Një shkrim frymëzues për lumturinë

266

A e kemi konceptin për lumturinë tërësisht të gabuar?

Kur e pyetën njëher poetin e madh Gëte se a ishte i lumtur? Ai u përgjigj: Jam shumë i lumtur! Dhe, menjëherë shtoi fjalinë: Por nuk mbaj mend ta kem pasur një javë komplete te lumtur.

Kjo në fakt është tërësisht kundër filozofisë moderne. Ky është një paralajmërim për ne pasi jemi të përfshirë nga marketingu, publiciteti nga zbulimet e reja, joshje te ndryshme dhe deri te moda e re, të mendojmë për lumturinë si një rrugë e pandërprerë e gjallë e kënaqësisë.

Ajo që Gëte sugjeron është se lumturia qëndron në faktin e kapërcimit apo tejkalimit të palumturisë dhe trazirave në jetë.

Në një nga poezitë e tij ai thotë se “ëndrra me e keqe është ditët e panumërta me diell”. Alternativa e kësaj nuk është lumturia por mërzia, mungesa e eksitimit, mungesa e një qëllimi që duhet ndjekur, për të luftuar për të.

Ajo çka Gëte ka thënë është një paralajmërim për të rinjtë – mos e mendoni jetën tuaj si një koleksion dhuratash të marra nga shporta e kënaqësive. Mendo për jetën tënde si një betejë shumë shumë të gjatë. Ti arrinë të zgjidhësh një problem por vie tjetri dhe efektet anësore janë shpesh jo të mira, dhe pikërisht kjo është që duhet ta bëjë njeriun pesimit afatshkurtër dhe optimist afatgjatë.

Shkruar nga Zygmunt Bauman
Burimi: Al Jazeera