Një prezantim i shkurtër i zhvillimit të arkitekturës islame

76

(Sot, arkitektura konsiderohet një reflektim i qytetërimeve dhe një libër i hapur, në të cilin është regjistruar historia e një kombi.)

Arti islam, si çdo art tjetër, përfshin shumë stile. Kryesisht ka qenë i ndikuar nga kulturat e popujve që kanë jetuar në zonat ku islami është përhapur. Për këtë arsye, arti islam nuk mund të shihet thjesht si një formë arti fetar, por si shprehje të jetesës së njerëzve që kanë jetuar në tokat ku islami ka qenë prezent. Arkitektura islame është mishërimi i besimit të umetit musliman dhe perspektivave të karakterit të tij historik, në trojet ku islami lulëzoi.

Është e pamohueshme se qytetërimi i parë i shkruar u shfaq në Irakun e lashtë. Për të zhvilluar bujqësinë e atij rajoni u shfrytëzuan lumenjtë dhe digat. Për të arritur stabilitetin dhe sigurinë e duhur, sundimtarët realizuan disa projekte strategjike. Për shembull, ata gërmuan kanalet, ndërtuan tempuj dhe përmirësuan kushtet e jetës së përditshme. Kjo çoi në rritjen e  qytetit dhe arkitekturës të cilat u zhvilluan 2800-2400 BC. Në anën tjetër, arkitektura greke daton më 444-429 BC. Ajo ishte e ndikuar nga arkitektura faraonike dhe persiane, e cila me vonë hapi rrugën për arkitekturën romake (753-509 BC).

Ndryshe nga arkitekturat e sipërmendura, arkitektura islame e ka origjinën në Gadishullin Arabik. Ajo përfshin planifikimin e qyteteve së bashku me sheshet kryesore, rrugët, stilin e akomodimit, kushtet ekonomike dhe klimatike, si dhe zakonet shoqërore. Arkitektura islame zhvilloi dekorime të veçanta, ngjyra dhe njësi inxhinierike të cilat mund të adaptoheshin kudo. Disa elemente dekorative të tilla si oriels, muqarnas, skulptura dhe kaligrafi arabe, të cilat janë gdhendur në gurë, kanë kontribuar në ngritjen e një modeli të ri arkitektonik.

Arkitektura islame përfshin zhvillimin e tij nga shekulli VII deri XIX. Ndjekësit e parë të Muhammedit (alejhi selam), që vinin nga Gadishulli Arabik, kishin disa tradita artistike vendase. Me përhapjen e islamit, këto tradita vendase formuan bazën e stilit të tij artistik, i modifikuar sipas klimës dhe materialeve të veçantë që ishin në dispozicion në atë vend të caktuar.

MasjedkProfeti Muhamed (alejhi selam) nuk e ka shikuar arkitekturën as vetëm si një ceremoni të dukshëm fetar e as si një biznes plotësisht laik. Në fakt, arkitektura është një kombinim i të dyjave, pasi që islami është një mënyrë e plotë jetese dhe nuk ka asnjë aktivitet të njeriut në Islam që është lënë jashtë konsiderimit fetar. Profeti Muhamed (alejhi selam) ka dhënë personalisht kontributin e tij në zhvillimin e arkitekturës islame.

Gjëja e parë që Profeti (alejhi selam) bëri pasi emigroi nga Meka në Medine ka qenë ndërtimi i një xhamie, xhamia e Profetit. Kjo ishte iniciativa e parë e Profetit në skicimin urbanistik të një qyteti. Çdo gjë tjetër, si ndërtimi i shtëpive apo ngritja e një tregu për aktivitetet e biznesit, duhej të vihej në pritje deri në përfundimin e xhamisë së Profetit. Xhamia funksiononte jo vetëm si vend faljeje, por edhe  si një qendër për zhvillimin e komunitetit. Xhamia në fillim ishte shumë e thjeshtë, një oborr i rrethuar me kasolle (shtëpitë e grave të Muhamedit alejhi selam) gjatë një muri të zgjatur në një krah dhe me një portik në njërin cep, për njerëzit e varfër.

Më vonë, Revolucioni Islamik arkitektonik u përhap në të gjithë qytetet e botës antike, si romake, greke, bizantine, aziatike e afrikane, Veriu dhe qytete të Azisë Qendrore për shkak të pushtimeve islame. Qytete të reja të tilla si Sammerqand, Bukhara, Stamboll, Qurtoba dhe Grenada u krijuan. Stilet e Azisë Qendrore u sollën me elementet turke dhe mongole; ndikimet kineze kishin një efekt formues të pikturës islame, qeramikës, dhe tekstileve.

Muslimanët kanë komunikuar me kulturat e tjera duke i ruajtur traditat më shumë se duke i fshirë ato. Ata i shfrytëzuan ato kultura për t’i shërbyer islamit dhe të përballen me rrjedhën e botës islame. Për shembull, statujat dhe fotot ishin të ndaluar në arkitekturën e xhamive, kështu që inxhinierët muslimanë zotëruan e zhvilluan kollonat, mozaiket, dekorimet me gjethe.

Arkitektura e botës islame, gjatë gjithë historisë, i është përshtatur dhe përgjigjur kulturave të ndryshme dhe traditave ekzistuese të objekteve, pa dobësuar esencën shpirtërore, e cila ishte burimi i saj i frymëzimit. Në qytetet tradicionale islame reflektohet një unitet, nëpërmjet të cilit lidhen arkitektura e xhamive, medreseve, pallateve dhe shtëpive, si një sekuencë hapësinore. Identiteti i qytetit bazohet në marrëdhënien e elementëve të saj. Këto marrëdhënie janë të krijuara nga harmonizimi i komunitetit me forcat që veprojnë në të, të cilat mundësojnë ndërveprimin e kulturave, ndërtimin e metodave për të zhvilluar një identitet islam, ashtu sikurse një gjuhë e mban identitetin e vet edhe kur ajo thith fjalë të huaja.

Tipari më i dallueshëm i të gjithë arkitekturës islame është përqëndrimi në hapësirat e brendshme në krahasim me pjesën e jashtme ose e ashtuquajtura fasadës. Shprehja më tipike e këtij përqendrimi në hapësirën ​​e brendshme mund të vërehet në një shtëpi muslimane. Banesat drejtkëndore janë organizuar rreth një oborri të brendshëm. Fasada e këtyre shtëpive ofron mure të larta, pa dritare, të cilat ndërpriten vetëm nga një derë e vetme dhe e ulët.
Në mungesë të theksimit arkitekturor në fasadën e jashtme të ndërtesave është e vështirë që të kuptosh madhësinë e strukturës, formës apo funksionit. Pra, forma dominuese e vërtetë e arkitekturës islame është ajo e arkitekturës së fshehur. Me fjalë të tjera, është ajo arkitekturë e cila mund të kuptohet dhe përjetohet vetëm duke hyrë dhe duke e parë nga brenda.

Si përfundim, mund të themi se arkitektura islame ishte në harmoni me njerëzit, mjedisin dhe Krijuesin. Deri tani nuk ka patur rregulla strikte që janë aplikuar për të udhëhëqur arkitekturën islame. Për shembull, xhamitë e mëdha të Kordobës kanë përdorur gjeometri lokale, materialet që ishin në dispozicion në atë vend dhe metodat lokale të ndërtimit që të shprehin sipas mënyrës së tyre principet e rendit arkitekturor, harmoninë dhe unitetin e arkitekturës islame.