Prindër, lërini fëmijët të kenë shokun e tyre imagjinar!

305

Ndodh shpesh; fëmijët shpikin një shok të padukshëm me të cilin flasin, luajnë, grinden, një personazh i pavërtetë që mund të rrijë gjithmonë me ta dhe tek i cili mund të drejtohen kur kanë nevojë. Ndodh shumë natyrshëm që fëmijët të ndiejnë nevojën për të patur patur pranë një bashkëbisedues të veçantë, të cilit mund t’i tregojnë të gjitha të fshehtat. Mund të marrë ‘’identitetin’’ e një bashkëmoshatari, por mund të jetë gjithashtu edhe një kafshë imagjinare, një qenie me fuqi magjike.

Mos kini frikë. Shumë prindër shqetësohen kur i kapin fëmijët në ‘’shoqërinë’’ e një miku jo të vërtetë. Kanë frikë mos ndihen vetëm ose kanë vështirësi në socializim. Mendojnë se mos kanë bërë diçka gabim ose mund të imagjinojnë që ka diçka që nuk shkon me ta. Prindërit ndihen të përjashtuar përballë këtij personazhi dhe duan ta eleminojnë me shprehje të llojit ‘’ Nuk ekziston, por sajon, mos thuaj gënjeshtra…’’.

Ka nevojë për shoqëri . Fëmija juaj ndien nevojën për të shpikur një mik të pavërtetë, për të patur një shok tek i cili të mbështetet në momente të vështira. Pra, mos e nënvlerësoni dëshirën e tij për shoqëri, por qëtësohuni.

Përpiquni të kuptoni se ç’bën me ‘’atë’’ apo çfarë flasin. Në bashkëbisedimet më miqtë imagjinarë të vegjëlit shpesh zbulojnë tema delikate si dhuna në familje, vetmia,problemet në kopësht etj. Prandaj lërini të luajnë lirisht, mos bllokoni fantazinë e tyre, përkundrazi, përfshihuni edhe ju. Për shembull mund t’u thoni : ‘’E di që shoku është me ty dhe që është i rëndësishëm, por jam kurioz,-e të di se çfarë bëni ju të dy, pse është kaq i dashur …’’

Miku imagjinar përfaqëson një fazë normale të procesit të rritjes. Kur fëmija do të bëhet më i sigurtë në vetvete do të ‘’ndahet’’ me mikun e tij joreal dhe do të krijojë miq të vërtetë./ Nga Living.al