016