Post Ramazan

161

Nga Redaksia

Ditët të cilat kaluan ishin ditët e fundit të muajit të begatisë, Ramazanit. Gjendja jonë nuk ishte ashtu siç është në këto ditë, ditët e bukura të Ramazanit i zbukuronim me agjërim dhe lexim të Kuranit, kurse netët e tij me namaz nate dhe lutje, bukuri dhe kënaqësi të cilën e ndjen vetëm ai i cili i ka shijuar këto vepra të mira. Ramazani kaloi, mirëpo Zoti i Ramazanit dhe Zoti yt është ende me ne, Ai sheh dhe dëgjon, madje Ai ka përgatitur për ne sistem dhe program edhe pas Ramazanit, të cilit duhet t’i përmbahemi që të jemi të lumtur në dynja e në ahiret, e për post-periudhën e Ramazanit na ka dhënë një adhurim i cili i ngjan shumë Ramazanit. E kjo është për shkak të adhurimit i cili është i përbashkët mes Ramazanit dhe këtyre ditëve, këto janë gjashtë ditët e muajit Sheval, të cilat janë shans për atë i cili ka qenë neglizhent ndaj agjërimit në Ramazan. Ky ibadet nuk është i vetmi adhurim i cili mund të bëhet pas Ramazanit, por ndërkohë agjërimi i tyre është prej karakteristikave të muajit Sheval dhe shpërblimi i tyre vjen paralelisht me shpërblimin e agjërimit të Ramazanit.

Cili prej nesh mund të agjëroj tërë vitin, bile edhe nëse mundet, nuk lejohet që të agjërojmë çdo ditë të vitit, sepse kjo nuk është sunet i të Dërguarit të Allahut (a.s.).

Nëse do të jesh prej atyre që do të shkruhen tek Allahu si agjërues i tërë vitit merre këshillën e të Dërguarit të Allahut (a.s.), i cili “nuk flet nga mendja e tij”, por atë të cilën e thotë është shpallje nga Zoti yt.

Thotë i Dërguari i Allahut (a.s.): “Kush e agjëron muajin e Ramazanit dhe e përcjell me gjashtë ditë të muajit Sheval, do të shpërblehet si të kishte agjëruar tërë vitin.”

326916,xcitefun-ramadan-mubarak-wallpapers-3Thotë Imam Neveviu (Allahu e mëshiroftë!): Kanë thënë dijetarët: “Llogaritet si të kishte agjëruar një vit, sepse e mira shpërblehet dhjetëfish, andaj Ramazani e ka vlerën e dhjetë muajve, kurse gjashtë ditët e kanë vlerën e dy muajve.”

Lexues i nderuar, dije se agjërimi i këtyre gjashtë ditëve është argument se agjëruesi është falënderues ndaj Zotit të tij për udhëzimin qe ia ka dhënë gjatë Ramazanit madje edhe pas tij, sikurse që është ky agjërim shenjë se ky person e do adhurimin dhe nënshtrimin ndaj Zotit të tij.

Këtë mund ta përshkruajmë më mirë me fjalët e këtij njeriu asket, i është thënë Bishër el-Hafit: “Ka njerëz të cilët bëjnë ibadet dhe mundohen shumë gjatë Ramazanit, atëherë ka thënë: “Sa njerëz të këqij janë ata të cilët nuk i dinë obligimet ndaj Allahut përveç se në Ramazan, kurse i mirë është ai i cili bën ibadet dhe mundohet gjatë tërë vitit”.

Adhurimi që i bëhet Allahut nuk duhet të jetë adhurim sezonal, pas të cilit mund t’i kthehemi gjynaheve dhe mëkateve tona, mirëpo sezoni i adhurimit për besimtarin duhet të jetë e tërë jeta e tij dhe nuk duhet të ndërpritet ky adhurim dhe nënshtrim ndaj Krijuesit derisa njeriu ta takojë melekun e vdekjes.

Rev. Familja, korrik -gusht 2015