Për miken e shtrenjtë

211

 

Rrallë herë në jetë vijnë njerëz si ty

Dhe rrallë herë dyert e zemrës hapen kaq lehtë

Ti që për lotin tim je shami

Ti që si motër mu bëre vërtetë.

 

Rrallë herë miqësitë kaq të shtrenjta janë

Dhe u rezistojnë stuhive në jetë.

Por ti mikja ime më je gjendur pranë.

Pranë dua të gjendem edhe unë ty vetë.

 

Por jeta e kësaj bote s’mjafton për të na gëzuar,

Atje nëpër lumenjtë prej qumështi e mjalti dua të shoh,

Atje ku shpirtrat kanë për t’u lehtësuar,

Ku s’do të ketë dhimbje dhe as brenga jo.

 

Atje dua të ecim dhe pa kohë të flasim

Të qeshim me rrengat që na trazoi jeta,

Prej ujit me aroma misku njëra-tjetrën ta qerasim.

Të rehatohemi në fushat plot lule Xheneti e të jetojmë të qeta.

 

Në të pakohëshmin Xhenet të dua.

Lus Zotin që zemrat atje të na i bashkoi,

mike aq e shtrenjtë je për mua,

së bashku me ty bukuritë më të mëdha dua t’i shijoj.

 

Dorina BEHARI