Ndërgjegjëso,vepro,shpëto!

79

Shoqata Kulturore “Gruaja” ndër vite  ka bërë përpjekje që nëpërmjet aktiviteteve të saj t’i vijë në ndihmë  familjes shqiptare.

Ajo ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë jetimët dhe familjet në nevojë, u ka ndenjur pranë nënave të  fëmijëve jetimë duke realizuar aktivitete të ndryshme për to. Madje shoqata ka dhënë kontributin e saj edhe në zhvillimin e seminareve të ndryshme për kujdesin shëndetësor të femrës.

Shoqëria shqiptare nuk është shumë e edukuar në fushën e mjekësisë, ndaj pjesa më e madhe e qytetarëve të saj  nuk e vlerësojnë shumë shëndetin.

Çdo njërit prej nesh në jetën e përditshme i ka rastisur të dëgjojë për gra që diagnostikohen nga kanceri i gjirit dhe në çdo 3 minuta  në të gjithë botën gratë dëgjojnë fjalët “ ju keni kancer”!

Parandalimi i çdo sëmundjeje dhe veçanërisht kancerit të gjirit, është sfida me të cilën përballet shëndetësia në mbarë botën.

Shoqata nëpërjet realzimit të këtij projekti ka dashur t’i vijë në ndihmë  nënave. Ato nëna burrnesha të cilat i rrisin fëmijët e tyre me forcën e zemrës dhe të shpirti, janë gra të cilave u ka rënë mbi supe një përgjegjsi e madhe…për mirërritjen, edukimin dhe ushqimin e fëmijëve të tyre …të vetme.

Edhe pse janë të sëmura e kanë të pamundur të shkojnë tek mjeku përshkak të pamundësisë financiare.

Ideja e këtij projekti u iniciua nga kërkesat e shumta që i janë drejtuar shoqatës sonë përgjatë këtij viti nga shumë nëna, të cilat kanë pasur shqetësime shëndetsore që lidhen pikërisht me këtë ekzaminim.

Ky projket u realizua në bashkpunim me “German Hospital”, me seli në Tiranë.

Që në ditën e parë të vënies në zbatim të këtij projekti  puna shkoi mbarë, gratë priteshin nga stafi mjeksor dhe stafi shoqatës pranë ambjenteve të këtij spitali.

Në sytë e tyre shihje frikë, emocion dhe ankth. Tek bisedonim me to gjatë kohës së pritjes në koridoret e sipatilit kuptonim përse ishin të friksuara. Burim i frikës ishte pikërisht të mos bërit kurrë më parë të këtij ekzaminimi. Disa prej tyre mendonin se nëse duhej t’i nënshtroheshe një ekzaminimi të tillë duhet të ishe vërtet e sëmurë, ndërkohë që është krejt e kundërta. Ekzaminimi, bërja e mamografisë është një mënyrë evidentimi dhe parandalimi.

Gjatë kohës së pritjes në ambjentin spitalor, në një moment, na drithërohet zemra.

Shohim N.A  të dalë nga dhoma e ekzaminimit me lotë në sy dhe me buzën që i dridhej.

I afrohem pranë, i shtërngoj dorën dhe nisem ta pyes por…lotët e saj, dëshpërimi që lexohej në atë fytyrë ma japin përgjigjen e pyetjes sime.

Heshtja pllakosi koridoret e spitalit…heshtje…

Kaluan pak çaste dhe pranë nesh u afruan edhe gratë e tjera që prisnin t’i nënshtroheshin ekzaminimit. Asnjë fjalë, vetëm lot dhe trishtim.

Me ngashërim e mjera nënë filloi të na rrëfente se diçka serioze ishte konstatuar nga mjektë.

Qante hallemadhja se mbi shpatullat e saj kishin rënë prej kohësh shumë vuajtje, sëmundje. Kishte një vajzë të vogël pa i mbushur të 14-tat,  për të rritur e ndërkohë ajo ishte në një moshë relativisht të madhe.

Qante e nënë shkreta se ditë më të vështira do vinin për të e për të voglën e saj.

Qante nëna e mjerë se i friksohej ndarjes nga bija, filizit të vogël e cila kishte nevojë për të, për të shtrejntën nënë.

Me një psherëtimë të thellë shpirti dhe me hapa të heshtur nëna u ul në karrige…dhe shikimin e përhumbi diku…

Gjatë kësaj kohe ne u interesuam tek doktorët dhe u informuam se gruaja kishte probleme me gjirin, probleme të cilat duhet të ishin nën  kontrollin e mjekut çdo 6-muaj. Ashtu të trishtuara vazhduam me ritmin e ekzaminimeve.

Gratë të tjera rezultuan me probleme, ato do t’i nënështrohen një trajtimi më të specializuar mjeksor në vazhdimsi.

Të zbulosh sëmundjen e kancerit në gji për një femër është një traumë e vërtetë. Nëse kapet në një fazë shumë të vonuar e shton akoma më shumë  gradën e sëmundjes.

Kanceri i gjirit nuk flet, vret!

Kanceri i gjirit nuk don t’ja dijë, ndaj ne duhet të kujdesemi që të mos arrijmë deri në këtë pikë. Ne, nuk mund të bëjmë asgjë në faza të rënduara të kësaj semundje. Shoqata Kulturore “Gruaja” u përpoq, të jepte  kontributin saj për t’i ardhur në ndihmë këtyre grave me qëllim parandalimin dhe shpëtimin e një jete…shmangia e lotëve në sytë e fëmijëve…dhe të ëmblës nënë.

Mars-prill, 2014