A janë gratë kryeneçe dështake në jetë?

710

Po, ato janë dështake në lidhjet bashkëshortore, madje edhe me të afërmit! Gruaja që ka humbur bukurinë shpirtërore dhe fleksibilitetin në marrëdhëniet reciproke, është ajo që dështon më shumë në martesë.

Përse?
1—Sepse, ajo gjatë marrëdhënieve reciproke me bashkëshortin e saj do të pasojë zërin e egoizmit të brendshëm të saj me qëllim që ta mund atë. Në të vërtet, ajo dështon përpara kryeneçësisë së bashkëshortit të saj dhe të atyre që e rrethojnë atë. Burrat në përgjithësi tregohen shumë kryeneçë përpara bashkëshorteve apo motrës kryeneçe, ndërkohë që sillen butë përpara gruas së nënshtruar.
2—Gruaja kryeneçe dhe mendjelehtë është ajo që mendon, se duke u treguar këmbëngulëse në mendime dhe duke i bërë ballë situatës, do të fitojë. Ajo harron se edhe nëse fiton me mendimin apo qëndrimin e saj, ajo tregon se ka triumfuar me budallallëkun e saj. Por në të vërtet, ajo ka humbur një zemër që e donte atë.
3—Shumë urtësi dhe tregime e lavdërojnë gruan e butë, të dashur dhe komunikuese, madje edhe i Dërguari i Allahut dhe shokët pas tij e kanë lavdëruar. Është grua, ajo e cila kur e afron burrin e saj me butësi e urtësi, ai do ta dashurojë atë dhe do të kapet pas saj.
4—Gruaja e cila tregohet fleksibel në momente e situata të vështira, është ajo grua e cila me mençurinë dhe inteligjencën e saj bëhet gur themeli për një familje të qëndrueshme. Kurse ajo grua që rri si një dru i thatë, është ajo shkaktare që marrëdhëniet të thyhen e të mos rregullohen.
5—Gruaja kryeneçe këmbëngulëse në mendimin e saj, që beson në parimin se “Unë fitoj e ti humbet”, në realitet, shkatërron veten e saj përpara se të shkatërrojë tjetrin; jeton një jetë komplet të hidhur të cilën e shijon në të dy botët.
6—Prej eksperiencave të mia gjatë konsulencave bashkëshortore, kam parë se ato gra që tregohen kryeneçe, gjendja e tyre ka përfunduar me divorc dhe jeta e tyre familjare dhe shoqërore ka dështuar.
7—Një nënë arabe e këshilloi vajzën e saj në natën e martesës me një urtësi të mrekullueshme, resultative, e dëshmuar nga bashkëshorte të suksesshme: “Bëhu për të e përulur, që të sillet me ty si një rob që nuk të ndahet kurrë!”
Burrat janë të mirë e bujarë, vetëm se gruaja budallaqe dhe kryeneçe i transformon ata në armiq.

Emine El-Harbij, Këshilltare e çështjeve sociale
Në shqip: Altin Shehu

Revista “Familja”, mars 2017