Protestë, jo festë!

231

iwd-1970sNjë festë që në vend të na kënaqë zemrën, na trishton dhe na fut në dilemat e qënies. Një dorë e përkund djepin mbarënjerëzor. Një dorë i rrit brezat dhe i edukon ata. Një dorë i rrit ata dhe kujdeset që të jenë të aftë të jetojnë në shoqëri dhe për shoqërinë.

Nëna është e ëmbla fjalë e cila nuk e braktis kurrë foshnjën e saj .  Nëna i rrit brezat, më pas brezat e harrojnë atë. Nëna kujdeset për ta, e më pas ata heqin dorë prej saj. A mundesh vallë të jesh mosmirënjohës deri në atë pikë,  ku vetëm ndërgjegjia depërton dhe s’mund të ketë më fjalë por vetëm ndjenja? A na duhet vërtët një festë për të uruar dhe kujtuar të ëmblën nënë ?!

Në thellësinë e të ëmblës zemër ti, unë dhe kushdo e dimë mirë se ajo është qënie unike, e vetmja që na do në dëshpërim, në rrënim, në vuajtje edhe kur ne gabojmë, edhe kur jemi në faj.

Dita Ndërkombëtare e Gruas dhe historia e saj

8 Marsi njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gruas” në të gjithë botën. Kjo ditë u zgjodh në kujtim të 8 marsit 1857-të, kur rrobalarëset e New York-ut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre, kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër nga punëdhënësit.

Në këtë ditë, reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të tyre.

Për herë të parë në Shqipëri, 8 Marsi u kremtua në vitin 1942 të shekullit të XX-të në grupe të vogla grash.

Familja shqiptare ka pasur në themel të saj, idealin, harmoninë dhe dashurinë. Virtyte të cilat po humbasin kohë pas kohe. Gjithnjë e më tepër po i largohemi familjes tradicionale, ku prindërit respektoheshin. Duke dashur të bëhemi “modern” pa dashje, po largohemi nga ai respekt dhe nga ajo harmoni që i karakterizonte familjet tona.

Por, nëse hedhim një vështrim mbi familjet e shoqërisë perëndimore, asaj që ne po përpiqemi t’a marrim si model dhe t’a imitojmë, do t’a gjejmë atë si një familje të shpërndarë, të përçarë, e të coptuar. Ata nuk kanë as lidhje, as bashkim, as mëshirë, as dhembshuri, as afërsi e as dashuri në mes të anëtarëve të saj.

E ëmbla nënë dhe pozicioni i saj në familjen “moderne”

8-march-2007Zakonisht në perëndim, kur nëna arrin moshën e tretë, moshën e pleqërisë dërgohet nga fëmijët  në shtëpinë e të moshuarve ose qendron e braktisur në një kënd të errët të shtëpisë. Ndërsa fëmijët, kujtohen për të shumë rrallë, në raste festash. Shpesh herë ka ndodhur që nëna të kujtohet nga fëmijët në çastet e fundit të jetës së saj. Pas vdekjes, largimit të nënës nga kjo jetë, fëmijët për të cilët nëna ka shpenzuar jetë nga jeta e saj e shoqërojnë trupin e pa jetë të  nënës deri në banesën e fundit, kthehen prej nga erdhën  dhe e harrojnë në kujtime të largëta të ëmblën nënë për të cilën ata kanë pasur shumë nevojë. Si rezultat i realiteteve që paraprinë, kjo festë e ashtëquajtur për nënën ka shërbyer për të kuruar mungesën dhe shkëputjen e lidhjeve mes nënës dhe fëmijëve të saj, kështu që veçuan një ditë të vetme të vitit në muajin mars, që të festojnë me të.

Në këtë ditë fëmijët shkojnë në shtëpinë e të moshuarve apo në shtëpinë e nënës së shkretë, duke mbajtur një lule të bardhë ose një dhuratë të thjeshtë. Me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë, me ndjenja hipokrite dhe fjalë të padobishme, të pavlefshme dhe të kota, ulen pranë të ëmblës nënë duke shprehur modestinë, thjeshtësinë, nga pamja e jashtme se zemrën e tyre e ka kapluar mendjemadhësia, ashpërsia, vrazhdësia, egoizmi. . . dhe qëndrojnë tek ajo një orë nga koha e tyre. Në fund të ditës e braktisin atë, largohen dhe gjithçka kthehet siç ishte më parë.. . rifillon ndarja,  mosrespekti.

Kjo festë mbart në vetvete trishtim. Trishtim për ato gra të cilat nuk kanë pasur mundësi të bëhen nëna dhe të ndjejnë përqafimin e fëmijëve të tyre.

Trishtim ndjejnë edhe ata fëmijë që kanë humbur nënat e tyre, pasi ky zakon i ngacmon ndjenjat e tyre si dhe rrit pikëllimin.

Islami dhe statusi i prindërve

Në islam, nëna nuk ka nevojë për një ditë të veçantë (si Dita e Nënës) gjat të cilës bijtë mblidhen rreth saj dhe festojnë apo i japin dhurata, për të përjetuar një gëzim të përkohshëm. Por Allahu (xh.sh) na ka porositur që të kujdesemi dhe të jemi të afërt me prindërit tanë gjatë tërë vitit, në të gjitha kohërat dhe vendet, All-llahu i Lartmadhëruar thotë:

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër përveç Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve” [El isra, 23].

Nëna muslimane përjeton lumturi të përditshme me fëmijët e saj, të cilët janë duke u përpjekur me të gjitha mjetet dhe format e ndryshme për të fituar kënaqësinë e saj, sepse ata e dinë se hyrja e tyre për në Xhennet është e lidhur ngushtë me respektin, afërsinë dhe trajtimin e mirë ndaj saj. . . vetëm se urdhëroi i Dërguari sal-lall-llahu alejhi ve selem njërin prej shokëve të tij për bamirësi ndaj nënës së tij kur ai tha:

Allahu i Madhëruar na ka qortuar për mosrespektin dhe ndërprerjen e lidhjeve me prindërit,veçanërisht me nënën, pasi Allahu e dalloi, e veçoi dhe e klasifikoi me më shumë nder, sepse ajo vuan gjatë shtatzanisë, gjidhënies, edukimin dhe rritjen e fëmijëve.

Transmetohet nga Ebu Hurejre radijall-llahu anhu që ka thënë: Erdhi një njeri tek Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mire?” Pejgamberi  (a.s.) tha “Nëna jote”. Kush ?! “nëna jote”. Njeriu tha përsëri “kush?!” “nëna jote”, e pastaj kush “nëna jote”. Po pastaj kush – tha njeriu, e atëherë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem tha: “babai yt”. [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]

Vlera e bamirësisë ndaj prindërve në islam

Bamirësia ndaj prindërve është prej veprave më të mira dhe më të dashura tek All-llahu Subhanehu ve Teala, po edhe nëse ndonjëri prej prindërve i përket ndonjë feje tjetër përveç islamit.Transmetohet se Esma, e bija e Ebu Bekrit, ka thënë: “Ka ardhur tek unë nëna ime e cila në atë kohë ishte mushrike (idhujtare), dhe e pyeta Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve selem duke i thënë: “O i Dërguar i All-llahut, më ka ardhur nëna e cila e urren gjendjen time në të cilën jam (islamin e saj), pra a ta vizitoj nënën time? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem i tha: “Po vizitoje nënën tënde.” [Transmeton Muslimi dhe Buhariu]

Nuk është e lejuar për të festuar të ashtu quajturën Dita e Nënës apo ditë të tilla të shpikura, sepse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve selem ka thënë:

Kushdo që e bën një vepër të cilën ne se kemi urdhëruar, ajo do t’i refuzohet. [Transmeton Muslimi]

Kjo festë, Dita e Nënës nuk është në mesin e veprave të Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve selem, as të shokëve të tij apo të parëve tanë të drejtë, por kjo është një risi dhe imitim i jobesimtarëve.

Kujdes: Është e ndaluar për të blerë ose shitur lule, kartolina, dhurata apo gjëra të tjera me qëllim të festimit me këtë zakon të keq.

Çdo musliman e ka për obligim që të shfrytëzojë jetën e prindërve për të fituar kënaqësinë e tyre. Ai i cili e lë pas dore dhe neglizhon respektin dhe bamirësinë ndaj prindërve gjatë jetës së tyre, pastaj pendohet tek All-llahu pas vdekjes së tyre, All-llahu i Plotfuqishëm do të pranojë pendimin e tij kurse dera e bamirësisë edhe më tej është e hapur, për të arritur atë që ka ikur nga bamirësia ndaj tyre duke bërë vepra të mira në emër të tyre.

Mirëpo bamirësia duke qenë ata të gjallë është më madhështore, më me vlerë, më e bereqetshme dhe me shpërblim më të madh, pra kujdes o ju muslimanë për t’a arritur atë.

Mars-Prill, 2014