Mund të jeni shumëçka, përveçse familje

16

Nga: Sidorela Brahaj

Koncepti dhe përkufizimi i tij është shumë i rëndësishëm për të ndërtuar një diskurs, sepse mbi koncepte ndërtohen pikëpamje, shpjegohen fenomene dhe strukturohen mendime. Përkufizimi i konceptit mund të ndryshojë me kalimin e kohës, mund të riformulohet duke sjellë përmirësim në skemën e mendimit, por nuk mund të ndodhë që përkufizimi të bie ndesh me vet konceptin, përndryshe do duhej ndryshuar ky i fundit.

Familja është institucioni më i vjetër, i pari shoqëror dhe u ngrit edhe në kushtet e formimit të shoqërisë. Funksioni i parë i këtij institucioni dhe më i rëndësishmi, që i jep kuptim edhe vet termit, është riprodhimi. Nëse që në nisje, një bashkim individësh i ka mohuar vetes kryerjen e funksionit riprodhues, atëherë nuk mund të pretendojë të quhet familje e aq më tepër të jetë familje. Në thelb, një bashkim i tillë është vrasësi kryesor i familjes, sepse ia mohon asaj kategorikisht funksionin e riprodhimit dhe më pas shoqërizimin e pasardhësve.

Komuniteti LGBTQI jo më kot kërkon haptas dhe me zë të lartë të quhet familje. Thirrja “Ne jemi familje” do të thotë ta relativizosh këtë të fundit dhe si rrjedhojë të humbë esensa e saj. Në fakt, që në fillim qëllimi i projektuesve dhe lobuesve që financojnë grupacione të tilla ka qenë prishja e familjes tradicionale. Është kontradiktore që një pikëpamje e cila synon postmodernen, të kërkojë me ngulm të bëhet pjesë e tradicionales (filozofisë konservatore) si familja, martesa etj.

Sipas Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti.[1]  Ne, si pjesë e shoqërisë, jemi të detyruar ta mbrojmë familjen nga çdo lloj patologjie që përpiqet ta vrasë atë (në të gjitha kuptimet e fjalës vrasje).

Santinover shprehet se homoseksualiteti nuk është një sëmundje e vërtetë, por mund të mendohet si e tillë në sensin shpirtëror. Ai heq paralele midis homoseksualitetit dhe patologjive të ndryshme (si alkoolizimi, pedofilia), duke argumentuar se homoseksualiteti mund të trajtohet. Santinover arrin në përfundimin që një deviancë e tillë dëmton jo vetëm shoqërinë, por edhe vet homoseksualët.[2]

Shoqëria me gjithë kompleksitetin e saj i jep formë individit, por edhe vet individi mund të krijojë formën e tij, shpesh edhe duke lufuar me “demonët” e brendshëm. Jo çdo gjë që ndjejmë është legjitime. Faturën e patologjisë së një grupi nuk mund ta paguaj një shoqëri e tërë.

“Fatmirësisht, nuk jeni familje!”

[1] shih Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, neni 16 (3).

[2] Satinover, Jeffrey. (1996). “Homoseksualiteti dhe politika e të vërtetës”.

 

Revista “Familja”, qershor 2022