Nëse

69

Nga Armira Jaku

Nëse        

Nëse mendim do të japësh,

por s`ke argument.

Nëse do të flasësh

më mirë qëndro indiferent!

 

Nëse do të shash apo të ofendosh,

nëse dikë do të ulësh apo të poshtërosh,

për këto vlera askush s`të nderon,

se vetëm i keqi kështu vepron!

Nëse do të falësh, vazhdo.

Nëse do të flasësh, mos ngurro.

Nëse ke frikë, beso.

Nëse beson, mos harro vepro!

 

Nëse vetëpëlqimi të ka mbuluar,

shumë të mira të janë larguar,

jeta të ka mashtruar

por ti se ke kuptuar!

 

Nëse të ardhmen se mendon,

nëse gabimet i harron,

nëse të mirën se vepron,

për çdo gjë shpërblim ekziston.

 

Nëse do të dije, apo të mësosh,

këto gjëra arrihen vetëm kur të lexosh.

Nëse lexon – studio,

nëse studion – kupto,

nëse kupton – vepro!

KUJDES! Dikush të shikon. Mos harro!

Rev. Familja, maj-qershor 2015