Një pije ‘milkshake’ që ju jep energji për Ramazan

737

Pas agjërimit për gjithë ditën, shtoni nivelet tuaja të energjisë përsëri me këto hurma arabe dhe milkshake.

Përfitimet shëndetësore të tërshërës:
Zvogëlon kolesterolin.
Ka veti të buta anti-depresive dhe për të ngritur humorin.
E dobishme në humbje peshe.
Përfitimet shëndetësore të hurmave të Arabisë:
Forcon kockat.
Nivelet e larta të hekurit e bëjnë atë të përsosur për ata që vuajnë nga anemia.
E përsosur për një rikthim të shpejtë të energjisë.
Parandalon kapsllëkun.

Përbërësit:
Hurmat e Arabisë (pa farë) – 10
Qumësht – 1 filxhan
Tërshërë – 3 lugë gjellë
Mjaltë – 1 lugë (opsionale)

Metoda:
Hidhni hurmat arabe në ½ filxhan qumësht për 30 minuta.
Piqeni tërshërën për rreth 5 minuta në një tigan që nuk ngjit derisa të marrë pak ngjyrë kafe.
Lëreni të qetësohet.
Grijini së bashku hurmat arabe dhe tërshërën në një blender.
Shtoni qumështin e mbetur dhe përziejeni mirë.
Shërbejeni të ftohtë.