Nga mjekësia profetike

85

A e dini pse Profeti (a.s.) hante gjithmonë rrush të thatë?

I Lartësuar është Allahu, shiko numrin e sëmundjeve që kuron rrushi i thatë dhe efektet e tij në organizmin e njeriut.

Rushi i thatë “Zebib”, të cilin Profeti(a.s.) e pëlqente dhe i këshillonte të tjerët që me të, të nxirrnin zekatin e Fitrit,  ka dobi  të jashtëzakonshme për  trupin e njeriut, por shumë njerëz janë të pavëmendshëm ndaj tij. Më poshtë po rendisim dobitë e tij:

1-Vlerat ushqyese të rrushit të thatë:

Profeti(a.s.)  na ka porositur që ta konsumojmë rrushin e thatë “Zebibin”. “Zebibi” është rrush i thatë, i cili mund të jetë i zi ose i verdhë, me ose pa bërthama. Karakteristikë e tij është se ai është si rrushi i freskët dhe përmban potasium, fosfor, kalcium, magnezium, bakër, hekur, fibra, karbohidrate, vitamin B, C dhe sheqerna, është i pasur me substanca anti-oksidante, ka një rol të rëndësishëm në kurimin e sëmundjeve të aparatit të fyrmarrjes dhe aparatit tretës.

2-Dobitë mjekësore të  rrushit të thatë:

Ul presionin e lartë të gjakut.

Ul nivelin e kolesterolit në gjak.

Të mbron nga sëmundjet e zemrës.

Është qetësues për kollën, pasi ta kemi zier atë në ujë.

Largon gëlbazën.

Lufton mikrobet dhe viruset.

Antioksidant.

Parandalon formimin e gurëzave në dhëmbë.

Largon nga trupi helmet.

Pakëson gjakderdhjen gjatë periodave.

Forcon shpretkën, mëlçinë dhe stomakun.

Forcon kujtesën.

Të mbron nga kanceri  i zorrës së trashë.

Të mbron sytë nga sëmundjet.

Lufton dobësimin e kockave.

Është kundër infeksioneve.

Është qetësues.

Të pastron gjakun.

Pastron dhe qartëson zërin.

Sëmundjet që shëron rrushi i thatë:

1-    Kapsllëkun

2-    Majasëllin.

3-    Prishjen e dhëmbëve.

4-    Infeksionin e bajameve.

5-    Reumatizmën dhe infeksionin e kyçeve.

6-    Sëmundjet e mëlçisë dhe tëmthit.

7-    Kequshqyerja dhe nënpesha.

8-    Infeksionet në fyt.

9-    Sëmundjet e mushkrive dhe kraharorit.

10-    Sëmundjet e veshkave, fshikëzës dhe gurëve në kanalin urinar.

11-    Urinimin me vështirësi.

12-    Malarjen.

13-    Sëmundjen e Cermës.

14-    Migrenën.

15-    Verdhëzën.

16-    Leuçeminë.

17-    Sëmundjet e stomakut.

18-    Aciditetet e stomakut.

19-    Pezmatimin e zorrëve.

20-    Kruarjet në lëkurë.

21-    Linë.

22-    Favus në kokë(sëmundje që godet lëkurën e kokës)

 

1329911769_refrns-ru_27

Dobitë e konsumimit të kastravecit në mëngjes dhe mbrëmje

Të dhëna të rëndësishme nga farmacisti Muhamed Enes El-Mulekij

A e keni menduar ndonjëherë se një ushqim i vetëm mund t’ju përmbushë juve nevojat e përditshme me vitamina dhe minerale, t’ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve shtëpiake? Po ju japim të dhënat si më poshtë:

Vetëm një kastravec përmban vitaminat B1, B2, B3, B5, B6, Acidin folik, vitaminën C, Kalcium, Hekur, Magnezium, Fosfor, Potasium dhe Zink.

–         A ndjeni lodhje në periudhën pas dreke? Mos pini kafe dhe pijet me gaz të cilat përmbajnë kafeinë, por konsumoni kastravecin me qëllim që të ndiheni përsëri aktiv. Kastraveci është një burim i mirë vitaminash B dhe karbohidratesh, ai mund t’ju rikthej juve një rigjallërim të shpejtë që zgjat disa orë.

–         A jeni lodhur për shkak të fërkimit të pasqyrës së banjos e cila vishet nga avulli i ujit të ngrohtë pasi keni bërë dush?

Fërkoni pasqyrën me një shtresë të kastravecit, do të shikoni se ai e pengon veshjen e saj me avull, dhe lëshon një aromë qetësuese e cila të bën të ndihesh sikur jeni në një vend pushimi klimaterik.

–           Dëshironi të largoni dhimbjet e forta të kokës? Konsumoni disa feta kastraveci përpara se të shkoni për të fjetur, do të shikosh do të zgjohesh i gjallëruar, aktiv pa asnjë gjurmë të dhimbjeve të kokës. Kastraveci përmban sheqer dhe vitamina të mjaftueshme për të rifurnizuar organizmin me një sërë elementësh bazë të të ushqyerit, të cilat e reduktojnë ose i kufizojnë dhimbjet e kokës.

–            Menteshat e derës shkaktojnë kërcitje shqetësuese? Merrni një fetë kastraveci dhe fërkojini me të menteshet e derës, do të shikoni se zhurma do të largohet.

–         A ndieni kriza të menjëhershme? Preni disa feta kastraveci dhe vendosini ato në një enë me ujë të zier, do të shikonin një reaksion të elementëve kimik dhe ushqyes të tij, me ujin e zier, që shoqërohet me çlirim avujsh. Avulli që çlirohet nga ky reaksion ka veti qetësuese. Kjo recetë është e dobishme, veçanërisht për nënat e reja dhe studentët përpara provimeve përfundimtare.

–         Pasi keni përfunduar një drekë të pasur me yndyrna, ose keni ngrënë qepë ose hurdhër, dhe, për të larguar aromën e keqe të gojës, nuk keni çamçakës ose karamele me aromë menteje, çfarë duhet të bëni? Atëherë, merrni një fetë kastraveci dhe me ndihmën e gjuhës mbajeni në pjesën e sipërme (qiellza) të gojës rreth 30 sekonda, me qëllim që të largohet aroma e keqe nga goja. Elementët kimik të kastravecit i vrasin mirkrobet e këqija të cilat janë përgjegjëse për shkaktimin e aromës së keqe në gojë.