Njeriu nuk peshohet nga fjalët, por nga veprat

15

Nga: Amra Ibraimi

Njeriun në jetë e bën të veçantë sinqeriteti, thjeshtësia dhe mbajtja e fjalës së dhënë. Njeriu që i ka këto tre tipare në jetë çdo herë do të jetë i respektuar dhe do t’i respektojë të tjerët. Sinqeriteti te njeriu është çelësi i çdo gjëje që ai do veproje me të tjerët.

Sot në botë asgjë nuk varet nga sjellja, por nga paraja dhe interesi. Është e vërtet që njeriu nuk peshohet nga fjala por nga veprat e tij edhe pse ndonjëherë ai peshohet edhe nga fjala që del nga goja e tij (njeriut).

Fjala e mirë çdo herë të nxjerr në dritë.

Njeriu ndonjëherë është i lumtur, por ndonjëherë është edhe i mërzitur. Ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se çdo veprim i joni ndikon si në të mirë, po edhe për të keq në jetën e të tjerëve. Ne çdoherë duhet të buzëqeshim si në momentet e vështira edhe në ato të mira. Ne duhet të veprojmë drejt sepse çdo gjë peshon. Për të vepruar drejtë duhet që të jesh besnik në fjalën që e ke dhënë, sepse njeriu shpreson në fjalën tënde; ai beson në ty. Megjithatë, ne ndonjëherë nuk jemi në gjendje të veprojmë asnjë hap për ta mbajtur fjalën e dhënë.

Ne harojmë të ndalojmë dhe të mendojmë. A thua vallë ai person është budalla që mban shpresë e që na besoi? Si ndjehet kur ne e thyejmë fjalën e dhënë? Për fat të keq në jetën e sotme është shtuar xhelozia, urrejtja, fjalët e kota që duan të mposhtin dikë vetëm e vetëm mos të ketë sukses në jetë. Por ne nuk duhet të harrojmë se veprat tona, pa marrë parasysh të mira ose të këqija, gjithmonë do të na shoqërojnë në jetë.

 

Revista “Familja”, qershor 2022