Prindër, mos i bëni këto gabime gjatë rritjes së fëmijës!

688

Teksti mё poshtё ёshtё qëllimisht i shkëputur nga njё ligjeratё e zonjёs Julie Lythcot Haims, e cila flet pёr mёnyrёn e tё qenurit prindёr, ligjёratё ku e pashё veten time, kurse besoj se edhe ju do e gjeni veten tuaj; ajo nё mes tjerash thotё: Prindёrit nuk ju ndihmojnё fёmijёve duke i ngarkuar me tё pritura tё larta dhe duke e mikromenaxhuar jetёn e tyre.

Unё jam prind i dy fёmijёve tani mё tё rritur, edhe pse me shumё pёripeti gjatё rritjes sё tyre, pёrsёri nuk kam guximin tё them se jam ekspert dhe se mund tё tregoj se si duket tё qenurit prind dhe sinqerisht nuk jam shumё i interesuar tё bёhem ekspert vetёm sa pёr sy e faqe. Arsyeja pse e them kёtё ёshtё e lidhur me mёnyrёn se si ne prindёrit jemi nё rrugё tё gabuar veçanёrisht kur bёhёt fjalё pёr mёnyrёn se si i duam fёmijёt tanё. Mёnyrёn se si ne duam qё fёmijёt tanё tё duken dhe duke tentuar qё tё u “ndihmojmё” tё duken si “duhet”, neve de facto ua pamundёsojmё atyre tё jetojnё. Po, po tё jetojnё!

Ekziston njё vijё e hollё nё mes mёnyrёs sё duhur dhe asaj tё gabuar nё rritjen dhe nё kujdesin gjatё rritjes sё fёmijёve. Nё njёrёn anё ёshtё harxhimi i madh i kohёs duke qenё tё brengosur me ekzistimin e njёlloj prindёrish tё cilёt nuk janё shumё tё angazhuar dhe tё involvuar nё jetёt dhe edukimin e fёmijёve tё tyre dhe si tё tillё i neglizhojnё ato, gjegjёsisht ndikojnё nё rritjen e gabuar tё tyre. Nё anёn tjetёr involvimi gjegjёsisht kontrollimi i mёnyrёs sё rritjes, kontrollimi i tepruar i edukimit, veçanёrisht nё pёriudhёn e fёmijёrisё, gjithmonё me pretekstin se tentojnё tё ju ndihmojnё tё jenё mё suksesshёm, duke i mbrojtur dhe stёrmbrojtur nё çdo kёnd dhe nё çdo cep, duke ua rregulluar çdo punё dhe problem sado i vogёl qё ёshtё dhe duke i udhёzuar, me udhёzime tё cilat mё vonё nё mёnyrё indirekte shёndrohen ne detyrime pёr shkollim tё dalluar, shoqёri tё dalluar dhe karrierë tё dalluar mos me thёnё tё izoluar.

Kur i rrisim kёshtu fёmijёt, them i rrisim sepse edhe unё kam vepruar kёshtu nё disa raste, gjatё rritjes sё dy fёmijёve, veçanёrisht nё tentativat pёr nota tё mira, pёr sjellje tё mirё etj, fёmijёt tanё duket se pёrfundojnё nё tё ashtuquajturёn fёmijёri tё kontrolluar.

Çka nё fakt paraqet fёmijёri e kontrolluar dhe si duket ajo?
Ne i ruajmё fёmijёt mos jenё tё uritur (vrapojmё me pjatёn rreth e rrotull shtёpisё se nuk i hahet nё atё moment), mos jenё tё etur, tё jenё tё shёndetshёm, mos lёndohen, kur flejnё ato, ne nuk flejmё nga brenga se kollitet, aq shumё brengosemi sa qё ndonjeherё frikohemi mos ju ndodh diçka edhe kur marrin frymё…kujdesemi tё shkojnё nё shkollё tё mirё, nё klasё tё mirё, tё marrin nota tё mira. Tё marrin nota tё mira nё klasё tё mirё tё shkollёs sё mirё, por kjo pёrsёri nuk mjafton, nuk mjafton vetёm tё marrin nota tё mira nё klasё tё mirё nё shkollё tё mirё, por duam qё tё marrin mirёnjohje dhe shpёrblime nё garat sportive, nёpёr aktivitete dhe nёpёr evenimente garimi. Ne ju themi fёmijёve, sepse i duam shumё!!
Qё nuk mjafton tё jesh vetёm anёtarё nёpёr klube dhe asociacione shkollore, por shkojmё mё larg duke ju kёrkuar qё tё jenё themelues, sepse kёtё duan universitetet. Kёtё duan universitetet!? Pra universitete e duan kёtё, ska rёndёsi çka duam ne aq me pak rёndёsi ka çka duan fёmijёt! Sepse ne i duam fёmijёt pёr universitetet, jo se i kemi fёmijё! Ju themi tё kontrollojnё angazhimet e tyre nё aktivitetet e bashkёsisё ku jetojnё, se vetёm kёshtu do ju dёshmojmё universiteteve se fёmijёt tanё kujdesen pёr tё tjerёt.

Krejt kjo pra bёhet me shprese se do arrihet njё nivel i perfeksionimit. Ne kёrkojmё qё fёmijёt tanё tё arijnё nivelin e perfeksionimit nё moshё sa mё tё njomё tё mundur, perfeksionim, i cili neve nuk na ёshtё kёrkuar asnjёherё. E qё tё arrihet kjo, ne prindёrit duhet gjithmonё tё debatojmё, tё kundershtojmё dhe tё zihemi me mёsuesin, me drejtorin, trajnerin apo referin, me çka ne bёhemi avokati apo asistenti personal i fёmijёve tanё.

Duke tentuar kёtё, ne prindёrit e mirё, arijmё qё fёmijёve tonё qё i duam shumё, fёmijёve tanё, pa tё cilёt jeta jonё nuk do kishte kuptim, duke i lavdёruar, ledhatuar, nxitur, pёrkrahur, ndihmuar, duke i lutur, apo kushedi se çka jo tjetër, ne duam qё femijёt tanё mos dёshtojnё, mos dёshpёrohen, mos e shkatërrojnë tё ardhmen e tyre me qёllim qё universitetet e mira mos ua mbyllin derёn. Krejt kjo mё lartё ёshtё fёmijёri e kontrolluar.

Kjo dmth se rrallёherё ose asnjёherё fёmija nuk ka kohё tё mjaftueshmё pёr tё luajtur/zbavitur pёr tu socializuar. Nuk ka kohё tё lirё pasdite, sepse ne mendojmë se gjithçka qё duhet bёjnё fёmijёt duhet tё ketё pёr qёllim edukimin dhe arsimimin. Detyrat e shtёpisё, aktivitetet shkollore dhe angazhimet edukativo-arsimore janё gjithmonё dilemё Shekspiriane (to be or not to be), jetё a vdekje (do ta kёpus kokёn po qё se nuk i bёn detyrat!!!
A ka dikush nga ju lexues qё sё paku nja 10 herё se ka thёnё, ose nuk e ka dëgjuar kёtё deklaratё)? Krejt kjo vetёm e vetmja se ne brengosemi çka do thonё universitetet nё tё ardhmen e tyre. Kёshtu qё ne i kursejmё ato nga punёt e shtёpisё, i kursejmё ato nga gjёrat tё cilat ne mendojmё se ju rrezikojnё tё ardhmen, i kursejmё nga gjumi sepse duhet tё përgatiten për shkollё, pёr provim, nuk i nxjerrim nё natyrё qё tё i njoftojmё me jetёn rreth e përqark, me natyrёn etj. Dhe na ndodh qё fёmijёt tanё, fёmijёt qё i duam shumё, fёmijёt pa tё cilёt jeta jonё nuk ka kuptim, kur ballafaqohen me oborrin e shtёpisё frikohen tё prekin lulen, ujin, i frikohen diellit, shokëve, pulave, maceve etj, frikohen sikur janё pёrbindёsha sepse bota e tyre ёshtё vetёm fantazia e tyre e krijuar nga imagjinata e sfiduar nga teknologjia dhe ne, ne qё i duam shumё!

Femije prindGjatё fёmijёrisё sё tyre ne ua themi se krejt çka duam, ёshtё ato tё jenё tё lumtur, kurse kur vijnë prej shkolle tё parin send qё i pyesim; a keni detyra shtёpie dhe çfarё note more? Nga kjo ato e shofin nё fytyrёn tonё se krejt dёshira, lumturia, miratimi dhe dashuria jonё buron vetёm nga pesat (5), po qё se janё me yll edhe ma shumё i duam! Dhe normal kur ato marrin 5, ne u afrohemi dhe ua rrahim shpatullat, ua miklojmë faqet njёlloj si ai udhëheqësi i cirkut kur ia jep ariut njё copё peshku si shpёrblim pёr kalimin me sukses nёpёr ato harqet e zjarrta.

(kushedi se sa shumё nga ju tani e paramendoni veten si udhёheqёs cirku).

Duke i sfiduar tё kёrcejnё mё lartё dhe tё fluturojnё mё larg pёr çdo ditё shumё e ma shumё deri nё shkollё tё mesme. Dhe kur arrijnë ato nё shkollё tё mesme, nuk pyesin sё çka ёshtё interesante pёr ato tё mёsojnё, ose me çfarё aktiviteti tё merren, por ato krejt çka kanё mёsuar deri tani ёshtё kёshillimi pёr tё vendosur se “Çka duhet tё bёj qё tё regjistrohem nё shkollё tё mirё”? Dmth ja kemi arritur qёllimit tё krijojmё njё robot tё vogёl, ashtu tamam pёr dёshirёn tonё. Dhe pastaj kur ky fёmijё ballafaqohet me realitetin, kur notat fillojnё tё bien nё shkollё dhe 4-shet fillojnё tё rradhiten, zot na ruj edhe ndonjё 3-she tё rradhitet, ato si tё hutuar fillojnё tё pyeten mes veti, “A ёshtё regjistruar dikush nё fakultet me 4-she?”, sepse ne prindёrit tёrё jetёn e tyre ua kemi hëngër shpirtin, prej nё fёmijёri (shkollё fillore) e deri nё shkollё tё mesme se po qё se nuk marrin 5, ska tё ardhme pёr ato!

Dhe fёmijёt tanё nё kёtё fazё pa marrё parasysh ku kanё pёrfunduar, nё cilёn shkollё tё mesme apo kolegj, ato janё tё konsumuar, tё djegur, tё thyeshёm. Me njё fjalё janё tё rritur para kohe gjithmonё duke dёshiruar qё dikush gjatё rritjes tё i kishte kёshilluar se “Kjo çka keni arritur mjafton, kёto mundime tuajat mjaftojnё pёr moshёn tuaj.” Duke qenё nё kёtё situatё ankthi, dhe mё njё dozё tё konisderuar tё arogancёs, fёmijёt do pyeten se a thu ja vlejti barra qirasё?

Epo ne prindёrit jemi te sigurtё se ja ka vlejt. Si duket ne jemi tё bindur se sikur tё mos vepronim ashtu si kemi vepruar, ato (fёmijёt) nuk do kishin tё ardhme ose ndoshta ne frikohemi se ndoshta fёmijёt tanё nuk do kenё tё ardhme tё atillё qё do na mundёsonte neve tё krekosemi dhe tё krenohemi me suksesin dhe tё arriturat e tyre…?! Hmmm

Por nёse e shikoni situatёn prej njё kёndvёshtrimi tjetёr dmth me tё vёrtetё keni guximin tё shikoni situatёn nga njё kёndvёshtrim tjetёr, do shifni se jo vetёm fёmijёt janё tё bindur se vlejnё vetёm pёr shkak tё notave, por edhe ne personalisht thuajse jemi tё bindur se fёmijёt tanё as qё do mund ta ёndёronin kёtё sukses pa ndihmёn tonё, me çka iu themi fёmijёve se nuk vlejnё asgjё pa neve. Athu kjo ёshtё dёshira e jonё, athu kёshtu duam ti rrisim fёmijёt?

Nёqoftёse vazhdojmё me kёtё mbi-pёrkrahje, mbi-ndihmё, me kёtё mbrojtje tё panevojshme, ne nё njёfarё mёnyre ua rrёnojmё vlerat dhe vetё-suksesin e tyre qё ёshtё njё ndёr tiparet kryesore pёr ndёrtimin psiqik tё personalitetit tё tyre, e qё i tejkalon edhe vetёkёnaqёsinё tonё dhe tё atyre kur marrin lёvdata dhe duartrokitje publike. Vetё-suksesi i tyre ndёrtohet kur personi shef/bindet se puna e tij/saj ka sjell rezultat dhe jo vetёm tё ua servojmё tё gatshёm rezultatin. Pra ne do ia kemi arritur qёllimit tonё nё momenitn kur ua kemi mёsuar fёmijёve se si kapet peshku e jo tё ua sjellim peshkun.

Dmth qё tё kuptohet mё lehtё, fёmijёt tanё qё tё mund tё zhvillojnё njё vet-efikasitet duhet shumё mё tepёr tё mendojnё, bёjnё, vendosin, shpresojnё, kopjojnё, planifikojnё, ёndërrojnё, krejt kёtё te bёjnё vet dhe t’i pёrjetojnё vet pёrvojat e tyre, tё ballafaqohen me pasojat gjegjёsisht meritat pёr vendimet e marra.

Unё nuk them se secili fёmijё ёshtё punёtor i vyeshёm dhe i motivuar dhe nuk ka nevojё pёr involvim tё prindёrve ose ndikim nё jetёn e tyre dhe se ne krejt çka duhet tё bёjmё ёshtё ti pёrkrahim dhe ti pёrcjellim? Assesi jo.

Atё qё unё dua tё ju them ёshtё se kur ne i trajtojmё notat, shpёrblimet dhe mirёnjohjet si domosdoshmёri e fёmijёrisё, mё tepёr se vet personalitetin e fёmijёs, si rrugё e vetme pёr tu pranuar nё ndonjё universitet elitar apo pёr ndonjё karierё elitare, dmth se ne tentojmё ti kahёzojmё (ato) fёmijёt, ose mё mirё thёnё tentojmё tё ju ndihmojmё tё vendosin, sipas parimit mёso dukё vepruar (learning by doing). Tani nё pikёpamje afatshkurte edhe mund tё ju ndihmojmё qё ato tё risin notёn, duke i pёrkrahur gjatё kryerjes sё detyrave tё shtёpisё qё mё vonё do ju ndihmojё edhe tё mund tё regjistrohen nё ndonjё fakultet elitarё, por nё pikёpamje afatgjate do i dёmtojmё sepse nuk do kenё kohё tё ndёrtojnё mёnyrёn e tyre tё tё menduarit, unin e tyre, aftёsitё e tyre, dёshirёn pёr tё aritur sukses, pa marrё parasyshe sё ku do jenё dhe me çka do merren.

Tani mendohuni se çka do donit me tёpёr njё fёmijё me pesёshe dhe tё humbur, apo njё fёmijё tё “lёvizshёm”, xhavgarё e qё din si tё sillet edhe me hoxhё edhe me prift. E di ju e doni atё tё parin…

Unё ju them se fёmijёt tanё duan qё ne tё jemi mё pak tё brenogsur me notat dhe me rezultatet dhe me tepёr me fёmijёrinё e tyre dhe me ndёrtimin bashkarisht tё njё bazamenti pёr suksesin e tyre nёpёrmjet sendeve qё ato i duan, dhe nёpёrmjet zgjedhjes sё punёve, punё tё cilat i bёjnё fёmijёt tё ndjehen tё lumtur, tё vyeshёm, por ama ato nuk kanё as fuqi e as mundёsi kur tё na e thonё kёtё, sepse u neve shfaqemi para tyre vetёm kur marirn 5!

Si duket pёrmenda punёn! Pse a duhet tё punojnё fёmijёt tonё a? Rruana Zot, po ato janё tё dobёt, nuk mundin, janё tё njomё, nuk janё pёr punё, duhet tё rriten pa fund arsyetime!

Epo shume gabim e keni!

Shumё gabim sepse nё bazё tё hulumtimit mё tё gjatё longitudional pёr njerёzit, i bёrё ndonjёherё, e qё njifet si Harvard Grant Study, ka nxjerё nё shesh se suksesi profesional nё jetё, pra kjo qё ne ua duam fёmijёve tonё, buron nga punёt dhe detyrat qё u janё dhёnё fёmijёve tanё nё fёmijёri dhe sa mё herёt qё keni filluar ti angazhoni aq ma mirё, se njё bindje pёr tё perveshur krahёt, njё bindje se dikush duhet tё merret me kёtё punё, pa marre parasyshё se sa e pakёndshmё ёshtё ajo, do ndihmojё nё krijimin e bindjes te fёmijёt, se edhe ato mund tё kontribojnё nё pёrmirёsimin e pёrgjithshёm dhe kjo ёshtё ajo qё do i shtyjë pёrpara nё shkollё, nё univerzitet nё vendin e punёs etj. Tani mё kёtё tё gjithё e dijmё. Edhe ju e dini kёtё, apo! Nuk ka peshk pa u lagur….

Nga ana tjetёr ne tё gjithё jemi tё vetёdisjhёm se gjatё fёmijёrisё sё kontrolluar i kursejmё fёmijёt nga gjithçka qё ka tё bёjё mё angazhim fizik, nga punёt dhe obligimet shtëpiake, me çka ato kur rriten perfundojnё si tё rritur por pa “listёn e detyrave”, pa udhëzues dhe nuk din se çka duhet tё bёjnё dmth te humbur disi, pёrfundojnё nё vende pune pa kokrёn e pёrvojёs, pa instinktin e pёrveshjes sё krahёve, pa aftёsinё e tё pamurit rreth e rrotull me qёllim tё gjetjes sё pёrgjigjes nё pyetjen; si mund tё jem i dobishёm pёr kolegёt? Si mund tё shohin pak mё larg nga ajo çka do kërkojë shefi apo punёdhёnёsi nga ato?

Njё pёrfundim shumё i rёndёsishёm nga Harvard Grant Study, thot se lumturia nё jetё vjen nga dashuria, jo nga dashuria e punёs, por nga dashuria e njerёzve: bashkёshorti/ja, partneri, miqёt dhe familja jonё. Kёshtu qё nё fёmijёri, fёmijёt duhet tё mёsojnё si tё duan, dhe kёta nuk do dinё si tё duan nёse sё pari nuk e duan vetveten, ato nuk do e duan vetveten, nёse ne nuk i duam ato pa kushte.

Pra nё vend qё tё jemi tё brengosur pёr notat dhe rezultatet e mё tё dashurve tanё kur vijnё prej shkolle, ose kur ne kthehemi ne prej pune, duhet qё sё pari tё harrojmë punёn dhe obligimet tona, ti lejmё anёsh celularёt dhe ti shohim drejt e nё sy fёmijёt me qёllim qё tё ju mundёsojmё atyre tё shohin nё syte tanё kёnaqёsinё qё e mbush fytyrёn tonё, kёnaqёsi e njёjtё sikur e shofim fёmijёn tonё pёr sё pari herё pas njё kohe tё caktuar dhe pyeteni fёmijёn: Si tё kaloi dita sot? Çka tё pёlqeu sot nё shkollё?

Dhe kur tё pёrgjigjet se prej tё gjitha ndodhive mё tepёr i ka pëlqyer ushqimi ne shkollё, ju lutem mos u habitni. Them mos u habitni, sepse ju dёshironi tё dëgjoni pёr testin e matematikёs, pёr garrat e gjuhёs angleze, pёr garrat e kimisё, ose per gjithçka tjetёr por nuk prisni qё ai tё ju flet pёr ushqimin! Me qёllim qё mos dёshtoni nё tё qenurit prind nё kёtё rast ju duhet tё mblidhni kurajo dhe tё gjeni pjesёn interesante te ushqimi qё atё ditё i ka pëlqyer fёmijёs suaj dhe ta pyetni fëmijën çka ishte interesante tё ushqimi sot? Tё zhvilloni debat rreth sendeve qё ia kanё tёrhequr vёmёndjen me çka ato do tё kuptojnё se ne i duam dhe kujdesemi pёr arsye se janё qeniё njerёzore dhe asesi si notё mesatare!

Tani ju mendoni pra puna dhe dashuria janё kryesore nё rritjen e fёmijёve, krejt kjo tingёllon shumё bukur, por ju lutem a nuk ishin notat, shpёrblimet, mirёnjohjet ato qё i kёrkon universiteti?! Pёrgjigja ёshtё pjesёrisht po, ёshtё e vёrtetё se shkollat eminente kërkojnë nga fёmijёt e njomё as mё pak e as me tepёr se sa notat dhe mirёnjohjet. Por ama pёrkundёr dёshirёs sё universiteteve qё na bёjnё tё mendojmё se vetёm notat janё tё rёndёsishme dhe vetёm shkollat eminente janё tё rёndёsishme, e vёrteta ёshtё pak mё ndryshe, fёmijёt nuk duhet patjetёr tё studijojnё nё unvierzitete “tё njohura” qё tё jenё tё lumtur dhe tё sukseshёm nё jetё. Shumё figura eminente dhe tё njohura edhe pёr shkak se mёsimin e kanё ndjekur nёpёr shkolla publike dhe pastaj nё univerzitete tё zakonshme, kanё qenё tё lumtur dhe tё sukseshёm nё jetё.

Dёshmia pёr kёtё konstatim ёshtё prezente gjithandej, nё jetёt tona, nё rrethin ku jetojmё etj dhe sikur ne tё kishim mundur sadopak tё zgjeronim diapazonin dhe tё konsideronim edhe disa shkolla tjera pёrkundёr egos sonё, ndoshta do kishim mundur tё pranojmё realitetin dhe tё dakordoheshim se nuk ёshtё fundi i botёs nёse fёmijёt tanё nuk arijnё nё ato shkollat e jashtёzakonshme. Dhe çka ёshtё mё e rёndёsishme sikur fёmijёria e tyre mos kishtё qenё njё fёmijёri e kontrolluar, e kontrolluar ndonjёherё tej mase, ndoshta kur tё regjistroheshin nё fakultet, pa marrё parasyshё se sa i zakonshёm do ishte ai, ato, pra fёmijёt do kёnaqeshin me zgjidhjen sepse, do e dinin se ёshtё zgjidhja e tyre, zgjidhje plot pasion, do ishin mё tё zotёt pёr tё kapërcyer çdo sfidё.

Tani mё lejoni qё tё ju paraqes njё shembull tjetёr; ne si prindёr gjithmonё tentojmё t’i rrisim fёmijёt sikur janё prej qelqi, gjithmonë duke u kujdesur mos na bjerë nё tokё, me kujdesin mё tё madh tё mundshёm se po rra, thehet!

Kur ato do arrijnë tё regjistrohen nё shkollё dhe kur do tё ballafaqohen me realitetin, defakto do thehen dhe do bёhen grimё dhe nuk do mund tё ngjiten mё pastaj! Sepse ato gjatё fёmijёrise sё kontrolluar asnjehrё nuk janё “thyer”!

Ose njё ngjashmёri tjeter me therёn qё e shartojmё dhe presim njё ditё tё lulëzojë si trёndafil; ne gjatё fëmijёrisё kujdesemi me shumё ndjenja dhe emocione, duke pritur qё njё ditё tё lulёzojё dhe kundёrmoj erё tё kёndshme trёndafili! Por befasohemi kur na ndodh e kundёrta, befasohemi pёr tё keq kur shofim se asaj vetёm therat i rriten!

Jeta mё mёsoi se fёmijёt nuk janё lodra, nuk janё thera tё shartohen, dhe duhet trajtuar si qenie njerёzore me ndjenja dhe emocione dhe duhet dashur pёr çdo ditё sikur ajo ditё tё ishte e fundit me to, se vetёm kёshtu do arijmё qё ato tё rrisin vetёbesimin, vet-efikasitetin, dhe do mund tё mburen me fёmijёrinё qё e kanё pasur, fёmijёri tё pakushtёzuar. Do munden tё kuptojnё se ne i duam dhe do munden qё tё shpёrndajnё atё dashuri dhe njёkohёsisht tё pranojnё dashuri, kurse shkolla, univerziteti, kariera, krejt kjo mvaret vetёm nga ato.

Ne si prind e kemi pёr obligim qё tё besojmё nё rezultatet e fёmijёve tanё edhe nё momentin kur nuk e kuptojmё gjuhёn e tyre, sepse nё fakt qёllimi i edukimit tё mirё ёshtё qё fёmijёt tё bёhen mё tё mirё se prindёrit!

Obligimi im dhe i juaji si prind, nuk ёshtё ti bёjmё fёmijёt ashtu si duam ne, por ti pёrkrahim ato tё bёhen ashtu si ndjehen mё krenar.