Nëse vizitoni Stambollin, këto janë 5 rrugët ku mund të blini rehat

90

Kur bashkojmë në një fjali termin “blerje” dhe “Stamboll” njerëzve u shkon mendja tek ato pazaret madhështore nëpër rrugët e qytetit historik emadhështor turk. Megjithatë, nëse e keni bezdi të endurit nëpër rrugët e stërmbushura me njerëz dhe mallra, nëse ju zihet fryma në të tilla vende, atëherë duhet të vizitoni këto 5 rrugë ku mund të bëni blerje për qejfin tuaj:

Rruga Serdar-ı Ekrem

Ndodhet pranë kullës së Gallatës dhe është një rrugë e vjetër plot kalldrëma. Me siguri nuk do të gjeni nga markat e njohura sepse ky vend ofron më shumë produkte vendase. Mund të gjeni dyqane me veshje, suvenire, çajra dhe kafe dhe nëse jeni lodhur duke u endur zgjidhni një lokal nëpër taraca, sepse kjo zonë ofron një pamje të mrekullueshme të qytetit.

Çukurcuma Caddesi

Është një rrugë për romantikët. Ofron produkte si zubukurime antike dhe suvenire me temë nostalgjie. Mund të gjeni dhe çajtore të vjetra.

İstiklal Caddesi

Bëhet fjalën për të gjithë rrugën nga sheshi Taksim deri tek Tuneli. Është gjithmonë plot njerëz dhe është njëkohësisht edhe shëtitore. Kjo rrugë ofron dhe disa rrugica të cilat quhen pasazhe dhe ofrojnë pazare për dhurata dhe suvenire, si për shembull Beyoğlu Balık Pazarı dhe Çiçek Pasajı.

Abdi İpekçi Caddesi

Ndodhet në lagjien Nişantaşı dhe njihet për luksin që e karakterizon si lagje. Mund të gjenden dyqane dhe firma të njohura si Prada, Louis Vuitton, Zara, Massimo Dutti, Banana Republic, Gap, Vakko dhe Beymen.

Bağdat Caddesi

Gjendet në pjesën aziatike dhe si e tillë është më e qetë se lagjiet e tjera. Mund të gjeni mundësi për të gjitha shijet dhe çmimet që nga Burberry tek Marks & Spencer. /tesheshi.com/