Pavarësia, si ndikon tek fëmijët

432

Elton Dema

Ekziston një përgjegjësi me një një peshë tepër të rëndë. Ajo është përgjegjësia prindërore. Nuk është e huaj, por pjesë e përditshmërisë së shumëkujt prej nesh. Secili ka një rol në familje, ka përgjegjësi, ka detyra, por ka edhe të drejta. Fëmijët janë fryt i familjes dhe si të tillë kanë shumë të drejta të amfishuara në ekzistencën e tyre. Një fëmijë kërkon përkujdesje, kërkon mirëushqyerje, edukim dhe liri.

Paraprakisht është një rol i çekuilibruar, që mban në vetë sjellje të ndryshme, të dëmshme, të papërshtatshme, por ka edhe sjellje të dobishme e deri diku korrekte. Një fëmijë nuk është i denjë të marrë përsipër përgjegjësi, sfida dhe të përballojë problematikat e jetës, sepse ai nuk ka forcën e duhur. Fëmijët kanë një përditshmëri ndryshe, ata kanë shkollën, argëtimin, kanë edhe përkujdesin prindëror. Brenda tyre nuk ka marrje vendimesh, në këtë pjesë angazhohen prindërit.

Absolutisht shumë momente fëmija jeton në varësi të prindërit, por kjo ndjesi nuk duhet të ngjallë ngujim në shpirtin e tij, sepse një fëmijë ka ëndrra dhe imagjinatë. Kush e di, mbase një fëmijë ka imagjinatë të përkryer, ka ëndrra të cilat nuk ekzistojnë në trurin e asnjërit prej nesh. Këto ëndrra kërkojnë liri, vëmendje, besim sepse një ditë do të na mësojnë se si të jetojmë përballë egoizmit, luftës për pushtet, ironisë dhe urrejtjes.

Një fëmijë i pavarur është gjerësisht i pasur me imagjinatë, ai i jep mundësi vetvetes të njihet me problemet madhore, me çështjet brenda dhe jashtë familjes, i jep mundësi të krijojë aftësi të jetë i denjë për të zgjedhur, për të marrë vendime rreth jetës që ai përfaqëson. Të fitosh eksperiencë që në vegjëli realisht është një favor i madh dhe i rëndësishëm në jetë. Sigurisht që shumë arritje realizohen në bashkëpunim ose e thënë ndryshe, të nevojitet ndihma e dikujt tjetër për të arritur diçka. Kjo nënkupton që një fëmijë i cili synon të realizojë ëndrrat e tij, duhet të mbështetet tek puna e prindit dhe kjo është normale. “Liri dhe ëndrra”, kaq mjafton për të qenë një fëmijë i zgjuar dhe i denjë për të jetuar i lumtur.

Shkurt 2017