NJË SIMBIOZË E ARTIT SHQIPTARO-ISLAMIK

75

Mbishkrimet dhe ndërtesat kanë një rëndësi të madhe historike. Shpeshherë ato japin informacione të panjohura rreth veprimeve të caktuara të njerëzve më parë. Në disa raste ringjallin historinë për brezat e kohës sonë duke na dhënë një atmosferë të kulturave të mëparshme, e cila mund të mos jetë prezente në ditët tona. Nëse i referohemi zhvillimit arkitektonik, Shqipëria është shumë e begatë në stile dhe ndikime të jashtme, duke e bërë arkitekturën e saj shumë të larmishme në kohë të ndryshme. Monumentet më të vjetra arkitekturore në Shqipëri datojnë që nga mijëvjeçari i parë dhe janë ndërtuar nga ilirët. Nga mesi i mijëvjeçarit të parë para erës sonë deri në mes të mijëvjeçarit të parë mbas erës sonë, grekët dhe romakët, të cilët pushtuan Shqipërinë, ndërtuan struktura të dukshme në peizazhet urbane dhe rurale. Në mesjetë arkitektura fetare e krishterë u shfaq në veriun e krishterë të Shqipërisë, ndërsa arkitektura Islame dhe turke u shfaq në jug. Objektet arkitektonike Islame janë të ngjashme me modelet turke, duke krijuar një fizionomi lokale. Më kompleksja nga të gjitha është Xhamia e Plumbit në Shkodër, e ndërtuar në 1773-1774 nga Mustafa Pashë Bushati. Kulmi i arkitekturës Islame në Shqipëri gjeti vend pikërisht kur centralizimi i Perandorisë Turke kishte arritur kulmin e saj. Michel Kiel shkruan se në shekujt XV dhe XVI arti osman në Shqipëri ishte po aq Islamik dhe Otoman si ai në Shkup apo Edirne. Nga ana tjetër, në shekullin e XVII, edhe pse influenca e qeverisë turke u ul, kontibuti vendas në ndërtesat Islamike në Shqipëri u zhvillua më tej. Në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit të XIX ky bashkim i elementeve së arkitekturës otomane, arriti kulmin e saj duke përftuan një stil të veçantë shqiptaro-islamik. Ky stil paraqet një sintezë të elementeve osmano-turke, si dhe stileve të vjetra të Europës, si ajo Baroko.

Xhamia e Et’hem Beut

Xhamia e Et’hem Beut është ndërtesa më e vjetër në qytetin e Tiranës. Xhamia ndodhet në sheshin “Skënderbej” në qendër të qytetit, e cila së bashku me Kullën e Sahatit dhe Pallatin e Kulturës përbëjnë një pikë referimi të rëndësishme arkitektonike në Tiranë. Është e rrethuar nga ndërtesa signifikante, të tilla si: Muzeu Historik Kombëtar, Qendra e Artit dhe Kulturës, sheshi “Skënderbej” dhe mbrapa saj ndodhet Bashkia e Tiranës.

Kulla e Sahatit ndodhet 20 metra në të majtë të xhamisë, në anën e saj jug-lindore. (A. Hysa) Themeluesi i saj, Molla Beu, nip i Sulejman Pashës ishte një feudal nga Petrela. Ka gjasa që ndërtimi i xhamisë filloi në vitin 1793, gjatë udhëheqjes së Selimit III. Molla Beu vdiq në 1808. Djali i tij, Haxhi Et’hem Beu, siç shkruhet në portikun e xhamisë, përfundoi ndërtimin e xhamisë më 1238 Hixhri (1822-1823). (Kiel, M.2012)

Portiku gjithashtu përmban dhe datën e vdekjes së Molla Beut. Në hyrje të xhamisë ndodhen dy varret të gdhendur në mermer të Et’hem Beut dhe gruas së tij Balkis. Gjatë totalitarizmit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë xhamia u mbyll për t’u rihapur sërish më 18 janar 1991. Pavarësisht kundërshtimit nga autoritetet komuniste, 10,000 njerëz hynë duke mbajtur flamuj.

c551b94e-2d6c-41b7-ab8c-4c843b58f7d9Dizajni i Xhamisë është shumë i thjeshtë me një plan drejtkëndor, me një sipërfaqe të përgjithshme relativisht më pak se 300 metra katror, meqenëse në vitet kur është ndërtuar xhamia popullsia në kryeqytet ka qenë në numër të vogël dhe çdo lagje ka patur xhaminë e saj. Kryesisht xhamia përbëhet nga salla kryesore e faljes, mbi të cilën ndodhet kupola, një sallë dytësore, e cila paraprin hollin kryesor, në formë L-je e mbuluar me çati me tjegulla dhe me një tavan prej druri, si dhe salla e faljes së grave e vendosur në katin e sipërm përballë sallës së faljes së burrave. Për t’u ngjitur në  vendin e faljes së grave duhet futur përmes një dere të vogël, pranë sallës kryesore. Vendi i faljes për gratë është një zonë e vogël dhe ka vetëm një rresht (saf). Në anën e djathtë të xhamisë qëndron minarja elegante e stilit turk, e gjatë dhe e hollë, e cila së bashku me kullën e sahatit i japin hijeshi xhamisë si një kompleks në mes të qendrës së qytetit.

Xhamia_e_Ethem_BeutSallat ndriçohen nga disa dritare të vogla (salla e brendshme) dhe dritare më të mëdha në formë harkorë në sallën sekondare ose verandën e xhamisë. Salla e faljes brenda është trajtuar me shumë kujdes dhe me një stil unik. E gjithë sipërfaqja e mureve dhe kubeja është e mbuluar me vizatime zbukuruese, të cilat nuk gjenden në asnjë vend tjetër. Sfondi ka një ngjyrë të ëmbël bojë hiri, përkundrejt së cilës është vendosur harmonikisht ngjyra e kuqe në kafe dhe një ngjyrë e gjelbër. Vizatime të ndërlikuara lulesh përzihen me piktura të qyteteve dhe të xhamive të ndryshme, duke krijuar një pamje shumë të ngjashme me ato të ndërtesave të vjetra turke, të ruajtura në Verria, Kastoria dhe Siatista të Maqedonisë apo ato në qytetet bullgare të Plodvilit, Koprivstitsës apo Smoljanit dhe në shumë vende në Anadoll. Pjesa e brendshme e xhamisë së Tiranës i përket të njëjtit grup me ato të gjetura në Maqedoni dhe Greqinë e Veriut.

Xhamia Et’hem Beu, pavarësisht ndërtimit të saj dy (II) shekuj më parë, vashdon të ruajë rëndësinë dhe elegancën e saj ashtu sikurse në fillim. Me kolonadet e rrumbullakta, me kapitalet korinthike, me harqet në stilin vendas, me portikun e pikturuar me motive bimësh dhe lulesh, kryesisht në ngjyrë të kuqe e të gjelbër, me shandanin që derdhet prej kupolës, me materialet e ndërtimit vendase, ajo mbetet  një dëshmi kohore dhe arkitektonike e simbiozës së stilit islamiko-turk dhe atij vendas.

Shtator-Tetor 2013