Një femër

81

Nga Dorina Behari
Dashuroje atë me shpirtin e lirë,
ajo s’ka nevojë për kompleksitet.
Në ditë të vështirë për të ki mëshirë,
nën këmbët e saj qëndron një Xhenet.

Duaje me zemrën e lidhur fort pas saj
dhe frika në këtë rast të them që shumë vlen,
se zemrën ta marros e të sëmurë pastaj,
e dashuria për të bëhet Xhehenem.

Një femër në dorën tënde është mrekulli,
për prindin është sevap i shtuar në gjykim.
Për burrin është prehje me shumë dashuri,
e për fëmijën nënë…oh nënë qetësim!

Edukoje mirë dhe mbaje në mend,
se brezat që do vijnë do sillen si ajo.
Fliti fjalë të bukura por dhe me shumë vend,
në sjelljen e saj moralin vlerëso.

Një femër vishet me petkun e ndjesive,
nuk do të gjesh zemër aq shumë të pasuruar.
Brenda saj krijohet mrekulli e mrekullive,
gjithkush prej trupit të saj është lëshuar!

Rev. Familja, mars 2015