Pse kripë himalajesh dhe jo kripë të jodizuar?

57

Nga Irma Bardhoshi

A keni dёgjuar mё parё rreth kripës sё mrekullueshme tё kristalizuar tё Himalajeve, e cila është një produkt nga malet Himalaje? Quhet ndryshe kripa rozë dhe është e dobishme, sepse ofron vlera tё mёdha ushqyese si dhe lëndë të mrekullueshme që mund t’i shtohen ushqimeve tuaja. Kripa rozё është një alternativë unike për tryezën tuaj.

Origjina

Së pari, cila ёshtё arsyeja që e bën kripёn e kristalizuar tё himalajeve tё mrekullueshme? Më shumë se 200 milionë vjet më parë, shtretër tё kristalizuar tё detit përreth ishin të mbuluar në llavë. Të mbrojtur dhe mbajtur në këtë mjedis natyror dhe tё rrethuar nga bora dhe akulli për shekuj me rradhё bёjnё qё lёnda e tyre bazё, kripa himalaje të jetё e mbrojtur nga ndotja. Kjo kripë, e cila e ka zanafillёn nga Himalajet, është ndёr mё tё mirat që ju mund të zbuloni.

Kripa himalaje mblidhet nga minierat me dorë sipas traditës milionavjeçare, pa përdorimin e asnjë pajisjeje mekanike. Pasi mblidhet me dorë, ajo shtypet, pastrohet dhe lihet të thahet në diell.

Kjo kripë e ka origjinën nga Azia, konkretisht në Kinë, Nepal, Mianmar, Pakistan, Butan, Afganistan dhe Indi.

Energji dhe minerale

Kripa e Himalajeve ka gjurmë të elementeve dhe mineraleve që janë tё disponueshme në qeniet njerëzore. Ky fakt është shumë i rëndësishёm. Disa prej këtyre mineraleve janë natriumi, i cili zakonisht shërben si kripë, magnezi, klorid sodiumi, kalcium, si dhe squfur.

Ndёrsa konsumoni kripёn e zakonshme ju minimizoni pёrmbajtjen e natriumit. Arsyeja për këtë është se kripërat e tilla janë më pak të pёrpunuara dhe janë nё sasi më të mëdha. Kjo do të thotë se ato përmbajnë më pak natrium. Njё fakt tё rëndësishëm që ju duhet të mësoni në lidhje me kripёn himalaje është se ajo nё dallim nga kripa e zakonshme, ruan energjinё nё trupin e njeriut për shkak të strukturës së saj qelizore. Mineralet e disponueshme në këtë kripë mund të gjenden në formën e natyres koloidale.

Cilat janë përfitimet kryesore?

Përfitime të mëdha mund të rrjedhin nga konsumimi i kësaj kripe:

  • Ndihmon në amortizimin e enëve të gjakut të njeriut
  • Siguron mushkëri të shëndetshme
  • Rregullon funksionet e frymëmarrjes
  • Redukton shenjat e plakjes
  • Ndihmon pёr njё gjumё tё shёndetshёm
  • Rrit libido-n
  • Parandalon problemet me muskujt
  • Forcon kockat
  • Ul tensionin e gjakut
  • Përmirëson qarkullimin e gjakut
  • Ç’toksifikon metalet e rënda tё trupit.

Ndryshimi mes kripёs së himalajeve dhe kripёrave tё tjera

Kripa e detit

Kripë e detit është më e mirë se kripë e bardhё. Megjithatë, kohёt e fundit, ajo po bëhet problem për shkak të mbi përpunimit tё saj dhe nga fakti se oqeanet po ndoten çdo vit. Derdhjet e mёdha të naftës ndotin detin çdo ditё e mё shumё. Kripa rozё është më e mirë për shkak të kushteve higjenike në të cilat ajo ruhet. Ajo konsiderohet si kripa mё e pastër nё ditёt e sotme.

Kripa e bardhё

Kripa e bardhё ёshtё e varfёr nё minerale, përveç klorurit dhe natriumit. Për më tepër, për shkak tё ekspozimit tё saj me ngrohjen ekstreme, ajo është e ç’ngjyrosur, pastruar dhe e pakёt nga vlerat ushqyese, duke e bërë atё të rrezikshme dhe të vështirë për konsum. Kjo është ndoshta arsyeja pse kripërat aktualisht nё treg kanë fituar një emër famëkeq. Nuk është mirë që kripërat të paraqesin probleme shëndetësore për pёrdoruesit e saj. Kripërat e pёrpunuara nuk janë të mira për shëndetin e njeriut. Njerëzit të cilët konsumojnë ushqime të përpunuara marrin sasi mё të mëdha nga sa ёshtё e nevojshme. Shqetësimi ynë nuk duhet të jetë vetëm nё lidhje me sasinё e kripёs qё marrim por cilёsinё e saj, konsumimin e njё kripe natyrale.

Ju mund të zbuloni më shumë në lidhje me këtë mrekulli të kripёs sё kristalizuar tё himalajeve dhe ta bëni pjesë të kuzhinës suaj!

Revista Familja, shkurt