Pastrimi i organizmit në tri etapa

118

Pastrimi i kolonit (zorrës së trashë)

Mjeku Xhorxh Kroulld në Los Anxhelos të Amerikës thotë: “Jam i bindur që koloni është organi më i rëndësishëm i trupit të njeriut, kushtet e tij vitale higjenike bëjnë që trupi të jetë në gjendje përfekte”. Në kolon përfundojnë proceset e tretjes dhe të thithjes, veçanërisht thithja e ujit. Enzimat, si luktoza dhe sakaroza, ndodhen në lëngun e zorrëve. Produktet e fundit të tretjes së karbohidrateve, si: glukoza, fruktoza, galaktoza, thithen në gjak nga muri i zorrës dhe shkojnë në mëlçi.

Aminoacidet e lira thithen në gjak nga muri i zorrës. Të gjitha këto procese ndodhin kur zorra është vitale e pastër. Në një prej tregimeve të mjekëve të autopsisë tregohet se një pacienti të vdekur pasi i është bërë autopsia, zorra e trashë e tij ka patur 18 kg mbeturina, të cilat i ka mbajtur në barkun e tij ngado që ka shkuar. Këto papastërti kanë dalë nga zorra e trashë. Me këto papastërti kjo zorrë nuk mund të bëjë proceset e tretjes as të thithjes. Pastrimi i Kolonit është një veprim i rëndësishëm për shëndetin e njeriut. Ajo duhet të bëhet menjëherë, duke e vendosur seriozisht për ta bërë këtë veprim. Duke patur një zorrë të bllokuar, ajo është shkaktare kryesore për shumë sëmundje, si: apandesiti, infeksioni i bajameve në mëlçi, në tëmth; disfunksionimet kardiake dhe të enëve të gjakut; arteriet, sinoziti, reumatizma, prostata, sëmundjet e vezoreve, kistet e ndryshme etj. Ajo është shkaktare për mosthithjen e vitaminave, aminoacideve, kripërave minerale, duke e zvogëluar trupin e duke u bërë shkak për rënien e imunitetit të trupit. Me pastrimin e kolonit, trupi do të ketë më shumë gjallëri e vitalitet.

4600314973_f178a9f5dd

Dr. Xhon Kellog thotë: “Jam në dijeni të shumë rasteve të disa lloj operacionesh që janë evituar me pastrimin dhe vitalitetin e Kolonit”. Demonstrimet midis kolonit dhe sëmundjeve nuk lë asnjë dyshim që intoksikimi i trupit dhe shkaku i shumë sëmundjeve vjen prej kolonit. Koloni kërkon një zbrazje çdo 6-8 orë, por si shkak i zakoneve tona e mbajmë këtë papastërti 24-48 orë e më shumë, rezultati: ulçera, kancer etj. Imagjinoni një kazan të mbushur me plehra të mbyllur me kapak, të hapet kapaku pas disa javësh do të vinte prej saj një erë e ndyrë, sa askush nuk do të qëndronte pranë saj. Kështu është dhe me kolonin e papastruar. Pjesa më e madhe e të sëmurëve me Kolonin janë konsumuesit e bukës, ëmbëlsirave, brumërave, që përgatiten me miell të rafinuar 00, që i janë hequr fibrat, pra himet. Ata kanë shenjat e kolitit, diverti kolitit, homorroideve e deri në tumorre. Njerëzit duhet të mësohen të përdorin katër drithëra që i kanë lënë pas dore në ushqimin e tyre, si është thekra, tërshëra, misri dhe orizi, që janë të pasuruara me fibra dhe që janë të mjaftueshme për një nxjerrje të lehtë të mbeturinave nga koloni.

Sëmundjet e kolonit janë duke u përhapur në mënyrë galopante, si përhapet vaji në det. Këtë e dëshmon numri i madh i operacioneve të fistulave, homorroideve, shqetësimet e prostatës, i kisteve të ndryshme, tumorreve etj. Koloni është organi kryesor që duhet të mbahet i pastër për një jetë të shëndetshme. Pastrimi i zorrës duhet të bëhet të paktën një herë në muaj në format që do të tregojmë.

  1. Pastrimi i zorrës
  2. Pastrimi i Kolonit me sulfat magnezi

magneziMerren pesë pako sulfat magnezi në farmaci dhe pihen për dhjetë ditë. Në mëngjes në një gotë me ujë të ngrohtë futet 15 g sulfat magnezi dhe pihet për 10 ditë. Kjo bëhet vetëm një herë, pastaj për ta mbajtur zorrën të pastër mund të pini kripën 1 herë në muaj ose dy herë në muaj.

  1. Pastrimi i Kolonit me vaj kastori

Nga një shishe vaj kastori futet një lugë gjelle në një gotë qumësht dhe pihet në darkë para gjumit deri sa të mbarojë shishja. Mund të pastrohet me klizëm, farën e mbretërve, sena etj.

  1. Pastrimi i veshkave

Ashtu si koloni veshkat janë organe të rëndësishme në trupin e njeriut. Aty ndodhin tre procese të rëndësishme:

  • filtrimi
  • reabsorbimi (thithja e kundërt)
  • sekrecioni i gypëzave

Images

Sekrecioni i gypëzave i lejon veshkës të nxjerrë mbeturinat dhe të ruajë përbërësit e gjakut. Gjaku duke kaluar nëpërmjet kapilarëve të glomerulës në veshkë “filtrohet”, kështu që uji, kripërat, sheqeri, urea dhe të gjitha pjesët përbërëse të gjakut dhe të proteinave të plazmës kalojnë në zgavrën e kapsulës së Boumenit duke formuar filtratin glomerular. Nëpërmjet veshkave në çdo minutë kalojnë rreth 1200 ml gjak, domethënë afërsisht ¼ e të gjithë gjakut që del nga zemra. Mënyra e funksionimit të veshkave, si të gjithë organeve është një mrekulli prej Allahut të Lartësuar.

veshkat

Mosfunksionimi i mirë i veshkave do të sillte pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Bllokimi i veshkave me rërë, gurë, kristale, infeksione të ndryshme do të vështirësonin pastrimin e gjakut. Mosfunksionimi i mirë i veshkave do të kishte pasoja të rënda deri në dializë, që është proces i pastrimit të gjakut me aparatin e dializës. Vetëm një i sëmurë e sheh kurorën e shëndetit në kokën e të shëndetshmit, sepse ai vet nuk e vlerëson këtë. Pastroni veshkat tuaja me mjete të thjeshta përpara se ta pastroni gjakun tuaj me dializë. Nëse në mëngjes esëll do të pinit 1 litër ujë esëll do të ishte një pastrues i mirë për veshkat, stomakun, zorrët, për komplet trupin tuaj. Shumë bimë mjekësore Krijuesi i gjithësisë i ka krijuar për pastrimin e veshkave, si fieri i gurit, kalli delli, bar këputje, majdanoz, gjëmbaç. Përdorni çajrat për pastrimin e veshkave, mbajini ato pastër të keni një shëndet të mirë.

  1. Pastrimi i mëlçisë

Mëlçia është organi më i madh i trupit tonë. Ka funksione të shumta në trup dhe përbërja e mëlçisë është e rregulluar, si një qytet me të gjitha funksionet e saj. Mëlçia bën pastrimin e gjakut, prodhon lëngun biliar, i cili derdhet në zorrë për tretjen e ushqimit. Aminoacidet, kripërat minerale, vitaminat etj., nga vena portale shkojnë në mëlçi. Beta karrotina shndërrohet në mëlçi në vitaminën A e të tjera prej funksioneve të njohura të saj. Nëse mëlçia është e bllokuar me gurë kolesteroli në rrugët biliare pacientet kanë këto siptoma: dobësi e përgjithshme, dhimbje kyçesh, gojë të hidhur ose të thatë, fryrje barku menjëherë pas buke, kapsllëk ose ndonjëherë diare, homorroide, urinë me ngjyrë të errët, gjuhë të kuqe të çarë, lëkurë të thatë, shikim të dobët, rënie të flokëve, mungesë oreksi etj. Kushdo që ka këto lloj siptomash duhet të dijë që mëlçia e tij nuk funksionon siç duhet.

Është një mëlçi e një të sëmuri që ka vdekur nga cirroza (kancer në mëlçi). Mëlçia e tij është e mbushur me gurë kolesteroli.

Me metodën e pastrimit të mëlçisë pastrohet: mëlçia, pankreasi, shpretka, tëmthi, stomaku, zorrët, veshkat dhe normalizohen të gjitha organet e tjera. Pritet imuniteti i trupit. Kjo metodë pastrimi bëhet 8 deri 12 herë, pra gati një vit. Pas kësaj bëhet pastrimi 2 herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë, për të mbajtur mëlçinë të pastër. Metoda e pastrimit të mëlçisë shkurtimisht.

Pastrimi i zorrës së trashë bëhet me disa mënyra, vaji i kastorit, sulfat magnezi, farën e mbretërve etj. Pastrimi i veshkave bëhet 14-21 ditë me bimë për veshkat, që janë të shkruara në instruksinet përkatëse të bimëve, si fieri i gurit, çaj për veshkat etj.

leng-molle-receta

Pastrimi i mëlçisë bëhet duke pirë për 6 ditë rrjesht nga 1 litër lëng molle e shtrydhur e freskët, duke i ndarë në gota. Kjo bëhet 30 minuta para ushqimit ose 2 orë e 30 minuta pas ushqimit ose gjatë ditës. Gjatë këtyre ditëve nuk rekomandohen pije të ftohta dhe produkte të mishit. Në ditën e gjashtë pihet lëngu i mollës deri në orën 11 e 30 minuta. Hamë ushqim deri në orën 14:­00. Pas kësaj ore nuk hamë asgjë, përveçse pimë ujë. Nëse ka dobësi trupi mund të pish lëng frutash me mjaltë. Në orën 18:00 merret 1 pako sulfat magnezi ndahet përgjysmë futet në 1 gotë me ujë dhe pihet. Në orën 20:00 merret gjysma tjetër në një gotë ujë dhe pihet. Në orën 21:45 merren 2-3 kokrra qitro, shtrydhen me shtrydhëse dore. Duhet të dalë 250 ml lëng, i cili përzihet në një shishe me tapë me 170 ml vaj ulliri dhe në orën 22:00 pihet e tëra. Merret pak vaj ulliri dhe bëhet masazh në anën e djathtë të mëlçisë duke e fërkuar. Shtrihet në pozicionin drejt ose djathtas dhe fle gjumë. Në orën 6:00 pihet gjysmë sulfat magnezi, në një gotë ujë dhe në orën 8:00 pihet gjysma tjetër. Nga ora 6:00 nuk duhet të shtrihesh, por duhet të lëvizësh e të pish sa më shumë ujë. Deri në orën 12:00 të drekës vazhdon dalja e gurëve të kolesterolit. Në ditën e 8-të dhe të 9-të pastrohen veshkat me bimët e veshkave, duke pirë çaj në mëngjes dy ditë. Këtu përfundon larja e parë, kështu vazhdon për 8-12 muaj vetëm me pastrimin e mëlçisë.

Kur e dimë që do të japim llogari dhe për trupin, mendoj duhet të kujdesemi për të. Sipas hadithit të Ebu Hurejres (r.a.) që thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut Muhamedi (a.s.) ‘Besimtari i fortë është më i mirë dhe i dashur tek Allahu sesa besimtari i dobët’” Transmeton Muslimi.