Ndikimi i televizionit në agresivitetin e fëmijëve

165

Çfatë është agresiviteti?

Kemi vënë re se kur fëmijët shikojnë një model agresiv, ata e imitojnë atë, madje mundohen të krijojnë mënyra të reja për të stimuluar sjellje të dhunshme. Në vitin 1945, në një anketë, Gallup i pyeti amerikanët: “A e dini ç’është televizori?”, ndërsa sot, dy të tretat e familjeve amerikane kanë më shumë se tre televizorë në shtëpi. Në shtëpitë mesatare, televizori qëndron ndezur mesatarisht 7 orë në ditë dhe pjestarët e familjes shohin 4 orë në ditë secili. Gratë shohin televizor më tepër se burrat, fëmijët e vegjël dhe pensionistët shohin më tepër se nxënësit dhe punëtorët, ata më pak të edukuar shohin më shumë se ata më shumë të edukuar. Që prej 1994, Studimi Kombëtar mbi Dhunën e Televizionit (1997), ka analizuar rreth 100 000 programe nga të gjitha llojet e televizioneve amerikane. Nga kjo analizë rezultoi se gjashtë nga dhjetë programe përmbajnë dhunë. Në fund të shkollës fillore, një fëmijë mesatarisht ka parë rreth 8000 vrasje dhe 100 000 akte të tjera dhune në televizion.A stimulohen sjellje kriminale prej skenave kriminale? Apo ndoshta, këto skena përthajnë energjinë agresive duke e konsumuar atë gjatë shikimit? Si ndikon dhuna televizive mbi mendimin dhe sjelljen e shikuesve?

Ndikimi I televizionit mbi të menduarit
A ndikon bota fantastike e televizionit në shtrembërimin e realitetit të botës?Xhorxh Gebner dhe kolegët e tij të Universitetit të Pensilvanisë, supozojnë se pikërisht ky është ndikimi më i madh i televizionit. Anketat e tyre me fëmijët tregojnë se ata që shohin më tepër televizion kanë prirje më të madhe se ata që shohin më pak, që të ekzagjerojnë me sasinë e dhunës në botën që i rrethon.Një anketë kombëtare që përfshinte fëmijë amerikanë të moshave nga 7 deri 11 vjeç, zbuloi se ata që shikonin shumë televizor kishin prirje më të madhe se ata që shikonin më pak televizor, për të pranuar frikën “se një person i keq mund t’u futej në shtëpi”, ose “kur të dilnin jashtë dikush mund t’i dëmtonte”. Ata që shohin shumë filmat dhe emisionet e tjera ku shfaqet dhunë kriminale, e shohin Nju Jorkun si një vend të rrezikshëm. Ata mendojnë se edhe vetë qyteti i tyre ku jetojnë është një vend i rrezikshëm. Televizori, për çdo vit zëvendëson më shumë orë nga jeta aktive e njerëzve.
Interneti
Një ndër mjetet më të përdorura të komunikimit masiv interaktiv është padyshim interneti. Me qindra-mijëra adresa, shumica të pakontrolluara, hedhin materiale nga më të ndryshmet, në të cilat ekspozohet dhunë e pastër, madje edhe krime mizore siç është rasti i www.ogrish.com, në të cilin transmetohen prerje kokash, gjymtyrësh, vrasje të ndryshme reale. Adresa të ngjashme kanë tërhequr një numër rekord shikuesish, tek të cilët, sigurisht, për të gjitha arsyet që përmendëm më lart, pasojat janë katastrofike.Gjithashtu, pornografia reklamohet hapur në këtë mas-media dhe në shumë site pornografikemund të ketë akses kushdo, përfshi këtu edhe minorenët. Ashtu si edhe pornografia e shfaqur në televizion, edhe kjo mënyrë shfaqjeje, ka ndikim direkt tek shikuesit, të cilët si prirje kryesore, pas shikimit të një skene pornografike, kanë imitimin. Vrasës në seri, përdhunues, bashkëshortë të dhunshëm, pedofilë, etj., shpesh janë inspiruar nga sekuenca apo heronj të filmave, historive e materialeve që gjenden tashmë “pa doganë” edhe në internet.

e036c40ca839c1a89c78825ae5b81149b394e40e-1468827747-578c8863-620x348
Video-lojerat
Video-lojrat janë një lloj më i veçantë i mediave. Përdoruesit i kërkohet që të arrijë një objektiv të caktuar duke ndjekur një numër rregullash të caktuara. Këto rregulla, shpesh i kërkojnë lojtarit që të vrasë persona, apo të shkatërrojë diçka. Lumenj gjaku dixhital, shpërthime atomike, beteja me armë të sofistikuara, janë pamjet e zakonshme që ofrojnë video-lojrat. Lojra të tilla janë akuzuar gjithmonë se shkaktojnë sjellje të dhunshme brenda komunitetit të rinjve. Me 28 Gusht 2003 dy të rinj pranuan se kishin vrarë një burrë dhe një grua të inspiruar nga loja Grand Theft Auto, e cila njihet nga të gjithë për skenat e dhunshme.
Programet televizive ndikojnë tek fëmijët
Profesori Arafat Shabani thekson madje se pasojat e të parit shumë televizor, veçanërisht të pamjeve filmike të dhunshme jo adekuate për moshën e tyre, mund të lënë gjurmë të thella afatgjata dhe të jenë negative, madje kur ata rriten dhe përballen të vetëm në shoqëri, manifestojnë edhe agresivitet. Hulumtimet shkencore flasin se ndikon negativisht në disa aspekte, jashtë aspekteve pozitive që ka.Pika kryesore është se TV rrit sjelljen agresive tek fëmijët, pastaj aspekti tjetër është se luan rol në uljen e motivimit të brendshëm pasi ne kemi dy lloje të motiveve, ato të brendshme dhe të jashtme për mësim dhe fatkeqësisht sistemi arsimor i yni është i koncentruar për motivimin e jashtëm dhe i motivon ata të mësojnë me motive të jashtme, ku mësimdhënia moderne do të mësonte që nxënësit të motivohen me motive të brendshme, ndërsa shpenzimi shumë kohë para TV dhe kompjuterit shkakton ulje të motivit të brendshëm për mësim, ndërsa këtë ulje e zëvendëson me motive të jashtme për veprime negative në shkollë, familje dhe shoqëri . Shpenzimi pa kriter dhe pa kohëzgjatje të caktuar i orëve para televizorit si dhe moskujdesi i prindërve për mbajtjen nën kontroll të fëmijëve të tyre lidhur me ato çfarë shohin në televizor, shpesh ndikon në sjellje në stilin e jetesës dhe në suksesin e tyre në shkollë. Televizioni mund të jetë një burim i mirë i diturisë mirëpo varet nga ajo se çfarë fëmijët shohin në televizion, çfarë emisioni jepen në TV, a ka programe mësimore, përmbajtje edukativo-arsimore, varet nga ajo se çfarë i lejon prindi fëmijës të shikojë.
Ndikimet negative të televizionit
Akademia Amerikane e Pedriatisë ka rekomanduar që fëmijët nën moshën dy vjeçare të mos shikojnë televizor dhe ky studim i ri ka përforcuar këtë rekomandim. Publikimi i këtij studimi ndodh në të njëjtën kohë me festimin e 35 vjetorit të transmetimeve të Sesame Street. Ndihmës drejtori për kërkime në Workshopin e Sesame vuri në dyshim rezultatet e këtij studimi sepse kërkuesit nuk e dinin përmbajtjen e programacionit gjatë studimit, por vetëm duke u fokusuar në numrin e orëve që fëmija shikonte ekranin e televizorit. Programacioni i Sesame Street konsiderohet instruktiv dhe edukativ.Sipas Dr. Dimitri Christakis, kërkues shkencor në Spitalin e Fëmijëve dhe në Qendrën Rajonale Mjekësore në Seattle, imazhet vizive të përshpejtuara që kryesisht shihen në televizor mund të ndryshojnë zhvillimin normal të trurit. Përvec kësaj, vazhdon Dr. Christakis, koha e tepërt përpara televizorit kontribuon në obezitetin (trashjen) dhe agresivitetin tek fëmijët.Sipas Dr. Day, që për më shumë se një dekadë ka mbështetur eleminimin e televizionit gjatë viteve të para të fëmijës: “fëmijët shikojnë mesatarisht televizor 43 orë në javë, që është më shumë se orët e punës së një të rrituri në javë. Gjatë shikimit, ata shumë shpejt bëhen pothuajse të hipnotizuar. Është treguar shkencërisht që pas pak minutash para televizorit, truri ndryshon nga valë vigjilente të trurit (valët beta) në valë hipnotike (valët alfa), ku qendra e gjykimit të trurit anashkalohet. Kështu dhuna dhe dekadenca që sheh fëmija, anashkalon qendrën e gjykimit dhe ngulitet në trurin e fëmijës pa ndonjë aftësi nga ana e fëmijës për të vendosur nëse ajo që sheh ai është e mirë apo e gabuar.
Dhuna dhe dekadenca pranohen nga truri pa iu nënshtruar ndonjë gjykimi moral. Atëhere ajo bëhet pjesë e subkoshiencës së përhershme të fëmijës.Mënyra jonë e jetës, por edhe ambienti jonë ka ndryshuar shumë në dhjetëvjetëshin e fundit. Kështu është shtuar trafiku rrugor dhe dendësia e ndërtimit, gjë që ka bërë,që fëmijët të mos munden të luajnë në rrugë apo në vende të tjera, përveç vendeve posaçërisht të parapara për lojë. Hapësira e aksioneve të fëmijëve dhe mundësitë e tyre që ta njohin ambientin në mënyrë aktive dhe ta “robërojnë“ atë, janë fort të kufizuara, dhe kështu nevoja për lëvizje natyrore është e penguar. Është bërë një mbartje e lojërave nga jashtë brenda, që përmes konsumit medial po bëhet më e fortë.

-Një ofertë e gjerë e mediave qëndron sot në dispozicion. Mediat në përditshmërinë e fëmijëve janë sot të natyrshme. Aty bëjnë pjesë televizori, radio, CD- Player, videolojërat dhe videofilmat, DVD, revistat, Handys dhe kompjuteri deri te interneti. Konsumi medial do të thotë kufizim për aktivitetin trupor. Për këtë arsye fëmijët dhe të rinjtë duhet të mësojnë aktivisht si të sillen me këto media.

-Sjellja e vërtetë nuk do të thotë që të dinë të shërbehen me këto media, por para së gjithash, të mësojnë që me shumë masë dhe në mënyrë kritike t’i shfrytëzojnë.
-E pranishme duhet të jetë loja, lëvizja, ecja, britma dhe takimet me shoqërinë! Nëse fëmijëve ju afrohet mundësia që te rrinë jashtë (p.sh., në oborr, në hyrje të shtëpisë, në rrugë apo vendlojë), mund të harrojnë disa emisione të “rëndësishme“ në televizor. Fëmijët kanë mjaft fantazi që të gjejnë lojëra, ata nuk duhet gjithmonë të jenë në përkujdesje.
-Fëmijët që e shikojnë shumë televizorin shpesh nuk kanë tjetër veprimtari. Por e shikojnë televizorin nga monotonia apo luajnë videolojra. Rreziku, që këta fëmijë të shëndoshen është shumë i madh, sepse lëvizin shumë pak dhe mjerisht një pjesë e tyre hanë edhe sheqerka dhe chips para televizorit. Kështu vjen rreziku, që fëmijët pa zgjedhur dhe pa kontrolluar shikojnë çdo gjë që transmetohet. Disa emisione, që transmetohen në mëngjes që në asnjë mënyrë nuk janë të dedikuar për fëmijë, apo skena të dhunës që paraqiten në film, munden te fëmijët të shkaktojnë frikë dhe agresivitet
-Që edhe në programet e fëmijëve tregohet dhunë, është e rëndësishme që prindërit të dinë, çfare shikojnë fëmijët e tyre dhe të flasin me ta mbi këto programe.Si duhet të jetë raporti fëmijë-televizion?Fëmijët munden vetëm një pjesë të sasisë të informacioneve t´i përpunojnë. Televizori me ndërrim të shpejtë të pamjeve shkakton një vërshim ngacmimesh, që parase gjithash fëmijët e njomë nuk mund t’i përballojnë. Fëmijët reagojnë për këtë me shqetësim.
-Fëmijët e njomë nuk munden po ashtu ta bëjnë dallimin në mes të vërtetës dhe trillimit. Dhuna në televizor i tremb dhe i frikëson ata. Së pari diku në moshën 9 vjeçare fëmijët munden t´i kuptojnë, filmin dhe realitetin, si dhe të dallojnë shtjellimet e komplikuara
-Fëmijët dhe të rinjtë janë blerësit më të fortë të informacioneve, të cilat janë të dedikuara posaçërisht për një publik të caktuar. Ne nuk kemi mundësi në ditët e sotme, që publicitetit t´i shmangemi plotësisht, për këtë duhet që prindërit me fëmijët e tyre të diskutojnë mbi kuptimin dhe qëllimin e këtyre mesazheve.
Marrëdheniet me televizorin duhet të mësohen
-Televizori nuk duhet ta zëvendësojë nevojën e fëmijës për sport dhe lëvizje.• Lëvizja dhe shfryrja i takojnë zhvillimit të shëndetshëm.
-Fëmijët (por edhe të rriturit) nuk duhet të hanë para televizorit.• Televizori nuk ka vend në dhomën e fëmijëve.
-I rrituri duhet t`i lejojë fëmijëve të shikojnë vetëm një emision në ditë. Pastaj televizori duhet të ndalet. Nuk duhet të shëtitet nëpër kanalet e tjera
-Fëmijët duhen ta shikojnë televizorin atëherë kur t´i kenë kryer detyrat e tyre.• Fëmijët e vegjël nuk duhet të lihen vetëm para televizorit. Vetë programet speciale për fëmijë munden nganjëherë të shkaktojnë frikë. Pastaj është shumë me rëndësi, që fëmija të ketë mundësi të flasë me prindërit për të.