Për një familje moderne dhe të shëndoshë

73

Islami si sistem fetar, social, ekonomik etj., në strukturën e vet ligjet mbi femrën i ka sistematizuar në të gjitha format, qoftë ajo vajzë e vogël, vajzë e re, jetime, grua e re, grua plakë, e shkurorëzuar, grua e vejë, nënë, motër, duke e bërë femrën element kyç të shoqërisë, duke i dhënë vlerë, rëndësi, autoritet, kufizime dhe përgjegjësi.

Gruaja muslimane është çmuar që në fillim të shpalljeve të Muhamedit (a.s.), duke e bërë atë të ndershme, me vlerë dhe me përgjegjësi në shoqëri. Përse gruaja muslimane është zgjedhje e preferueshme për një familje të shëndoshë?! Sepse Profeti (a.s.) thotë: “4 gjëra e martojnë vajzën: bukuria, pasuria, prejardhja familjare, imani-besimi”. Thotë: “Zgjidhe për imanin se ke zgjedhur më të mirën”.

Allahu (xh.sh.) thotë në Kuranin Famëlartë: “Dhe një prej shenjave të tij është që prej jush krijoj për ju bashkëshortet tuaja që të qetësoheni ndaj tyre”.

Të marrim si shembull gratë e ndershme të as’habëve. Ato janë shembull për ne.

Bashkëshorti i mërzitur vjen nga puna. Mbërrin në shtëpi dhe bashkëshortja del dhe e pret te dera dhe e sheh se është i mërzitur. Dhe vepron kështu: me dorën e saj ia përkëdhel fytyrën dhe e merr për dore dhe ulen në dhomë. Ajo i thotë: “Nëse je i mërzitur për çështjet e kësaj dynjaje, Allahu të ndihmoftë sepse kjo dynja është e shkurtër dhe kalimtare, e nëse je i mërzitur për ahiret, Allahu ta shtoftë edhe më shumë mërzitjen sepse atje është jeta e përhershme”.

Gratë muslimane i kanë përcjellë burrat e tyre për në punë me këto fjalë:  “Ta kesh frikë Allahun dhe ruaju prej haramit se ne urinë e durojmë, ndërsa zjarrin e Xhehenemit nuk mund ta durojmë”.

Gruaja muslimane është ajo që arsimohet dhe edukohet. Nëse ke edukuar një mashkull, ke edukuar një person, ndërsa nëse ke edukuar një femër, ke edukuar një familje. Ajo është shtylla kryesore e edukimit të fëmijëve. Një grua e shkolluar dhe e besuar do të edukojë më me precizitet, se sa një grua e cila nuk është e shkolluar. Gruaja është çobani i familjes së burrit dhe do të jetë e pyetur se si e ka ruajtur.

Muhamedi (a.s.) thotë: “Gruaja më e mirë është ajo grua  e cila gëzohet kur e shikon, e cila të dëgjon me vëmendje kur i drejtohesh dhe ajo e cila ruan veten dhe pasurinë tënde kur ti nuk je prezent”.

Mos lejo që ai të jetë i mërzitur dhe në mendime e ti të bëhesh indiferente. Në qoftë se në familje ndodh ndonjë problem apo pikëllim gjeje mënyrën më të mirë dhe më të bukur për t’ia shpjeguar dhe të dy së bashku ta përballoni.

Bëhu si shembulli dhe gjurma që kanë lënë gratë e ndershme para teje. Si Asija (r.a.), gruaja e Faraonit, Merjemja, Hatixhja, Aishja, Esma, Fatimja. Këto femra ishin shembëlltyrë për të gjitha të tjerat, me besimin, mirësinë, devotshmërinë dhe gjurmët që lanë pas vetes.

Kujto për Esmën (r.a.), të cilës i ka vdekur fëmija. Dhe kur i mbërriti bashkëshorti e ka pyetur se si është fëmija. Ajo iu përgjigj se tashmë është shumë mirë. Burrit të vet për vdekjen e fëmijës i tregon mbas marrëdhënieve intime. Allahu për edukatën e saj dhe për mëshirën që Allahu kishte ndaj tyre u dha urdhër që atë natë të ngelet shtatzënë dhe humbja e fëmijës t’u zëvendësohet me fëmijë tjetër.

Kujto se vetëm te Zoti janë çelsat e botës sekrete dhe se vetëm Ai të mbron nga çdo e keqe, sepse Ai është i Plotfuqishëm dhe nuk vdes kurrë. Drejtohu Allahut sa më shpesh me këtë lutje:

“O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga pikëllimi dhe shqetësimi, kërkoj mbrojtjen Tënde nga përtacia e dobësia, kërkoj mbrojtjen Tënde nga kopracia dhe frika, po ashtu kërkoj mbrojtjen Tënde nga borxhet e tepërta dhe nga nënshtrimi i njerëzve.”

Shtator-Tetor 2013