Pasi të mësoni këto 6 të vërteta të hidhura mbi jetën, do të bëheni shumë më të fortë

364

Jeta është shumëçka. Ajo është e bukur dhe e mrekullueshme. Por vetëm diçka nuk është:e lehtë. Ka raste kur kjo është shumë më e dukshme se të tjerat. Ne vetë, jo gjithmonë e bëjmë më të lehtë; fiksohemi pas koncepteve dhe zakoneve që janë të pasakta, qesharake, apo edhe të dëmshme për ne.

Ne jetojmë, duke refuzuar të shohim të vërtetat e thjeshta, pasi jemi të shqetësuar se ato janë shumë të vështira për t’u përballuar, pa e kuptuar se pranimi i tyre do të na e bëjë në fakt çdo ditë shumë më të lehtë dhe të lumtur. Lista e Uilliam Betit, përshkruan në mënyrë të përkryer disa të vërteta të hidhura, të cilat kemi nevojë t’i mësojmë t’i pranojmë.

1. Çdo person që ju doni mund të vdesë

Sado e zymtë që mund të tingëllojë, vetëdija se në fund ju dhe të gjithë ata që njihni nuk do të jetoni përgjithmonë, do të pasurojë dhe forcojë marrëdhëniet tuaja.  Shumë njerëz e marrin ekzistencën e të dashurve të tyre si të mirëqenë, dhe kanë një ndjenjë të pangushëllueshme të keqardhjes, kur ata largohen nga kjo jetë.

Prindërit, gjyshërit, miqtë – ne nuk e dimë kurrë se kur ata s’do të jenë më mes nesh. A i keni telefonuar prindërit kohët e fundit? Bëjeni tani. Marrëdhëniet tona, janë gjërat më kuptimplota që kemi në jetë dhe që duhet t’i ushqejmë.

2. Ne u japim kuptim jetëve tona

Budistët besojnë se ne njerëzit krijojmë botën tonë me mendimet dhe veprimet tona. Pra pasja e një jete kuptimplotë, është një zgjedhje. Ne nuk kemi pse t’i bashkohemi trupave paqeruajtëse, apo t’i japim fund urisë botë për të patur një jetë kuptimplotë; një shitës në një ushqimore, mund të ndihet po aq i plotësuar sa edhe një president i një kompanie të madhe. Shpesh herë, jemi shumë të përqëndruar tek ajo që nuk e kemi dhe që e duam, dhe kjo e bën jetën tonë të ndihet boshe, pa marrë parasysh se sa shumë kemi arritur.

3. Partneri  i përsosur nuk ekziston

Shumë njerëz ëndërrojnë romancën e përsosur dhe partnerin që na garanton lumturinë e  përjetshme. Në fakt, shumica prej nesh ndoshta janë fajtorë për vegimin e “takimit të përsosur”. Por si mund të ndikojë kjo tek marrëdhëniet tona reale, kur partnerët tanë nuk përputhen me tabllonë e përsosur të ëndrrave tona?

Kjo s’do të thotë që ne të lidhemi me dikë me të cilin jemi të mjerë, dhe as të presim të ndërtojmë një marrëdhënie me të. Mendoni për të si për një kryevepër artistike; ju dhe partneri juaj jeni mjetet, dhe duhet të punoni së bashku për të bërë një kanavacë të bukur. Ne mund të jemi të lumtur dhe të realizuar në një marrëdhënie, por jo nëse presim që kanavaca të pikturojë veten!

4. Jeta është një lojë

Pse duhet të ecim mbi vezë gjithë jetën tonë, duke u shqetësuar me kryerjen e diçkaje tmerrësisht të gabuar? Kjo jetë është e jona për të mësuar prej saj dhe patur përvoja. Ne duhet ta mendojmë atë si një lojë; vendosni se çfarë doni të bëni në jetë, mësoni rregullat, dhe rrituni. Nuk mund të arrijmë kurrë asgjë apo të jemi të suksesshëm, nëse jemi shumë të frikësuar për të luajtur. A keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që të ketë arritur të jetë një lojtar futbolli pa shkelur kurrë në një fushë të blertë?

5. Çdo gjë e ka një fund

Kjo është duket si më e vështira për t’u dëgjuar. Asgjë nuk zgjat përgjithmone. Do jemi të rinj për pak kohë, dhe pastaj do të mplakemi. Do të biem në dashuri, do ndahemi, apo do të humbim atë që duam. Ne do të jetojmë dhe pastaj do të vdesim. Shumë njerëz para nesh kanë jetuar, dashuruar, arritur, dështuar dhe vdekur.

Lipset të mos harrojmë se nuk jemi ndryshe nga paraardhësit tanë. Megjithatë, në vend se biem në depresion nga kjo, mund të ndihemi mirënjohës, të eksituar, dhe madje edhe të fuqizuar në këtë jetë. Nëse gjërat do të zgjasnin përgjithmonë, çfarë do t’i bënte ato të veçanta? Koha dhe fundet u japin gjërave vlerë. Ne duhet të vlerësojmë çdo gjë.

6. Jini romantikë me gjërat e vogla

Përderisa e dimë tashmë se çdo gjëje i vjen fundi, dimë gjithashtu se duhet të duam gjithçka që mundemi në këtë jetë. Gjërat mund të bëhet kaq të zakonshme, kur vendosen në mendjen e zakonshme të dikujt që e sheh jetën si  një “makineri të përjetshme”. Edhe pse, gjërat janë të bukura kur krijojmë momentin për të mundësuar të jenë kështu.

Përdorni një rrugë tjetër për të shkuar në punë apo në shkollë, shtrihuni në bar, shihni retë, dhe kërkoni yjet. Jini romantike, dhe bota gjithmonë do t’iu duket magjike. Shkëputuni një ditë nga gjërat stresuese, dhe gëzojeni jetën!

Burimi: www.bota.al