Pas pritjes

67

Njeriut, nisur prej origjinës e gjenezës së tij i janë  akorduar cilësi e epitete, të cilat i ka mbajtur mbi sedër dashje – pa dashje, duke u mësuar me faktin se do duhej t’i duronte të shumtët, duke qenë i vetëdijshëm se vetëm ai përballë tyre përbën pakicën.

Që nga kjo ndjenjë e të ndjerit “i vetëm” kundër të shumtëve ai merr rrugënajat  e vështira të përballjes me të tjerët, të përfaqësimit, marshimit drejt asaj që është e jotja e cila, akoma nuk është në vendin e  duhur.

Kështu, pas pritjes prej shumë e shumë vitesh, madje dekadash të realizimit të dëshirës së muslimanit shqiptar për t’u përfaqësuar qoftë edhe skeletisht nga një përfaqësues i denjë, në një prej suazave me peshë përfaqësuese në shqipëri, i erdhi koha. Realizimi i projekteve apo “amaneteve”, kurdoherë është i mezipritur. Kjo pritje do të duhej të festohej në mënyrën më të paqtë që e karakterizon muslimanin, e sidomos atë shqiptar.

Njerëzia është ndjerë gjithnjë mirë kur  ka ditur se mbi shpatulla mban vlera e arritje, mban kontribute të dhëna  e të marra me një feedback si të përllogaritur centimetralisht. Pra është ndjerë mirë kur ia ka njohur vetes vlerat, peshën, prezencën e saj tek të tjerët. Kur vijmë tek prezenca jonë tek të tjerët, bota tjetër përveç kësaj “mishtore” i ka bërë llogaritë, duke dalë përtej vlerës së vlerave. Gjithsesi edhe në këtë aspekt e ka dashur fati dhe i pari, Zoti që  e bëri popullin tonë ndjekës të rrugës së Tij me një shumicë habitëse  muslimanësh jo vetmë në shqipëri por edhe në rajon.

Si të tillë jemi rritur e moshuar së bashku me vitet dhe dëshirat tona për të qenë një shumicë  e denjë, jo vetëm numerike, por e shënuar diku gjetkë përtej një evidence statistikore, diku në mendimet e  atyre që kërkojnë të përfaqësohen, në arsyet e atyre që duan të artikulohen me të drejtë duke shprehur se kanë të drejtë për një përfaqësim ndryshe.

Besimtarët muslimanë duke shënjuar  sërisht e në çdo kohë  pikënisje të mbara në ndërmarje madhore, në marshime paqësore kanë  dashur t’i tregojnë shumëkujt se janë një gur i rëndë në tokën e vet, në fenë e vet, në shqipen e vet e me çdo gjë që e bën të jetë një shqiptar, shqiptar  musliman.

Përtej shumë përfaqësimesh por në fakt në stadin e një meteori që ndriçon e më pas shuhet, edhe muslimanit në Shqipëri i është dashur të vezullojë pak e të errësojë më shumë për arsye që më shumë se shumica jonë i di.

Përfaqësime e dalje  në ndihmë, në sensibilizim, në përmirësim, në thirrje e vëllazërim kanë qenë argumente të prekshme për çdokënd që nuk e ka besuar fuqinë që fshihet ndër ne, një margaritar me të cilën na zbukuroi Zoti, por përveç këtyre që kanë rrezultuar vërtet  përmbysëse të shumë ideve negative mbi ne, muslimanët sot krenohen me mirësinë që ju akordoi Zoti duke ardhur nga dita në ditë e duke gjetur një shteg të lirë nga ku ai, ec dhe nuk i pengohet hapi, nuk  nëpërkëmbet  vlera nën patkoin e një përfaqësimi të mefshtë.

Brenda nesh vitet po rrokullisen e na bëjnë më të pjekur. Ditët po ikin e na bëjnë ta presim me gëzim agimin. Në këtë aspekt agimet e muslimanit dihet se vijnë me thirrje. Thirrje që të zgjojnë nga gjumi vdektar e që thërrasin për një përkushtim që ka vetëm nisje e rinisje. Që nuk mbaron kurrë deri në ditën kur do gëzohemi që ishim pjesë ushtarësh të bindur ndaj thirrjeve të agimit e muzgut.

Ndryshimet na bëjnë më të mirë,  Zoti thotë në Kuran: “Zoti nuk do ta ndryshojë çështjen e një populli nëse ai vetë nuk e ndryshon vetveten”.

Marrë në rang personal, nuk di çfarë ndryshimi kemi pësuar por në rang nacional për të mos shkuar më tej, ndryshimi ishte i madh kur mësojmë se përfaqësohemi nga një “zë” me shumë presence nga subjekte  reale aktive të jetës “me Zotin”. Të asaj jete kulturore që duhet të gjallërojë, të zgjatet e të trokasë derë me derë për një hapje të shpresës për të bashkëpunuar për një hapje të zemrës e shpirtit ndaj të rejave që sjell koha.

Në këtë vazhdë, ideja merr leje për të ikur më tej…më larg…më hapur…por gërmat do të përfundojnë  duke u mbyllur vetëm në këtë rrjesht, në këtë fletë të bardhë për të vazhduar një ditë sërish me pritshmëritë që duhet të zenë vend pas një lajmi të mirë si ky.

Mars-prll, 2014